Author: gazetar_1

Sezoni veror i Greqisë ka pasur një nisje tragjike me valën më të hershme të të nxehtit të regjistruar që ka shkaktuar disa vdekje këtë muaj. Të paktën gjashtë turistë dihet se kanë vdekur nga temperaturat e larta, të cilat gjithashtu mbyllën shkollat dhe vendet, përfshirë Akropolin. Një zjarrfikës gjithashtu humbi jetën ndërsa luftoi me një zjarr javën e kaluar, pasi flakët shpërthyen në të gjithë vendin “pothuajse çdo 10 minuta” sipas shërbimit zjarrfikës. Temperaturat në Athinë janë aktualisht nën pragun zyrtar të valës së të nxehtit prej 38 gradë Celsius, por pritet pak pushim për pjesën tjetër të verës.…

Read More

Tregu i sigurimeve ka shfaqur shenja përshpejtimi në muajin maj. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-maj, primet e shkruara bruto arritën në rreth 9.36 miliardë lekë, me një rritje prej 4.5% krahasuar me një vit më parë. Për 4-mujorin e parë të këtij viti, rritja ishte afro 4%. Rritje ka patur edhe sa i përket numrit të kontratave në sigurime, me rreth 10.5%. Ajo që vihet re është rritja e konsiderueshme e dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit. AMF raporton se gjatë muajit janar – maj 2024, dëmet e paguara…

Read More

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet me 94 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

Read More

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që kryen nga ARRSH. Më konkretisht ARRSH ka nisur mbrëmjen e së enjtes riasfaltimin e rrugës Maminas-Durrës. Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar. Për rrjedhojë, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave. Ende nuk ka një informacion sesa pritet të zgjasin ndërhyrjet në atë që vlerësohet si aksi me intensitetin më të lartë të trafikut, aq më tepër tani në mes…

Read More

Ligji për tatimin e profesioneve të lira është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja vlerësoi se norma e tatimit prej 15% nuk është proporcionale. Në dhënien e vendimit para mediave, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, ka theksuar se pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar ankimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshme normën e tatueshme 15% për profesionet e lira. Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të takohen 23%.

Read More

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII po punohet paralelisht në disa lote, me qëllim avancimin e punimeve me ritme sa më të shpejta. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po vijon pa u ndalur puna për fazën e tretë në kantierin e këtij aksi, që lidhet me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit. “I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë, 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më…

Read More

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar. Shifrat tregojnë se depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve) në fund të muajit maj  kishin vlerën e 1.30 trilionë  lekëve, në rritje me 0.88% krahasuar me muajin paraardhës. Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të konsiderueshme me 3.83%. Të dhënat për muajin  e 5-stë të këtij viti tregojnë se likuiditeti  në sektorin bankar…

Read More

Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol. Mosmarrëveshja, për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Bankers kërkoi që të mbante të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës. Në përfundim të gjykimit Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit…

Read More

“Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë se ku ndodhet vendi aktualisht, duke qenë se Censi i fundit është ndërmarrë në vitin 2011. Sipas INSTAT vetëm një përqindje e vogël popullsie ka mbetur pa regjistruar”. Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshin aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera, të cilat do të tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.…

Read More

Kompania celulare Vodafone Albania njoftoi se do të rrisë tarifat e paketave celulare me parapagesë dhe me kontratë me 100 lekë në muaj duke filluar nga data 1 korrik, ndonëse paralelisht për disa nga këto paketa rritet edhe sasia e internetit që u ofrohet përdoruesve. Sipas njoftimit, tre paketat kryesore me parapagesë ndryshojne emërtesën dhe do të kushtojnë tashmë 100 lekë më shumë në muaj. Paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Easy riemërtohet në Vodafone Go dhe çmimi për këtë paketë rritet nga 1000 lekë në 1100 lekë. Vodafone bëri të ditur se sasia e minutave dhe mesazheve të shkruara…

Read More