Author: gazetar_1
Ekonomia e Rusisë është përmirësuar duke u konsoliduar si një vend me të ardhura të larta, i cili duket se po sfidon sanksionet perëndimore dhe po merr një nxitje të fortë nga aktiviteti ushtarak. Kjo u konfirmua nga Banka Botërore, duke theksuar se PBB-ja e Rusisë u rrit me 3.6% në vitin 2023, ndërkohë që si tregtia ashtu edhe sektori financiar po rimëkëmben. Në veçanti, siç raportohet nga Banka Botërore, e cila e përmirësoi Rusinë nga një vend me të ardhura të mesme të larta në një vend me të ardhura të larta, ‘aktiviteti ekonomik u përmirësua nga një rritje…
Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit ka miratuar 44 vendime në lidhje me lejet e ndërtimit. Në to janë përcaktuar zhvillimet e ardhshme në fushat e infrastrukturës rrugore dhe sektorin e ndërtimit. Sipas listës, KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për Portin e ri në Porto Romano i cili është në fazë fillestare ndërsa subjekt zhvillues është Autoriteti Portual Durrës. Një object tjetër me rëndësi që gjendet në Durrës është edhe leja e ndërtimit të kompleksit të Akademisë së Futbollit. Në listën e 44 projekteve të miratuara janë edhe disa investime të tjera publike përfshirë nënstacione për eënergjinë…
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh, ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022. Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 177.2 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 6.3%. Pesha e kredisë për shtëpi ndaj totalit të huasë së dhënë në vend është rritur me shpejtësi, nga 19% në fund…
Njëherë e një kohë, falsifikatorët ishin ‘artistë’ të vërtetë të krimit: të duhej një shtypshkronjë dhe dikush që mund ta përdorte atë. Tani Kartëmonedhat e falsifikuara shiten përmes rrjeteve sociale apo platforma të ndrsyhme. Kështu në grupe të ndryshme të Telegram reklamohet shitjen e kartëmonedhave false. Mjaftojnë 500 euro për të blerë 7 mijë, por nëse do të investoheshin 2 mijë euro premtohen kartëmonedha me vlerë 35 mijë, dhe me investimin 5 mijë mund të ofrohen 50 mijë. Por të gjitha janë kartëmonedha të falsifikuara. Edhe për kartat e klonuara, gjithçka që duhet të bëni është të pyesni: ato janë…
Në kulmin e sezonit Gjirokastra dhe Saranda popullohen nga turistë italianë dhe britanikë – të cilët tërhiqen nga stili i jetesës relativisht i lirë, ujërat e kristalta dhe moti i nxehtë mesdhetar, shkruan Keith Austin në një artikull të botuar në të përditshmen australiane “The Sydney Morning Herald”. Ismail Kadare, i cili vdiq këtë javë në moshën 88-vjeçare, mund të jetë shkrimtari më i famshëm për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë jashtë botës letrare. Ai shkroi 80 romane, drama, skenarë, poezi, ese dhe përmbledhje tregimesh dhe veprat e tij janë botuar në 45 gjuhë. Në vitin 2005 ai…
Nga 6 korriku të gjithë emigrantët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me vendin tonë. Në fletoren zyrtare është publikuar marrëveshja me shtetin Italian dhe klauzolat përkatëse. Kështu, të gjithë shqiptarët që jetojnë në itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë. Ndërsa në Shqipëri zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për…
Punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisën më 15 nëntor të vitit 2021, pas garës tenderuese të zhvilluar që u fitua nga një konsorcium turk i përbërë nga 2 kompani. Kontrata për ndërtimin e kësaj vepre ka një kohëzgjatje prej 36 muaj, çka përkon edhe me përfundimin e të gjitha punimeve, që nuk janë kryer aktualisht. Konsorciumi turk u shpall fitues me ofertën prej 17,036,526,000 lekëve, pa TVSH. Së bashku me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kosto për ndërtimin e tunelit të Llogarasë shkon në rreth 20 mld lekë dhe që është një investim i buxhetit të shtetit. Sipas…
Teksa udhëtarët përshkuan sot tunelin më të gjatë në Shqipëri, ata qëndruan të lidhur me rrjetin më cilësor dhe modern në vend, falë teknologjisë së mbulimit implementuar për herë të parë në Shqipëri. Tuneli i Llogorasë në afërsi të Vlorës pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.Tuneli i Llogorasë në afërsi të Vlorës pritet të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash. Inagurimi i hapjes së…
Për sigurinë në shkolla është parashikuar një shtim i punonjësve të sigurisë. Këta punonjës do të jenë përfitues të rritjes së pagës. Ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se një nga detyrat e tyre do të jetë koordinimi me institucionet e tjera. Në muajin shtator, viti shkollor do të nisë me masa të shtuara të policisë. Ministrja e arsimit, Ogerta manastirliu theksoi se për këtë qëllim është miratuar rritje page për këtë kategori. Ndryshimet ajo I prezantoi në takimin e zhvilluar në shkollën 9 vjeçare Hasan Vogli. “Për oficerët e sigurisë në shkolla do të kemi një rritje page mesatare rreth 13…
Shumë prej bizneseve në vendin tonë po sjellin risi përmes investimeve në inovacion. Sipas të dhënave nga INSTAT, 42,9% e ndërmarrjeve të vrojtuara në Shqipëri kanë kryer një aktivitet inovacioni. Kjo shifër është rritur me 6,3% për periudhën 2020-2022. Inovacioni rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve, ku bizneset që ushtrojnë aktivitetin e informacionit dhe komunikimit kanë rezultuar aktive në inovacion me 67,3%, ndërsa ato që ushtrojnë aktivitete financiare dhe të sigurimit me 52,7%. Nga ana tjetër, aktiviteti i inovacionit në sektorin e industrisë rezulton me 39,3% ku përkatësisht bizneset që ushtrojnë veprimtari lidhur me…
