Author: gazetar_1

Të dhënat e 5-mujorit të parë të vitit për tregun e sigurimeve, të publikuara nga AMF, nxjerrin në pah se shoqëritë që operojnë në treg, kryesisht atë të Jo-Jetës, që ka edhe impaktin kryesor sa i përket primeve të shkruara bruto, janë rritur me ritme të ndryshme. Vihet re se përgjithësisht tregu ka shënuar rritje sa i përket sigurimeve motorike, që në total janë rritur me rreth 14%. Por diferenca duket se është bërë te produktet e tjera të sigurimit, që kombinuar edhe me zhvlerësimin e euros, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kanë sjellë ndikime në tregun…

Read More

Sot janë publikuar rezultatet e Censit 2023 nga ku rezulton se Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë. Qarku me përqendrimin më të madh është Tirana ku jetok 1/3 e popullësisë së vendit. Qarku Tiranë rezulton se ka 758 mijë e 513 banorë jetojnë në Tiranë. Sa banorë kanë qytetet e tjera të vendit: Korca 173.091 Kukësi 61.998 Lezha 99.384 Shkodra 154.479 Vlora 146.681 Berati 140.956 Dibra 107.178 Elbasani  232.580 Fieri 240.377 Gjirokastra 60.013

Read More

Ditën e sotme janë bërë publike të dhënat e Censit 2023 ku rezultoi se Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë. Referuar të dhënave të publikuara rezulton se mosha mesatare në Shqipëri është 42.5 vjeç. Krahasuar me vitin 2011, rezuton se mosha mesatare është është rritur me 7 vite respektivisht. 49.6 % e popullsisë janë burra dhe 50.4 % janë gra. Kjo dëshmon se Shqipëria po pëson një tranzicion demografik. Tirana rezulton Qarku me përqendrimin më të madh të popullsisë në rang vendi me një shifër prej 753 mijë e 513 banorë.

Read More

Të dhënat nga Raporti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se Banka e Shqipërisë ka licencuar një numër të konsiderueshëm zyrash të këmbimit valutor gjatë vitit 2023, më saktë 52 të tilla. Deri në fund të vitit 2023 të kaluar numëroheshin 11 banka, 39 subjekte financiare jobanka, 621 zyra të këmbimit valutor, 16 shoqëri të kursim-kreditit dhe 1 union i shoqërive të kursim-kreditit. Dy zyrave të këmbimit valutor u është hequr licenca si pasojë e mungesës së rregulloreve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërkohë që në 17 prej tyre janë ndërmarrë masa administrative lidhur me këtë çështje.…

Read More

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlera totale e huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel korporatash jofinanciare gjatë muajit maj ka pësuar rënie me 5% krahasimisht me një muaj më parë. Në këtë rënie kanë kontribuar negativisht 45% e sektorëve. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi paraqitet kreditimi për secilin sektor gjatë muajit të 5-të të këtij viti. Sipas të dhënave rezulton se flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja ishin më të larta në sektorin e industrisë përpunuese dhe ndërtimit. Konkretisht huaja e re për këto…

Read More

Teksa numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, sipas rezultateve të Censit, stoku i banesave është rritur me gati 400 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të censit në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë më një shtesë 57% që nga 2011 ku rezultuan 686, 405 banesa. “Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 412 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Por, nuk do të…

Read More

Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore kanë nisur punën për përgatitjen e rregullores së re, për mbrojtjen e konsumatorëve nga bankat dhe jo-bankat në rastet e marrjes së kredisë. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se drafti i parë i kësaj rregulloreje do të bëhet publik në shtator të këtij viti, pasi të konsultohet me të gjitha institucionet dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm. Sipas BSH-së, disa nga masat që do të përfshijë kjo rregullore, do të kenë në fokus klientët që nga mosha 18 vjeç e deri tek ata me aftësi ndryshe. Përveç kufizimeve aktuale…

Read More

Shqipëria rezultoi me 2,412,113 banorë sipas rezultatit të Censit 2023 më rënie 13.8 për qind krahasuar me Censin e vitit 2011, sipas të dhënave të sotshme të INSTAT. Në regjistrimin e fundit të Censit, të kryer në vitin 2011, popullsia që jetonte në Shqipëri ishte rreth 2.8 milionë banorë. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të…

Read More

ERE ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që është në fuqi. Parashikimet e reja vijnë pas propozimeve të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim reduktimin e kohës së ofrimit të shërbimit, kostove dhe lehtësimin e procedurave për konsumatorët. Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes. Rregullorja e re i ndan konsumatorët në 3 kategori, në varësi të kapacitetit total të instaluar. Kategoria…

Read More

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore në vitin 2021, shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë. Nga kjo shumë, po sipas BB, 59.7%, ose 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi. Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një popullsi rezidente rreth 2.5 mln banorë, sërish shpenzimet nga xhepi për shëndetin nuk janë më pak se 700 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë…

Read More