Author: gazetar_1
Pas publikimit të rezultateve të Censit 2023, në një konferencë për mediat, përfaqësues nga Instituti i Statistikave u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me saktësinë e të dhënave mbi numrin e banorëve, vonesat në nxjerrjen e rezultateve dhe arsyet që fshihen pas shifrave të frikshme të plakjes së popullsisë. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se rezultatet përfundimtare të censit janë publikuar në një kohë rekord prej 7 muajsh, ndërkohë që shteteve të tjera u ka kushtuar minimumi një vit. Lidhur me dyshimet mbi numrin e banorëve në Shqipëri, Demografi Arjan Gjonçaj theksoi se censi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e ekspertëve…
Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500 denarë (80 euro) shtesë do t’u paguhet pensionistëve në shtator, ndërsa rritja e dytë prej 2.500 denarë të tjera është planifikuar për në mars të vitit 2025. Sipas ministres së Financave, pensionistët që marrin 15.000 denarë do të kenë 17.500 denarë në shtator, ndërsa 20.000 denarë me rritjen e marsit të vitit të ardhshëm. Ky rezulton të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së re të…
Duke nisur nga dita e sotme, 1 korrik, të gjithë emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës dhe që kthehen në vendin e tyre për pushimet verore nuk do të paguajnë policën kufitare të sigurimit. Dy ditë më parë është nënshkruar marrëveshja, sipas së cilës vlera e kësaj police do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Financave Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetet sociale. Autoritetet specifikojnë se Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit apo hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet…
Rritja e pagave për administratën publike hyn në fuqi këtë të hënë, më 1 korrik. Rritja përfshin rreth 83 mijë punonjës të administratës shtetërore, konkretisht punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. Lista e sektorëve që përfitojnë nga rritja e pagave: Ushtria -Për ushtarin bazë, me rritjen e sotme paga e tij shkon në 71 mijë Lekë -Rreshteri, 80 mijë Lekë -Majori, 107…
Të dhënat e Censit 2023 kanë zbuluar edhe statusin e qytetarëve të Shqipërisë. Sipas rezultateve 54.9% e popullsisë në vendin tonë është e martuar. Nga ana tjetër, 36.6% e popullsisë së Shqipërisë përbëhet nga beqarë. Konkrerisht, statusi martesor është: 54.9% të martuar 36.6% beqar 7% i ve 1.4% të divorcuar.
Tik Tok-u është bërë çështje edhe në Kosovë ku ditën e sotme është marrë vendimi për ndalimin e përdorimit në institucionet qeveritare. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, tha se ndalimi i kësaj platforme bëhet për shkak të rreziqeve kibernetike që ajo paraqet. Ky vendim ka për synim “të mbrojë institucionet shtetërore të Kosovës kundër kërcënimeve dhe veprimeve të sigurisë kibenernetike të cilat mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike ndaj infrastrukturës të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të institucioneve të Kosovës”, tha ai. Vendimi i Qeverisë detyron të gjitha institucionet publike të cilat administrojnë rrjete shtetërore të…
Është zhvilluar debati i parë televiziv midis Joe Biden dhe Donald Trump. Aleatët e Presidentit Biden dëshironin që ai të demonstronte gjatë debatit se ishte i fortë dhe plot energji, për t’u dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura rreth aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore të demokratit 81-vjeçar, por Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre në arenën më të madhe të politikës amerikane. Në fund të debatit 90 minutësh, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që zoti Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure…
Siç ju e dini tashmë, truri është një nga organet më komplekse dhe më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ai kontrollon shumicën e funksioneve trupore dhe është përgjegjës për mendimin, ndjenjat, kujtesën dhe shumë procese të tjera. Dhe për të siguruar këtë funksion atij i duhet të shpenzojë shumë energji, në raport me përmasat totale, por jo në ato funksionale. Efikasiteti kryesor i trurit – përpunimi dhe transmetimi i informacionit përmes sinjaleve elektrike – është shumë, shumë i shtrenjtë për sa i përket përdorimit të energjisë. Truri është një organ shumë aktiv që konsumon një sasi të konsiderueshme energjie.…
Rezultatet e Censit 2023 treguan se kemi një rënie të numrit të banorëve me 400 mijë persona, por nga ana tjetër u pa që stoku i banesave u rrit me 400 mijë. Rreth 40 % e banesave në pallate në vend janë bosh. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin…
Nga rezultatet e Censit të bëra publike sot rezulton se 66 % e popullsisë i përkasin një besimi të caktuar ndërsa 4 % janë deklaruar ateistë. Ndërkohë 10 % kanë refuzuar që të përgjigjen në pyetjen për përkatësinë fetare. Ndërkohë shifrat tregojnë se në Shqipëri janë deklaruar 1 milionë e 102 të besimit musliman, 202 mijë të besimit katolik, 174 mijë të besimit ortodoks dhe 9.7 mijë të besimit ungjillor. Ndërkohë 3 mijë e 400 kanë deklaruar besime të tjera fetare.
