Author: gazetar_1
Bizneset që si objekt aktiviteti kanë të përfshirë një nga fushat e veprimtarisë që kërkon leje apo licencë, duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania. Në kuadër të reformës së digjitalizimit të shërbimeve, QKB njofton subjektet se tashmë me një procedurë të thjeshtë subjektet që kërkojnë pajisjen me leje, licencë apo autorizim, aplikojnë në portalin e-Albania në seksionin: “Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Lista përmban 88 lloje licencash, për të cilat mund të aplikojnë subjektet. Ky detyrim është për 88 aktivitete, nga ato të sigurimit; prodhim, përpunimit dhe shpërndarjes, shërbimeve laboratorike; Kabinete mjekësore; Shërbime stomatologjike; Qendër…
Metalet e çmuara si ari dhe argjendi panë një rimëkëmbje në korrik, mes shpresave në rritje që bankat kryesore qendrore, veçanërisht Rezerva Federale e SHBA (Fed), të fillojnë së shpejti një ulje të normës. Kontratat e së ardhmes së arit që skadonin më 24 gusht në Comex, u rritën afërsisht 3.4%, ose 78 dollarë për ons (72 €), që nga niveli i ulët më 28 qershor. Çmimi i kontratës së së ardhmes së argjendit, që skadon më 24 shtator, u rrit me 8% gjatë të njëjtit hark kohor. Tani ari është afërsisht 3.6% larg nga niveli i tij i lartë…
Me vendim të Këshillit të Ministrave të drejtat e autorit do të regjistrohen online. Më poshtë do të lexoni hapat që duhet të ndiqen: Regjistrimi i së drejtës së autorit është vullnetar dhe u referohet vetëm të drejtave të autorit ndërsa kryhet nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit. Aplikimi për regjistrimin e së drejtës së autorit do të kryhet online në e-Albania në shërbimin elektronik “Regjistrimi i së drejtës së autorit”. Por, aplikimin e kryen vetëm autori i veprës, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi i autorizuar prej autorit apo bashkëautorit ose agjencia e administrimit kolektiv. Por cfarë dokumentesh duhen për të…
Gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në SHBA është nënshkruar Letra e Qëllimit për Sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII pan-Evropian. Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euroatlantike. Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Evropian. Në thelb ky dokument i firmosur u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga…
Edhe pse fundi i qershorit ishte lënë si afat ligjor për zbatimin e Open Banking, Bankingut të Hapur, në fakt implementimi i tij nuk ka nisur ende. Sipas përfaqësuesve të bizneseve që operojnë në sektorin financiar, shkak është bërë mospajisje ende me certifikatat përkatëse të sigurisë nga AKSHI. Për të shtyrë përpara procesin, përfaqësuesit e institucioneve Fintech, zhvilluan një takim me Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Protokollet e bankingut të hapur rrisin transparencën financiare, duke i lejuar konsumatorët të menaxhojnë llogaritë e tyre nga banka të ndryshme në një vend të vetëm. Në thelb,…
Konsumimi i alkoolit është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe zakoneve tona sociale, por ka rreziqe të mëdha për shëndetin tonë nëse nuk ushtrojmë moderim. konsumimi i alkoolit është një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe zakoneve tona sociale, por ka rreziqe të mëdha për shëndetin tonë nëse nuk ushtrojmë moderim. 1. Cili është konsumi i moderuar i alkoolit? Sipas rekomandimeve të shëndetit publik, konsumi i moderuar i alkoolit përfshin jo më shumë se 14 njësi alkool në javë për meshkuj dhe 7 njësi për femrat. 2. Efektet e ndryshme të pirjes së tepërt të alkoolit: – Shëndeti i…
Investimet e huaja po vijojnë të shtohen në vendin tonë vit pas viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë, të gjeneruara nga Banka e Shqipërisë, Investimet e Huaja Direkte kanë arritur një nivel rekord në tremujorin e parë të vitit, me një fluks hyrës prej 354 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e tyre fiksohej pranë 307 milionë eurove. Referuar vendit të origjinës nga vijnë këto investime, duket se kryeson Turqia me 19.5% të fluksit total, ndjekur nga Italia me 11.6% dhe më pas renditet Austria 9.6%, ndjekur nga Holanda, Kosova…
Dhoma e Ulët e parlamentit italian i dha dritën jeshile përfundimtare projektligjit të iniciuar nga qeveria – të firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë – që përmban ndryshime në Kodin Penal, mes të cilave ndër dispozitat më të rëndësishme është shfuqizimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës. “Votat po janë pothuajse sa dyfishi i atyre jo të favorshme”, komentoi kreu i saj pas votimit. “Rregulli i shpërdorimit të detyrës ka dështuar plotësisht në misionin e tij”, ishte komenti i kryetarit i Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio i partisë Fratelli d’Italia në shpjegimin e bërë votës…
Kreditë me probleme në sistemin bankar paraqiten në shifra të qëndrueshme. Siç raporton Banka e Shqipërisë, në muajin maj, kreditë e pashlyera brenda afatave shënuan një zbritje të lehtë, pasi ishin rritur lehtë në prill, një sinjal i normalizimit të situatës. Rritja e aftësisë paguese për kreditorët ndaj bankave mund të ketë ardhur edhe si pasojë e uljes së ndjeshme të inflacionit. Konkretisht, treguesi i kredive me probleme në muajin e pestë të vitit arriti në 4.81%, me një ulje të mëtejshme nga shifra 5.23% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përgjithësi, edhe…
Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar po koordinojnë të gjitha masat në zbatimin e legjislacionit rrugor në hyrje dhe dalje të tunelit të Llogorasë. Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektuan në tunelin e Llogorasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. “Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut”, tha Qato. Drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel qytetarëve që…
