Kategoria: censi

Nga regjistrimi i fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare, këtë të premte janë publikuar të dhënat preliminare. Sipas këtyre të dhënave në Kosovë janë 1 milionë e 586 mijë e 659 (1,586,659) banorë. Në nëntë komuna ka pasur rritje të numrit të popullsisë e në 29 të tjera, ulje të numrit të banorëve. Komunat që

Kisha Katolike nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur shqetësimin për rezultatet e Censit2023 dhe efektet që rënia e numrit të popullsisë do të ketë te komuniteti. Sipas rezultateve të Censit numri i besimtarëve katolikë në Shqipëri krahasuar me matjen e popullsisë kryer në vitin 2011, ka rënë nga 10% në 8.4%. Kisha Katolike nënvizon

Censi tregoi numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, por gjithashtu edhe përkatësinë fetare, numrin e banesave, statusin social. Shumë prej qytetarëve jetojnë në banesë e cila varion nga 40 deri në 69 metër katrorë.   Vendi numëron në total  726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport

Shqiptarët kanë një marrëdhënie të fortë me shtëpinë, krahasuar me shtetasit europianë. Teksa këta të fundit jetojnë me qira, shqiptarët janë pronarë të banesës së tyre. Të dhënat më të fundit të Censit 2023 evidentuan se në total janë 1 milion e 80 mijë banesa, por 800 mijë prej tyre janë shtëpi me pronar, vetëm

Të dhënat e Censit 2023 kanë zbuluar edhe statusin e qytetarëve të Shqipërisë. Sipas rezultateve 54.9% e popullsisë në vendin tonë është e martuar. Nga ana tjetër, 36.6% e popullsisë së Shqipërisë përbëhet nga beqarë. Konkrerisht, statusi martesor është: 54.9% të martuar 36.6% beqar 7% i ve 1.4% të divorcuar.