Shqipëria rezultoi me 2,412,113 banorë sipas rezultatit të Censit 2023 më rënie 13.8 për qind krahasuar me Censin e vitit 2011, sipas të dhënave të sotshme të INSTAT. Në regjistrimin e fundit të Censit, të kryer në vitin 2011, popullsia që jetonte në Shqipëri ishte rreth 2.8 milionë banorë.
Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të gjitha fushat, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ajo tha se Censi plotësoi një nga kushtet për negociatat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të popullsisë. Në u përballem me sfida tha ajo për zhvillimin e këtij censi që nga tërmeti, të pandemia dhe gjetja e punonjësve në cdo njësi gjeografi të vendit.
“Aplikuam teknologji dhe ndeshëm sfida në marrjen në informacionin në terren. Kemi punuar me seriozitet. Siguria që të dhënat të jenë të mbrojtura ishte një sfidë. Përdorëm një sistem gjeo-hapsinor të digjitalizuar dhe metodologjitë shin të harmonizuara me standardet”, tha ajo.
