Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ekonomia shqiptare vijoi të rritet edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, madje me një ritëm të përshpejtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të rishikuar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, u zgjerua me 3.71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi u shoqërua edhe me një rishikim të të dhënave historike. INSTAT ka korrigjuar normën e rritjes ekonomike të tremujorit të parë 2025 në 3.53%, nga 3.83% që ishte raportuar më parë, pas përditësimit të llogarive kombëtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se motori kryesor i ekonomisë gjatë muajve janar-mars nuk ishte industria apo bujqësia, por sektori publik dhe shërbimet.

Kontributin më të madh në zgjerimin e PBB-së e dha grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.68 pikë përqindje, i ndjekur nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.52 pikë përqindje, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0.47 pikë, ndërtimi me 0.32 pikë dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.21 pikë përqindje. Edhe aktivitetet financiare e të sigurimit, si dhe sektori i informacionit dhe komunikacionit, dhanë kontribut pozitiv. Ndërkohë, taksat neto mbi produktet shtuan 0.74 pikë përqindje në rritjen ekonomike.

Në kahun tjetër, ekonomia vazhdon të përballet me dobësi në disa sektorë tradicionalë. Industria, energjia dhe uji dhanë kontribut negativ prej -0.25 pikë përqindje, ndërsa bujqësia dhe aktivitetet e argëtimit e shërbimeve të tjera gjithashtu frenohen rritjen ekonomike.

Nga pikëpamja e performancës sektoriale, ritmin më të lartë të zgjerimit e shënoi Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia, me një rritje prej 13.93%, pasuar nga pasuritë e paluajtshme me 8.99%, aktivitetet profesionale dhe administrative me 7.32%, sektori financiar me 5% dhe ndërtimi me 3.33%. Tregtia, transporti dhe turizmi u rritën me 1.61%, ndërsa industria u tkurr me 2.17%, bujqësia me 0.49% dhe aktivitetet e argëtimit me 3.48%.

Nga ana e kërkesës agregate, ekonomia u mbështet kryesisht nga konsumi i familjeve dhe investimet. Konsumi final i popullatës u rrit me 3.94%, ndërsa formimi bruto i kapitalit fiks, një tregues i investimeve, u zgjerua gjithashtu me 3.94%. Konsumi final i administratës publike, përkundrazi, u ul me 1.36%.

Tregtia e jashtme pati një ecuri pozitive. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9.36%, një ritëm më i lartë se importet, të cilat u zgjeruan me 7.39%, duke treguar një kontribut më të favorshëm të sektorit të jashtëm në aktivitetin ekonomik.

Edhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, ekonomia vijoi të zgjerohej. Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, PBB-ja u rrit me 0.77%, ndërsa zgjerimi u mbështet kryesisht nga aktivitetet profesionale dhe administrative, administrata publike, pasuritë e paluajtshme, informacioni dhe komunikacioni, si edhe industria dhe energjia. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

gazetar_111:44 - Qershor 29, 20260

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka rishikuar në ulje ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë për…

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:44 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:27 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:14 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter