Me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, përfitues janë edhe psikologët e shkollave. Pagat e psikologëve dhe punonjësve social në shkolla do të rriten, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim që zhvilloi me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës, u shpreh: “Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15-vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja”.
