Author: gazetar_1
Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar. Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8…
INSTAT ka publikuar shifrat e aksidenteve rrugore për 5-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave, vijon trendi rritës i numrit të aksidenteve. Kështu në janar-maj 2024 janë shënuar 626 aksidente, ose 47% më shumë se e njëjta periudha e një viti më parë. Gjithashtu ka rritje sa i përket viktimave në aksidente, ku numri i personave që kanë humbue jetën ose janë plagosur të seksit femër u rrit me 22%, ndërsa i meshkujve me 59%. Megjithatë, në raport me popullsinë, numri i viktimave që kanë humbur jetën është ulur. “Gjatë 5-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është…
Shqipëria do të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare vitin e ardhshëm, për të emetuar një eurobond në vlerën 650 milionë euro. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Në kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2025-2027 të rishikuar së fundmi është saktësuar se deri në vitin 2027, planifikohen të tërhiqen dy borxhe, njëri në vlerë 650 milionë euro dhe tjetri 540 milionë euro. Në fakt Ministria e Financave i ka reduktuar planet nga 3 në 2…
22 bashki shpallen fituese në projektin e investimeve të strehimit social. Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja sipas të cilit me një vlerë financimi prej 490 milionë lekë nga buxheti i shtetit, këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin. Sipas tij, familjet që përfitojnë nga ky projekt janë: 11% familje me ndihmë ekonomike; 21.6% të moshuar pa përkrahje; 13.2% persona me aftësi të kufizuara; 10% minoritet Rom dhe Egjiptian; 2.5% familje me një prind; 2% familje me gra kryefamiljare;…
Të dhënat e importeve kanë shënuar ndyshime gjatë muajit Maj. Mes shifrave të “Institutit të Statistikave” lidhur me tregtinë, gjejmë produkte që kanë regjistruar rekord të padiskutueshëm të importit në muajin Maj të vitit 2024. Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 79 mld lekë në Maj, duke u rënë me 1.6%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5.3%, në krahasim me një muaj më parë. Por cilat janë kapitujt që shënuan rekord? Grupi “Kafe, çaj dhe erëza” ka regjistruar nivel historik të importit nëse analizojmë shifrat që nga Janari i vitit 2005. Të…
Komisioni Europian ka konfirmuar atë që dukej të ishte një përfundim i paracaktuar: tarifa të larta do të vendosen për automjetet elektrike me bateri (BEV) të prodhuara në Kinë që nga 5 korriku, një vendim i rëndësishëm që synon të ripërcaktojë marrëdhëniet me Pekinin dhe të ftojë masa hakmarrëse kundër prodhuesve europianë. Hapi, i paraparë në fillim të qershorit, është rezultat i një hetimi nëntë-mujor që zbuloi se subvencionet po pompoheshin në të gjithë zinxhirin e furnizimit të BEV-ve të prodhuara në Kinë, si nga kompanitë vendase ashtu edhe nga ato të huaja. Paratë publike u zbuluan kudo, thanë zyrtarët,…
KESH ka blerë 12.5 milionë euro energji elektrike në vetëm 4 ankande të hapura përgjatë muajit qershor dhe javën e parë të korrikut. Furnizimi me energji në javën e parë të korrikut po kushton mesatarisht 382 mijë euro dita. Java e parë e këtij muaj, po i kushton shumë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila po blen energji nga jashtë për të garantuar furnizim pa ndërprerje. Në ankandin e fundit KESH ka importuar 25 mijë megavat/orë energji elektrike me vlerë 2.6 milionë euro për datat 1-7 korrik, ose mesatarisht 382 mijë euro një ditë furnizim me energji. Energjia në ankandin e…
Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi i karbonit që nxjerrim me frymëmarrje, stimujt vizualë (ngjyrat si e zeza dhe e kuqe), nga afër, nxehtësia e trupit dhe djersa. Dhe era jonë: mushkonjat e specializuara në kafshimin e njerëzve, si Aedes aegypti, e njohin atë me saktësi. Carolyn McBride (Universiteti Princeton) ka parë se ata identifikojnë përzierjen e substancave me erë që na karakterizon midis atyre të kafshëve të tjera. Dy qendra nervore (glomeruli) në trurin e tyre janë të përfshira. VIRUSET MANIPULATORË. Disa viruse na bëjnë më tërheqës për mushkonjat. Një studim i fundit ka parë se…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë kineze me mbështetjen e SHBA-së që u kërkon vendeve të pasura të mbyllin hendekun e inteligjencës artificiale (AI) me vendet më të varfra dhe në zhvillim. Rezoluta e sponsorizuar nga Kina i kërkon komunitetit ndërkombëtar të krijojë një “mjedis biznesi të drejtë, të hapur, gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues”, për hartimin dhe zhvillimin e AI. Ai synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë ndarjen e njohurive dhe transferimin e teknologjisë në vendet në zhvillim. Kjo është rezoluta e dytë e OKB-së e miratuar mbi këtë temë. Një rezolutë e veçantë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpjeguar arsyet që çuan në arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas njoftimit zyra “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, nën drejtimin e Z.Beqaj, ka kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat e aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF). Sipas SPAK janë të paktën tetë shërbime për evente, që nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar…
