Author: gazetar_1
Çfarë janë frutat dhe perimet e ngrira? Frutat dhe perimet e ngrira komerciale ngrihen menjëherë brenda disa orëve nga vjelja. Ata janë të përgatitur dhe gati për konsum – duke u qëruar ose copëtuar dhe zbardhur për të parandaluar skuqjen. Shpesh, ato paketohen përpara se të ngrihen me shpejtësi në temperatura të ulëta, në mënyrë që përmbajtja e ujit të kristalizohet menjëherë, duke ndaluar që prodhimi të bëhet i lagur kur shkrihet. Kjo gjithashtu minimizon, por nuk eliminon, dëmtimin e strukturës së frutave ose perimeve dhe ndihmon në ruajtjen e lëndëve ushqyese. Për një shëndet optimal të zorrëve, zgjedhja e…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të ulet në nivelin në nivelin 3.0%, dhe normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen përkatësisht në nivelet 2.0% dhe 4.0%. Guvernatori Sejko, tha se ecuria pozitive e ekonomisë dhe rënia e inflacionit ishin arsyet kryesore të këtij vendimi. “Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten gjatë dy tremujorëve të parë të vitit, inflacioni ka ardhur në rënie, tregjet financiare kanë…
Në Buxhetin afatmesëm 2025-2027 punësimi do të jetë një nga pritoritetet kryesore. Prioritetet nisin që nga mbështejta e investimeve, punësimit të sigurt të të rinjve nga mosha 16-29 vjeç, ofrimit të formimit professional cilësor për të rinjtë e të rriturit etj. Ndërkohë, për t’u ndalur në programin “Tregu i Punës”, ajo që synohet është punësimi në total 9680 punëkërkues të rinj në vitin 2025, nga 9546 të parashikuar për vitin 2024. Gjithashtu synohet të rritet punësimi i punëkërkuesve të papunë nga grupet me aftësi të kufizuar, dhe nga grupe të tjera të veçanta në rreth 360 në 2025 nga 332…
Raporti i publikuar nga Ministria e Financave mbi treguesit fiskalë për periudhën 5-mujore 2024 rezulton se të ardhurat janë realizuar në masën 16.4 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar mbi treguesit fiskalë nga Ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë rezultuan 2.1 miliardë lekë ose 14.4% më shumë se 5-mujori 2023. Po ashtu ato ishin dhe 335 milionë lekë ose 2.1% më shumë se plani për 5-mujorin 2024. Të ardhurat nga taksa nacionale programohen në nivelin 44.2 miliardë lekë për vitin 2024. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2024 janë 8% ose 3.3 miliardë lekë më shumë se i pritshmi…
Me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, përfitues janë edhe psikologët e shkollave. Pagat e psikologëve dhe punonjësve social në shkolla do të rriten, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim që zhvilloi me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës, u shpreh: “Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu…
Nga të dhënat e Censit rezulton se 36.4% e çifteve të reja kanë frikë të bëhen prindër për shkak të vështirësive ekonomike, kostos së jetesës dhe pasigurisë në punë. Të dhënat tregojnë se në total vendi ynë numëron 705 795 bërthama familjare, term që në statistikë tregon familje me lidhje gjaku mes tyre, nga të cilat 257 139 janë çifte të martuara, por pa fëmijë. Nga ana tjetër numërohen rreth 7743 çifte që bashkëjetojnë dhe nuk kanë fëmijë. Mesa duket edhe politika e bonusit të lindjeve, përmes së cilës familjet përfitojnë një shpërblim 40 mijë lekë për fëmijën e parë,…
Stafi i Kredo.al ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë dhe të rëndësishme duke dhuruar gjak për pacientët dhe fëmijët talasemikë. Ky akt humanitar është realizuar në datë 27 Qershor 2024 në zyrat qëndrore të Kredo.al, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, një organizatë që ka një rol të rëndësishëm në ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit në raste emergjente, në ofrimin e ndihmës mjekësore, si dhe në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe aktiviteteve humanitare. Dhënia e gjakut është një akt solidariteti dhe humanizmi që ndihmon në shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme,…
Përdorimi i paneleve diellore është rritur ndjeshëm në vendin tonë përgjatë viteve të fundit. Numri i familjeve që kanë të instaluar panele diellore në banesë është shtuar në krahasim me vitin 2011, sipas Censit. Ekspertët e tregut e shpjegojnë se kjo ka ardhur për shkak se në vitin 2011 ka munguar kuadri ligjor për qytetarët që donin t’i vendosnin këto panele. Një tjetër faktor që ekspertët e tregut mendojnë që ka ndikuar ka qenë edhe mungesa e informacionit. Për të shtuar më tej numrin e familjeve që kanë panele në shtëpi, ekspertët sugjerojnë mbështetje të mëtejshme financiare dhe një plan investimi…
Vitet e fundit është rritur numri i udhëtimeve që qytetarët kryejnë me automjetet e tyre jashtë vendit gjë që ka sjellë edhe rritjen e sigurimit të automjeteve me targa shqiptare. Kemi një shtim prej 21.71% të numrit të kontratave krahasuar me periudhën janar-maj 2023. Si pasojë e flukseve të shtuara të shtetasve që përdorin makinën e tyre për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, ka pasur një numër gjithnjë e më të lartë të personave që zgjedhin sigurimin me “Karton Jeshil”. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se në 5 muajt e parë të vitit, rreth 3 milionë shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit…
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për 3…
