Author: gazetar_1

Rritja e temperaturave, përveç problemeve të mundshme shëndetësore, sjell edhe shqetësime të tjera për shkak të rritjes së numrit të insekteve. Në këtë mënyrë, Bashkia Tirana, ka nisur procesin e dezinsektimit në lagjet e kryeqytetit. Sipas njoftimit, ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim. Ekipet e Bashkisë e kryejnë procesin në orët e para të mëngjesit, si për të mos krijuar shqetësime te banorët, ashtu edhe për shkak të temperaturave disi më të ulëta. Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm…

Read More

Ekonomia e vendit u rrit me 3.63% në tre-mujorin e parë të vitit, njoftoi INSTAT, e udhëhequr kryesisht nga zgjerimi i mëtejshëm i sektorit të ndërtimit, që kishte edhe rritjen më të madhe, ndjekur nga administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, si edhe tregtia dhe shërbimet, për shkak të aktivitetit në rritje të turizmit. Vijon situata jo e mirë për industrinë dhe bujqësinë, të cilët kanë dhënë sërish kontribut negative në rritjen ekonomike, me rënie respektivisht prej 1 dhe 1.7%. Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63 %…

Read More

Pagat mesatare në Europë ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Historikisht, vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore kanë të ardhurat mesatare neto më të larta, ndërsa vendet e Europës Lindore dhe Jugore raportojnë shifra disa herë më të ulëta. Të ardhurat mesatare vjetore neto llogariten duke zbritur tatimet mbi të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore nga të ardhurat vjetore bruto dhe më pas duke shtuar shtesat familjare. Situata të ndryshme familjare, si të qenit beqar apo i martuar dhe numri i fëmijëve në ngarkim, ndikojnë në fitimet neto. Zvicra kryeson listën me një fitim mesatar vjetor prej 85,582 €,…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës. Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara. “Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj…

Read More

Mbretëria e Bashkuar po kërkon të përdorë ide të reja këshillash se si të ndalohet pirja e duhanit. Në paketimet e cigareve imazhet grafike që paralajmërojnë sëmundje janë bërë të zakonshme ndaj Britania kërkon të përdorë inserte me mesazhe këshillash. Është pjesë e një goditjeje të vazhdueshme kundër pirjes së duhanit në Mbretërinë e Bashkuar, pas njoftimit në maj të një shtrëngimi ndaj cigareve elektronike që shiten ose u shpërndahen njerëzve nën moshën 18 vjeç. Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar (DHSC) njoftoi fillimin e një konsultimi mbi planet për të përfshirë futje për një sërë…

Read More

Në piskun e ditëve të nxehta të verës, jetesa pa kondicioner është sfiduese dhe shumë e parehatshme. Të themi të drejtën, pa kondicioner në verë është e pamundur të jetosh, megjithatë ka njerëz që për arsye të ndryshme nuk e instalojnë dot atë në shtëpi. Ekspertët japin disa këshilla për mënyrat më të lehta për të përballuar vapën në mungesë të kondicionerit. Shfrytëzoni Freskuesen Ju mund të shfrytëzoni freskuesen për të freskuar shtëpinë dhe veten. Para freskueses mund të vendosni shishe me ujë të akullt ose edhe akull ose një peshqir të lagur me ujë të ftohtë sipër saj. Një taktiktë…

Read More

Prej ditësh dhjetëra qytetar të zonave të ndryshme të Bulqizës janë paraqitur në urgjencën e spitalit bashkiak për të marrë ndihmë mjekësore. Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si diarre, dhimbje barku, të vjella e temperaturë. Fillimisht kjo u dyshua të ishte një kontaminim i ujit të pijshëm por për shkak të shpërndarjes gjeografike të rasteve, mjekët e kanë përjashtuar si opsion. Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, thotë se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit…

Read More

Importi i qumështit dhe mishit po shihet si alternativë për shkak të rënies të prodhimit vendas. Në kushtet e një bumi turistik që po përjeton vendi, ky prodhim duket se nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e shtuar. Statistikat e blegtorisë të publikuara nga INSTAT për vitin 2023, nxjerrin në pah një rënie të ndjeshme të prodhimit të qumështit në Shqipëri, i cili nga 1 milionë tonë në 2021,ka zbritur në 970 mijë ton në 2022 dhe më pas në 900 mijë ton në 2023. Struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 84,99%, qumësht dhie 7,85% dhe…

Read More

Rritja e fundit e pagave në sektorin publik pritet ta çojë edhe zyrtarisht, në të dhënat më të afërta të INSTAT, pagën mesatare në shtet në mbi 1 mijë euro. Por ndërkohë sa i përket punësimit, sidomos rritja e sektorit të turizmit, ka sjellë një fenomen interesant sa i përket pagave. Në këtë mënyrë, edhe për shkak të kërkesës së lartë për të punësuar në sektorin e shërbimeve, rezulton që ata që në zhargonin e përditshëm konsiderohet edhe si “krah pune”, të paguhen edhe më shumë sesa punonjësit e zyrave. Kështu, kërkesat në rritje për banakierë, kamarierë, kuzhinierë apo baristë…

Read More

Është arrestuar nga shërbimet e policisë biznesmeni Gazmend Haxhia, menjëherë sapo është kthyer në Shqipëri. Ndaj tij ishte dhënë masë sigurie “arrest me burg”, në lidhje me hetimet për abuzimet me fondet europiane, në të njëjtën çështje ku po gjykohet edhe ish-ministri Ilir Beqja. Biznesmeni Gazmend Haxhia akuzohet si i përfshirë në skemën e faturimeve fiktive, nëpërmjet shoqërisë së tij “Landways International”. “Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga…

Read More