Author: gazetar_1
Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris ku u prezantua Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 (viti 2023 krahasuar me vitin 2021) për vendet e Ballkanit Perëndimor, u certifikua progresi i Shqipërisë. Raporti Competitiveness Outlook, vlerëson politikat e vendeve të Evropës Juglindore në 15 dimensione kryesore, duke analizuar 440 indikatorë të ndryshëm ekonomikë e sektorialë për të ndihmuar ekonomitë e rajonit të përmirësojnë politikbërjen dhe të rrisin konkurrueshmërinë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka thënë se ky raport është thelbësor ku finalizohet agjenda e reformave. Shqipëria ka shënuar progres të madh në shumë…
Një taksë vjetore prej 2% mbi pasuritë që tejkalojnë 1 miliardë dollarë është pika fillestare për një diskutim global mbi rritjen e barrës për miliarderët e nën-taksuar. Deklarata u bë nga ekonomisti francez Gabriel Zucman. Zucman, i cili themeloi Observatorin e pavarur të Taksave të BE-së, u ngarkua nga presidenca braziliane e G20-ës për të paraqitur një raport mbi këtë çështje për diskutim nga ministrat e financave të 20 ekonomive më të mëdha të botës në një takim në korrik. Ekonomisti francez u shpreh se qëllimi i këtij plani është të ofrojë një bazë për diskutime politike. Zucman tha se…
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, draft-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023. Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, listoi të gjitha rekomandimet lidhur me politikat monetare dhe stabilitetin financiar, duke u ndalur veçanërisht në anëtarësimin e vendit tonë në sistemin evropian të pagesave. “Banka të monitorojë në vazhdimësi tregun e këmbimeve valutore dhe të reagojë në kohën e duhur ndaj çrregullimeve potenciale në funksionimin e këtyre tregjeve. Të prioritizojë…
Duke zbritur deri në 40 metra nën Detin Baltik, tuneli më i gjatë nëntokësor në botë do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy vendeve kur të hapet në vitin 2029. Elementi i parë i tunelit të tunelit Fehmarnbelt u përurua më 17 qershor nga Mbreti Frederik X i Danimarkës, në atë që ishte një moment historik katër vjet pasi filloi ndërtimi në 2020, me më shumë se një dekadë planifikimi që i parapriu. Në anën daneze, në lindje të Rødbyhavn, fabrika që do të ndërtojë 89 seksionet masive të betonit që do të përbëjnë…
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut. Lajmi…
Paga e Forcave të Armatosura, (FA) do të rritet çdo vit, deri sa të arrijë nivelin e pagave të vendeve të aleancës. Kështu deklaroi sot për mediet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes së Qeverisë ku u miratua rritja e pagave për Forcat e Armatosura, por dhe personelin civil të administratës publike. Lajmi mirë tha ai, është për të gjithë ushtarakët e të gjitha niveleve për rritje sinjifikative të pagës. “Rritja e pagave filloi në vitin 2022 me rritjen e më të madhe që pas viteve 1990, me 30% dhe me një angazhim të kryeministri Rama, pagat në FA…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se pagat në sektorin e burgjeve do të kenë një rritje që shkon nga 13-27 % dhe se përfitues do të jenë 3430 punonjës. “Nga politika për rritje page ka përfituar edhe sektori i burgjeve ku përfshihen Policia e Burgjeve, stafet mjekësore dhe ato civile. Nga kjo rritje do të përfitojnë 3430 punonjës të policisë së burgjeve. Rritja e pagave varion nga 13-27 % mesatarisht 15.12 %”, deklaroi ai, në një prononcim pr mediet pas mbledhjes së qeverisë. Sipas Manjës, nga vendimi i sotëm i qeverisë përfitues janë edhe kandidatët për t’u bërë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se pagat e mjekëve të përgjithshëm në gjithë sektorin e shëndetësisë do të rriten nga 1 korriku me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe për të gjithë infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu tha se “vendimi i sotëm vazhdon të rrisi akoma më shumë pagat dhe shpërblimet për punonjësit e shëndetësisë”. “Siç kundër filloi në vitin 2023 me një rritje historike të mjekëve specialistë me 50 mijë lekë mbi pagën e tyre ekzistuese, vijon edhe këtë vit…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se “rritja historike e pagave për mësuesit fillon nga 1 korriku dhe do të përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor duke qenë kjo rritja më e madhe e pagave në këto dekada”. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Manastriliu theksoi se “paga mesatare e mësuesve rritet me 18 mijë lekë të reja apo me tre paga në vit duke konsideruar pagën aktuale duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në 950 euro”. “Më konkretisht nëse do kalonim në kategoritë specifike paga mesatare e mësuesit në arsimin…
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Ervin Mete, në komunikimin me mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministri informoi se me miratimin e vendimeve të sotme avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë. “Pagat e rritura fillojnë…
