Author: gazetar_1
Shqipëria rezultoi me 2,412,113 banorë sipas rezultatit të Censit 2023 më rënie 13.8 për qind krahasuar me Censin e vitit 2011, sipas të dhënave të sotshme të INSTAT. Në regjistrimin e fundit të Censit, të kryer në vitin 2011, popullsia që jetonte në Shqipëri ishte rreth 2.8 milionë banorë. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të…
ERE ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që është në fuqi. Parashikimet e reja vijnë pas propozimeve të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim reduktimin e kohës së ofrimit të shërbimit, kostove dhe lehtësimin e procedurave për konsumatorët. Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes. Rregullorja e re i ndan konsumatorët në 3 kategori, në varësi të kapacitetit total të instaluar. Kategoria…
Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore në vitin 2021, shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë. Nga kjo shumë, po sipas BB, 59.7%, ose 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi. Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një popullsi rezidente rreth 2.5 mln banorë, sërish shpenzimet nga xhepi për shëndetin nuk janë më pak se 700 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë…
Sezoni veror i Greqisë ka pasur një nisje tragjike me valën më të hershme të të nxehtit të regjistruar që ka shkaktuar disa vdekje këtë muaj. Të paktën gjashtë turistë dihet se kanë vdekur nga temperaturat e larta, të cilat gjithashtu mbyllën shkollat dhe vendet, përfshirë Akropolin. Një zjarrfikës gjithashtu humbi jetën ndërsa luftoi me një zjarr javën e kaluar, pasi flakët shpërthyen në të gjithë vendin “pothuajse çdo 10 minuta” sipas shërbimit zjarrfikës. Temperaturat në Athinë janë aktualisht nën pragun zyrtar të valës së të nxehtit prej 38 gradë Celsius, por pritet pak pushim për pjesën tjetër të verës.…
Tregu i sigurimeve ka shfaqur shenja përshpejtimi në muajin maj. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për periudhën janar-maj, primet e shkruara bruto arritën në rreth 9.36 miliardë lekë, me një rritje prej 4.5% krahasuar me një vit më parë. Për 4-mujorin e parë të këtij viti, rritja ishte afro 4%. Rritje ka patur edhe sa i përket numrit të kontratave në sigurime, me rreth 10.5%. Ajo që vihet re është rritja e konsiderueshme e dëmeve të paguara nga shoqëritë e sigurimit. AMF raporton se gjatë muajit janar – maj 2024, dëmet e paguara…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet me 94 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që kryen nga ARRSH. Më konkretisht ARRSH ka nisur mbrëmjen e së enjtes riasfaltimin e rrugës Maminas-Durrës. Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar. Për rrjedhojë, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave. Ende nuk ka një informacion sesa pritet të zgjasin ndërhyrjet në atë që vlerësohet si aksi me intensitetin më të lartë të trafikut, aq më tepër tani në mes…
Ligji për tatimin e profesioneve të lira është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kushtetuesja vlerësoi se norma e tatimit prej 15% nuk është proporcionale. Në dhënien e vendimit para mediave, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, ka theksuar se pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar ankimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshme normën e tatueshme 15% për profesionet e lira. Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të takohen 23%.
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII po punohet paralelisht në disa lote, me qëllim avancimin e punimeve me ritme sa më të shpejta. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po vijon pa u ndalur puna për fazën e tretë në kantierin e këtij aksi, që lidhet me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit. “I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë, 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më…
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar. Shifrat tregojnë se depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve) në fund të muajit maj kishin vlerën e 1.30 trilionë lekëve, në rritje me 0.88% krahasuar me muajin paraardhës. Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të konsiderueshme me 3.83%. Të dhënat për muajin e 5-stë të këtij viti tregojnë se likuiditeti në sektorin bankar…
