Author: gazetar_1

Nga muaji korrik emigrantët shqiptarë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, është botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas relacionit që shoqëron këtë ligj, shteti italian do të njohë dhe do të llogarisë kontributet shoqërore që këta emigrantë derdhin nga puna e tyre për efekt pensioni. Kjo marrëveshje është nënshkruar që në shkurt të këtij viti, midis ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe atij të Italisë. Pas miratimit, marrëveshja nuk zbatohet vetëm për pensionet e pleqërisë por shtrihet edhe tek përfitimet…

Read More

Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë faza III, po vijon puna për formimin e trupit të rrugës në të gjithë gjatësinë e projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri të ditur se, paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit dhe ndërtimin e veprave të artit (tombino, mure mbajtëse, mbrojtje lumore etj.) Sipas ARRSH-së, puna në këtë kantier po ecën me ritme dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të këtij projekti. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. Dy lotet e para të aksit Elbasan-Qafë Thanë shtrihen përgjatë shtratit të…

Read More

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu”. Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Almira Xhambulla tha se, “projektligji propozon ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, për zbatimin e këtij projekti, nëpërmjet akordimit të një financim, në shumën 75 500 000 euro”. Sipas saj, qëllimi i projektligjit është të reduktojë ndotjen nga burimet tokësore në mjedisin ujor në zona të përzgjedhura të brezit bregdetar jugperëndimor të Shqipërisë. Xhambulla tha se, objektivat…

Read More

Patëllxhani është i njohur për një gamë unike të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë aftësinë për të ndihmuar në ndërtimin e eshtrave të forta dhe parandalimin e osteoporozës, zvogëlimin e simptomave të anemisë dhe rritjen e funksionit njohës. Përmirëson po ashtu shëndetin kardiovaskular dhe mbron sistemin e tretjes. Parandalimi i kancerit Së bashku me efektet e dobishme të fibrave, patëllxhanët janë gjithashtu burime të mëdha të antioksidantëve, një nga linjat më të mira të mbrojtjes së trupit kundër një sërë sëmundjesh. Të pasur me vitaminë C, patëllxhanët stimulojnë prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut. Gjithashtu, ata përmbajnë mangan,…

Read More

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë. Fluksi i investimeve të huaja direkte ka prekur një rekord të ri historik, prej 354 mln euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e e tyre fiksohej pranë 307 milionë eurove. Së pari, rreth 23% e fluksit total ka ardhur nga investime anonime sipas vendit të origjinës. Janë plot 80 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të…

Read More

Rreth 19.338 ton peshk u zunë nga flota detare gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave nga INSTAT, kjo shifër është rritur me 8,65% krahasuar me vitin 2022, ku u mblodhën vetëm 17.799 ton. Këto kanë qenë speciet me sasinë më të madhe të kapur: Për kategoritë ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 19,42% ndaj zënieve gjithsej, pasuar në vend të dytë nga “Merluci” me 15,17% dhe “Sardelet” me 11,51%. Sa i takon zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë njw përqindje prej 25,77%…

Read More

Kompanitë e ushqimit po marrin pozicione lufte në një mjedis të ri. Shumë prej tyre janë gati të hedhin në treg marka të reja ushqimore për njerëzit që marrin ilaçe për humbje peshe. Tashmë në etiketa do të shkruhet se vaktet janë të pasura me proteina, fibra dhe lëndë ushqyese. Ilaçet për humbje peshe, nga një klasë e barnave të njohura si GLP-1, kërcënojnë të zvogëlojnë fitimet e prodhuesve të ushqimeve dhe zinxhirëve të ushqimit të shpejtë, pasi njerëzit që i marrin ato pakësojnë sasinë e ushqimit që hanë. Ilaçet mund të shkaktojnë efekte anësore gastrointestinale, por mjekët rekomandojnë që…

Read More

Tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve janë ato që kërkojnë shuma të konsiderueshme parash, por edhe shumë procedura. ARRSH ka hapur së fundmi 4 tendera për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje, me një vlerë të fondit limit prej rreth 7.3 miliardë Lekësh. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor dhe janë të ndara në lote, sipas akseve rrugore që do të përfshijë kontrata që do të lidhet me operatorin ekonomik fitues. Po ashtu, në dokumentet e tenderit specifikohet se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 4 vjet. Vlera më e lartë parashikohet për…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese ka vijuar sot seanca me paraqitjen e konkluzioneve nga palët për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin nga 1 janari 2024 me profesionet e lira. Në seancën mëparshme palëve iu la afat deri më 21 Qershor për depozitimin e provave shtesë. Në nisje të seancës së sotme Kryetarja e Gjykatës vendosi administrimin e provave të depozituara dhe vijoi me dëgjimin e konkluzioneve që u paraqitën nga palët. Pas përfundimit të paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaroi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ndërsa tha se data dhe…

Read More

Të huajt blenë rreth 84 milionë euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë raportoi se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, blerjet e apartamenteve nga të huajt në Shqipëri janë rritur me 72 për qind. Ky është tremujori i dytë radhazi, ku blerja e pasurive të patundshme rezulton aktiviteti me shifrën më të lartë të inevestimeve të huaja direkte duke lënë pas me diferencë sektorët e tjerë. Sipas bankës së Shqipërisë, pas blerjes së pronave, sektori i dytë që tërhoqi më shumë investime nga jashtë ishte ai i…

Read More