Author: gazetar_1
Për herë të parë, konsumi global i naftës kaloi 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, sipas Rishikimit Statistikor të Energjisë Botërore për vitin e kaluar të publikuar nga Instituti i Energjisë. Rishikimi vjetor ofron një pamje të plotë të ofertës dhe kërkesës për burimet kryesore të energjisë në nivel vendi. Kërkesa për benzinë, naftë dhe vajguri është rikthyer ose tejkaluar në nivelet e para vitit 2019, megjithëse ka ndryshime në rajone të ndryshme. Konsumi global i benzinës ka tejkaluar paksa nivelet e para-COVID-it në 25 milionë fuçi në ditë, ndërsa vajguri, pavarësisht rritjes së fortë prej 17.5% në…
Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë. Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte. Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë…
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin për fushat e programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar duke hequr kufizimin e notës mesatare 8.5 për të marr bursë sa paga minimale çdo muaj, në vitin e parë të studimit. Teksa pas tij, përfitimi do të jetë mbi bazën e arritjeve akademike. Studentët që ruajnë notën mesatare mbi 8.00, përfitojnë 100% të masës së pagës minimale; me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% të 40 mijë lekëve; ndërsa poshtë këtij vlerësimi, studentët do të marrin 30% të pagës minimale, pra vlerën 12 mijë lekë. Me këtë metodologji,…
Të dhënat e INSTAT për tregun e punës tregojnë se kemi një rënie të personave të vetëpunësuar krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2023 numërohen 393,603 persona të vetëpunësuar, nga rreth 408 mijë në vitin 2022. Për grupmoshën 15 vjeç e lart, 49.0% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 29.7% janë të vetë-punësuar dhe 21.3% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Nëse shikojmë tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1.4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po shton dhe ashpërson raportimet që duhet të bëjnë shoqëritë administruese të fondeve të pensionit privat lidhur me pasqyrat e tyre financiare. Së shpejti, pritet të zbatohet një rregullore e re nga këto shoqëri. AMF ka nxjerrë për konsultim publik një projektrregullore e cila ka për synim të përcaktojë rregullat lidhur me formën, përmbajtjen dhe afatet kohore të raportimit të pasqyrave financiare dhe raporteve të tjera të shoqërisë administruese, fondit të pensionit privat dhe depozitarit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Këto shoqëri do të informojnë më tepër Autoritetin dhe përdoruesit e tjerë të jashtëm në lidhje…
Ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme kërkojnë miratimin nga Parlamenti të nismës së rivlerësimit të pronave me tatim 3%, gjë që sipas tyre ka sjellë jo pak ngërç në tregun imobiliar. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurisë së Paluajtshme të Shqipërise, vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia për të ardhmen ka sjellë efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut. Me zvarritjen e trajtimit të këtij propozimi, thellohet hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij. Më tej shoqata thekson se mbështetur në të…
Nga regjistrimi i fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare, këtë të premte janë publikuar të dhënat preliminare. Sipas këtyre të dhënave në Kosovë janë 1 milionë e 586 mijë e 659 (1,586,659) banorë. Në nëntë komuna ka pasur rritje të numrit të popullsisë e në 29 të tjera, ulje të numrit të banorëve. Komunat që janë rritur më shumë janë Fushë Kosova, Parteshi, Gracanica, Kllokoti, Prishtina, Obiliqi, Mamusha, Ferizaj. Shtim natyror të popullsisë për 203,294 banorë. Rritje e moshës mesatare të popullsisë për 4.85 vjet. Mosha mesatare 34.82 vjet. Dominon popullsia e grupmoshave 20-24 vjeç. Dominon popullsia 16-64 vjeç, rënie…
Danimarka është gati të prezantojë taksën e parë të karbonit në botë, e aplikuar drejtpërdrejt në bujqësi dhe blegtori, përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të emetimeve të karbonit të vendit. Deri në fund të vitit, në fakt, parlamenti i Kopenhagës pritet të miratojë masën e re e cila do të vendosë një taksë për fermerët me 672 korona daneze, rreth 100 euro për secilën lopë. Taksa e re duhet të hyjë në fuqi në vitin 2030 dhe të rritet në 220 euro për kafshë pas pesë vitesh. Nisma duket të jetë një reagim i ri i gjelbër pas protestave…
Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anke Weber. Takimi u zhvillua në përmbyllje të vizitës së Misionit të FMN-së në Shqipëri. Ministri Mete dhe shefja e Misionit të FMN-së biseduan në lidhje me ecurinë e ekonomisë dhe treguesit kryesorë makroekonomikë, duke vlerësuar se përgjithësisht situata makrofiskale në vend paraqitet e qëndrueshme dhe pritshmëritë për rritjen e mëtejshme ekonomike janë pozitive. Në veçanti Ministri Mete përmendi zhvillimet më të fundit ekonomike në Shqipëri, ku rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 u vlerësua 3.63%, ndërsa…
Banka e Shqipërisë ka publikuar ashtu siç bën çdo 6 muaj, duke nisur nga viti 2022, normat maksimale të interesit për kreditë konsumatore. Vihet re në tërësi një rënie e normave të interesit në pjesën më të madhe të linjave të kredive konsumatore. Kështu, në linjën më të aplikuar të kredive konsumatarore, sidomos nga institucionet financiare jobanka, atë për shumat deri në 200 mijë lekë, ka një zbritje të mëtejshme, duke arritur në 95.19%, nga 100% që ishte në 6-mujorin e parë të këtij viti. Bazuar në vlerësimet dhe kalkulimet, duhet theksuar se NEI, ose norma efektive e interesit, përfshin…
