Vlerësohet se shkaktarët kryesorë të ndotjes në vend janë banorët, por përsëri një peshë të konsiderueshme zënë edhe bizneset.
Shifra më e fundit e disponueshme nga INSTAT që i përket vitit 2022, tregon se 8,2% e mbetjeve totale të gjeneruara rezultojnë të pamenaxhuara. Përgjatë këtij viti u riciklua vetëm 18,9% e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjitike rreth 4,4% e sasisë gjithsej të mbetjeve.
Së fundmi në parliament u miratuan ndryshimet në 4 ligje, duke rritur masat administrative me rreth 30% për ndotësit e mjedisit.
Ndryshimet ligjore prekin që nga individët e deri tek kompanitë e mëdha industrial, të cilat janë të detyruara të investojnë në masat e duhura për të mbrojtur mjedisin dhe cilësinë e ajrit.
Penalizimet prekin subjektet që janë të pajisur me leje mjedisi e që kanë një sërë detyrimesh në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, për shkak të aktivitetit që ata ushtrojnë.
Qeveria pret uljen me 40% e nivelit të ndotjes në zonat urbane, brenda vitit 2024 nga aplikimi i gjobave më të larta për shkelësit.

