Kategoria: censi

Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë do të shtyhet sërish, në pamundësi për t’u realizuar edhe këtë vit. Ligji për Censusin bujqësor u miratua në korrik, pak përpara se Kuvendi të shkonte me pushime, duke lënë shumë pak kohë afat për përgatitjet teknike dhe organizative dhe duke mos alokuar as buxhet. Procesi i regjistrimit të sektorit

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin e vendit. Nisma prek drejtpërdrejt fermerët, familjet që punojnë tokën, njësitë blegtorale dhe ekonomitë bujqësore që prodhojnë për treg, por edhe ato që

Drejtorja e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT) Elsa Dhuli bëri të ditur sot se brenda këtij viti do të hartohet projektligji për realizimin e Censit të Bujqësisë. Gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat mbi planin vjetor 2025 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026, Dhuli informoi se po rishikohet strategjia

Popullsia e Shqipërisë është drejt plakjes. Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023. Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një

Në Censin e vitit 2023, rezultoi se pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë jeton në njësi ekonomike familjare private, (99,3 përqind), ndërkohë 0,7 përqind janë anëtarë të banesave kolektive. Referuar momentit të censit, numri i Njësive Ekonomike Familjare (NjEF) ishte 755.950 dhe madhësia mesatare u vlerësua 3,2 anëtarë për NjEF. Në Censin e

Të dhënat e publikuara të censit përfshijnë edhe informacionin mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim dhe periudhën e ndërtimit. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 përqind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 përqind e tyre janë pallate. Një

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT, mbi censin e popullsisë dhe banesave, tregojnë se popullsia banuese në Shqipëri, sipas numërimit në momentin e censit rezulton 2.402.113, prej të cilëve, 49,6 përqind janë meshkuj dhe 50,4 përqind femra. Referuar Censit të Popullsisë dhe Banesave 2011, popullsia banuese në Shqipëri ishte 2.821.977, pra, me një

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me Censin e 2023 për popullsinë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar. Kisha thotë se rezultati është i pasaktë, pasi sipas saj, në regjistrimin e popullsisë pati disa problematika. Kisha thotë më tej se një numër i madh qytetarësh nuk u deklaruan për besimin fetar.