Author: gazetar_1
Ka disa ushqime kundër plakjes. Dhe konsumimi i tyre me një frekuencë të caktuar në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është një strategji e shkëlqyer për të luftuar të gjitha ato procese që favorizojnë, për shembull, stresin oksidativ dhe prodhimin e radikaleve të lira dhe parandalojnë sëmundjet dhe çrregullimet e llojeve të ndryshme, rreziku i të cilave rritet gjithnjë e më shumë. Që të plakeni mirë dhe ta bëni këtë në mënyrë të shëndetshme, duhet të hani mirë. Miratimi i një diete të ekuilibruar që përfshin ushqime të pasura me lëndë ushqyese, si frutat, perimet, drithërat, proteinat pa…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka njoftuar hapjen e aplikimeve për mbështetje përmes programeve të vetëpunësimit. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se afati i aplikimit është deri më 18 korrik. Ai ftoi çdo punëkërkues me një ide biznesi të aplikojë pasi mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në vlerën 500 mijë lekë. Punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar. Së bashku, zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit. Planet me të mira financohen deri në vlerën 500.000 lekë”, u shpreh ministri Gonxhja. Programi i vetëpunësimit ka si qëllim…
Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius. “Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta. Ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit u regjistrua 40 gradë Celcius. Për…
Të dhënat e INSTAT për vitin 2023 tregojnë se sasia e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8%, krahasuar me 2022. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6 %, krahasuar me vitin 2022, sasia e qumështit të deles regjistrohet në 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 % dhe qumështi i dhisë është grumbulluar në rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin 2022. Kjo rënie duket se ka ardhur për shkak të…
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 3.71 % në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Nxitja e konsumit u diktua dhe nga politikat e qeverisë, përmes paket[s së rritjes së pagave për administratën publike. INSTAT publikoi raportin për Produktin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të këtij viti. Edhe konsumi final i qeverisë pësoi rritje me 3.45 %. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks referuar ndryshe investimet pësoi rritje me 7.67 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rënie…
Nuk duket se ka shumë lëvizje në tregun e këmbimit valutor as këtë të mërkurë. Valutat kryesore paraqiten me luhatje minimale kundrejt Lekut, ndërkohë që as kursi i këmbimit të Euros nuk ka lëvizur. Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 100.6 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e djeshme. Franga ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë. Referuar tregut…
21.286 persona humbën jetën gjatë vitit 2023, raporton INSTAT. Kjo shifër është 11.3% më pak sesa në vitin 2022. Shkaqet natyrore mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vend, me 96.6%. Megjithëse numri i vdekjeve ka patur një trend rënës, kjo edhe për shkak të zbehjes së mëtejshme të efekteve të pandemisë së COVID-19, që rriti ndjeshëm vdekjet në vitet 2020, 2021 dhe për pasojë edhe në vitin 2022, alarmant duket se është një tjetër tregues. Grupsëmundja “Tumoret” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 15,7 % të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin…
Vlerësohet se shkaktarët kryesorë të ndotjes në vend janë banorët, por përsëri një peshë të konsiderueshme zënë edhe bizneset. Shifra më e fundit e disponueshme nga INSTAT që i përket vitit 2022, tregon se 8,2% e mbetjeve totale të gjeneruara rezultojnë të pamenaxhuara. Përgjatë këtij viti u riciklua vetëm 18,9% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjitike rreth 4,4% e sasisë gjithsej të mbetjeve. Së fundmi në parliament u miratuan ndryshimet në 4 ligje, duke rritur masat administrative me rreth 30% për ndotësit e mjedisit. Ndryshimet ligjore prekin që nga…
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Komisionit Evropian, organizoi sot në Tiranë Konferencën e dytë të Nivelit të Lartë me temë “Sfidat e sigurisë kibernetike dhe mundësitë në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca kishte në përmbajtje diskutime mbi infrastrukturën, duke prezantuar zgjidhje praktike, parë nga perspektiva e sektorit privat dhe publik, duke eksploruar se si teknologjitë në zhvillim mund të rrisin sigurinë e infrastrukturës kritike. “Vitin e kaluar, ne filluam një dialog të nivelit të lartë për sigurinë kibernetike dhe që atëherë kemi parë përparim të rëndësishëm. Të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë përparësi aftësive digjitale në…
Kreditë me probleme në institucionet financiare jobanka shënuan një rritje të lehtë vitin e kaluar. Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, në Raportin e Mbikëqyrjes, raporti i kredive me probleme u rrit në 13.9%, nga 13.2% që ishte në vitin 2022. Përgjithësisht, kreditë me probleme në institucionet financiare jobanka ka qënë më i lartë sesa në sistemin bankar, kjo edhe për shkakt të riskut më të lartë që këtu institucioneve kanë përsa i përket kredidhënës, që më tej sjell ndikime edhe në normat e interesit. Në raport, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e kredive me probleme me…
