Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026

Kredia e re në maj arriti në 39.9 miliardë lekë, rritja u mbështet nga individët

13:16 - Qershor 29, 2026

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:44 - Qershor 29, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka rishikuar në ulje ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë për vitin 2025, duke e korrigjuar vlerësimin paraprak nga 3.79% në 3.66%. Rishikimi prej 0.13 pikësh përqindjeje vjen me publikimin e të dhënave gjysmëfinale për vitin 2025 dhe atyre përfundimtare për vitin 2024, sipas politikës së zakonshme të revizionimit të llogarive kombëtare.

Megjithëse ekonomia shqiptare vijon të ruajë një ritëm relativisht të qëndrueshëm zgjerimi, norma prej 3.66% rezulton gjithashtu më e ulët krahasuar me rritjen prej 4.03% të regjistruar në vitin 2024, duke sinjalizuar një ngadalësim të moderuar të aktivitetit ekonomik. Në vlerë nominale, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti në 2.65 trilionë lekë gjatë vitit 2025, nga 2.52 trilionë lekë një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se motori kryesor i ekonomisë mbetet sektori i shërbimeve, i cili përfaqëson 49.1% të PBB-së dhe u zgjerua me 5.83% në terma realë. Kontributin më të madh pozitiv e dha administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 1.65 pikë përqindje, e ndjekur nga taksat neto mbi produktet me 1.16 pikë, ndërtimi me 0.50 pikë dhe tregtia, transporti, akomodimi e shërbimet ushqimore me 0.47 pikë përqindje. Pozitiv ishte edhe ndikimi i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme, që kontribuan me 0.42 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, dy sektorë tradicionalisht të rëndësishëm për ekonominë shqiptare kanë ushtruar presion mbi ritmin e rritjes. Industria u tkurr me 3.72%, duke hequr 0.41 pikë përqindje nga rritja ekonomike, ndërsa bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2.5%, duke dhënë një kontribut negativ prej 0.38 pikë përqindjeje.

Edhe nga këndvështrimi i shpenzimeve, ekonomia u mbështet kryesisht nga konsumi. Konsumi final, që përbën mbi 82% të PBB-së, u rrit me 4.66% në terma realë dhe kontribuoi me 3.79 pikë përqindje në zgjerimin ekonomik. Formimi Bruto i Kapitalit Fiks, një tregues i investimeve, u rrit me 3.3%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve shënuan një rritje reale prej 7.42%, më të lartë se ajo e importeve, të cilat u zgjeruan me 3.62%.

INSTAT sqaron se rishikimi i të dhënave është pjesë e procedurës standarde të llogarive kombëtare, e cila bazohet në përditësimin e burimeve statistikore dhe administrative, si pasqyrat financiare të ndërmarrjeve, të dhënat fiskale, statistikat monetare, bilancin e pagesave dhe informacionin mbi tregtinë e jashtme. Për këtë arsye, vlerësimet paraprake të rritjes ekonomike mund të korrigjohen me publikimin e të dhënave më të plota./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ekonomike Instituti i Statistikave rishikuar rritja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

gazetar_111:44 - Qershor 29, 20260

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka rishikuar në ulje ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë për…

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:27 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

11:14 - Qershor 29, 2026

AKEP mbylli 180 domain-e dhe IP në 2025, nga phishing te mashtrimet financiare online

11:04 - Qershor 29, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:44 - Qershor 29, 2026

INSTAT rishikon në ulje rritjen ekonomike për vitin 2025, nga 3.79% në 3.66%

11:27 - Qershor 29, 2026

Aksidentet rrugore u rritën me 14.7% në maj, 94% si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

11:14 - Qershor 29, 2026

Ekonomia u rrit me 3.71% në 3-mujorin e parë 2026, udhëhequr nga administrata publike dhe pasuritë e paluajtshme

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026

Kredia e re në maj arriti në 39.9 miliardë lekë, rritja u mbështet nga individët

13:16 - Qershor 29, 2026

Depozitat në maj rriten sërish, si në valutë ashtu edhe në lekë

12:57 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter