INSTAT ka publikuar shifrat e aksidenteve rrugore për 5-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave, vijon trendi rritës i numrit të aksidenteve. Kështu në janar-maj 2024 janë shënuar 626 aksidente, ose 47% më shumë se e njëjta periudha e një viti më parë.
Gjithashtu ka rritje sa i përket viktimave në aksidente, ku numri i personave që kanë humbue jetën ose janë plagosur të seksit femër u rrit me 22%, ndërsa i meshkujve me 59%.
Megjithatë, në raport me popullsinë, numri i viktimave që kanë humbur jetën është ulur.
“Gjatë 5-mujorit të parë 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 10,1 për 100 aksidente, nga 16,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”.
Në muajin maj 2024 numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në krahasim me majin e një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me gati 33%.
Aksidentet rrugore, në 86,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve vijon të shkaktohet nga grupmosha 25-34 vjeç. Ekofin.al
