Author: gazetar_1
Kisha Katolike nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur shqetësimin për rezultatet e Censit2023 dhe efektet që rënia e numrit të popullsisë do të ketë te komuniteti. Sipas rezultateve të Censit numri i besimtarëve katolikë në Shqipëri krahasuar me matjen e popullsisë kryer në vitin 2011, ka rënë nga 10% në 8.4%. Kisha Katolike nënvizon se tkurrja e besimtarëve është një fenomen për të cilin janë në dijeni, pasi lidhet me emigrimin masiv kryesisht nga zonat e Veriut të vendit. “Për sa i përket numrit të katolikëve, mund të themi se ne nuk kemi elemente në dorë për të gjykuar…
Në 2023, rezultojnë 870 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke u rritur me 20.7% krahasuar me vitin 2022. Numri i personave që kanë lënë shtetësinë ka patur një tendencë në rritje, duke arritur rekord në vitin 2023, nëse analizojmë shtatë vitet e fundit. Të dhënat janë raportuar nga Drejtoria e Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. Në vitin që lamë pas rezultojnë 1,382 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rënie me 9.5%, krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë, po të rikujtojmë shifrat e vitit 2022, paraqitej një rritje e personave…
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur nisjen e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe për gjimnazet. Gjithçka do të realizohet përmes “e-Albania”, për të shmangur vendosjen e nxënësve larg zonave të banuara. Nga kjo e hënë ka nisur regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë dhe në atë të dhjetë. Në deklaratën për mediet bëhet e ditur se gjithçka do të zhvillohet online në “e-Albania” prej prindërve ose nga kujdestari i nxënësit. Për këtë proces afati maksimal është lënë data 31 gusht, një periudhë e konsideruar e mjaftueshme. Procedurat do të jenë të hapura si për të…
Në fund të qershorit, ARRSH hapi në bllok të paktën 12 procedura tenderash për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare. Por me sa duket, operatorët kanë patur rezerva për procedurat dhe kanë ankimuar pjesën më të madhe të tyre. Në këtë mënyrë, 8 lote të mirëmbajtjes bazuar në performancën, që prekin kryesisht rajonin Qëndër Lindje Korçë, me një fond limit prej 12 milionë euro, janë ankimuar. Komisioni i Prokurimeve Publike njofton se pretendime nga operatorët ekonomikë janë ngritur për: Loti 1: Mirëmbajtje me performancë: Librazhd – Fushe Studë – Borovë – Sebisht (35.5) + Urake – Golik, (8.6). L= 44.1 km Loti…
Java ka nisur me trafik të rënduar në autostradën e re Thumanë-Kashar. Radha e automjeteve sipas raportimeve nga terreni i kalon 10 kilometrat, pasi fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk. Raportohet se shkak është aplikimi i pagesës së kësaj autostrade, pasi sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme. Autostrada e re, me një gjatësi prej rreth 20 kilometra u hap për qarkullim përpara një jave. Kalimi bëhet kundrejt pagesës prej 2.1 euro.
80 qytetarë të Bulqizës janë paraqitur të dielën në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ende nuk është përcaktuar shkaku i helmimit, pasi rastet e paraqitura në spital vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje apo fshat specifik. Për të zbardhur këtë ngjarje, janë marrë analizat e ujit të pijshëm nga Njësia e kujdesit shëndetësor NJVKSH Bulqize se bashku me drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve Dibër në 7 (shtatë) pika në disa zona të qytetit. Personat e helmuar që kanë marrë mjekim në Spitalin e Bulqizës deklarojnë se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje…
Në Francë më 8 korrik pritet të nisin negociatat për formimin e Qeverisë së re, teksa vendi po përballet me një Parlament “të varur”, pas rritjes së papritur të bllokut të krahut të majtë në zgjedhjet e së dielës, që bllokoi përpjekjen e ekstremit të djathtë të vijë në pushtet. Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë doli fuqia dominuese në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të së dielës, por asnjë grup nuk ka fituar vetëm shumicën dhe ka mundësi që ky front të formojë një qeveri të pakicës apo të synojë ndërtimin e një koalicioni më të gjerë. Rezultatet…
Java e re duket se nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në kursin e këmbimit valutor. Sot, më 8 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot blihet me 99.7 lekë, ndërsa në shitje me 100.5 lekë. Monedha europiane qëndron prej javësh tashmë në këtë vlerë. Paundi britanik sot blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.3 lekë, në shitje me 103.2 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67.2 lekë dhe në shitje me 68.2 lekë.
Vendet e BE-së do të paguajnë shumë më tepër për energjinë elektrike sesa SHBA-ja dhe Kina për shumë vite madje dhe bizneset europiane do të jenë në mënyrë të pashmangshme në disavantazh ndaj konkurentëve të tyre. Dhe arsyeja është kërkesa gjithnjë në rritje, por edhe dobësitë e Kontinentit të Vjetër. Ky është përfundimi i një raporti të hartuar nga shoqata europiane e biznesit ‘BusinessEurope’. Në këtë raport, theksohet se kostoja e prodhimit të energjisë do të jetë të paktën 50% më e shtrenjtë në BE krahasuar me dy ekonomitë e tjera të mëdha deri në vitin 2050. Anëtarë të kësaj…
Ekonomia e Rusisë është përmirësuar duke u konsoliduar si një vend me të ardhura të larta, i cili duket se po sfidon sanksionet perëndimore dhe po merr një nxitje të fortë nga aktiviteti ushtarak. Kjo u konfirmua nga Banka Botërore, duke theksuar se PBB-ja e Rusisë u rrit me 3.6% në vitin 2023, ndërkohë që si tregtia ashtu edhe sektori financiar po rimëkëmben. Në veçanti, siç raportohet nga Banka Botërore, e cila e përmirësoi Rusinë nga një vend me të ardhura të mesme të larta në një vend me të ardhura të larta, ‘aktiviteti ekonomik u përmirësua nga një rritje…
