Censi tregoi numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, por gjithashtu edhe përkatësinë fetare, numrin e banesave, statusin social. Shumë prej qytetarëve jetojnë në banesë e cila varion nga 40 deri në 69 metër katrorë.
Vendi numëron në total 726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport me vitin 2011.
Sipas INSTAT, peshën më të lartë ndaj totalit, konkretisht 341 983 e përbëjnë njësitë me maksimumin e sipërfaqes në 69 m2, hapësirë e cila më së shumti ndahet midis 2 deri në 5 anëtarë.
Ndërsa 172 398 janë banesa me hapësirë nga 77-99 m katror në të cilën jetojnë kryesisht familje përsëri nga 2-5 anëtarë
Ajo që vihet re nga të dhënat është një numër i konsiderueshëm i popullsisë që banojnë në nën sipërfaqen 40 metër katror, ku numri i këtyre njësive regjistrohet 127 552 të tilla, dhe një pjesë të konsiderueshme zënë familjet me 4 dhe 5 anëtarë, edhe pse hapësira është tejet e vogël. Kjo vjen për shkak edhe të çmimeve në rritje të njësive të banimit vetëve të fundit ku qytetarët duke mos e përballuar koston e blerjes apo të qirasë të një banesë të madhe, janë orientuar deri shtëpive të vogla 1+1 apo garsoniereve, dhe pse nuk ofrojnë hapësirën normale të jetesës për individ.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i qytetarëve që përballojnë banesa të mëdha është i vogël. Kështu janë vetëm 54 559 banesa nga 100-129 m katror dhe më të pasurit apo ata që disponojnë hapësira mbi 130 metër katror përbëjnë shifrën më të vogël. Në vend regjistrohen vetëm 18.625 banesa me sipërfaqe të madhe të cilat disponohen nga familje nga 1-5 anëtarë.
Shifrat tregojnë edhe nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre financiare për të përballuar jetesë normale.
