Author: gazetar_1

Të huajt blenë rreth 84 milionë euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë raportoi se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, blerjet e apartamenteve nga të huajt në Shqipëri janë rritur me 72 për qind. Ky është tremujori i dytë radhazi, ku blerja e pasurive të patundshme rezulton aktiviteti me shifrën më të lartë të inevestimeve të huaja direkte duke lënë pas me diferencë sektorët e tjerë. Sipas bankës së Shqipërisë, pas blerjes së pronave, sektori i dytë që tërhoqi më shumë investime nga jashtë ishte ai i…

Read More

Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me interes zero për qind nga programi mbështetës i qeverisë. Mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pagës do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve, duke iu dhënë përparësi atyre që janë më të rinj (jo më shumë se 40 vjeç), mbi një ose dy vite përvojë pune si dhe kategoritë e ulëta të pagave. Për secilin aplikant do të hartohet një sistem pikëzimi sipas kritereve të paraqitura në tabelën përbri shkrimit për secilën…

Read More

Zbulohet skema abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 7 mjekë e specialistë Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT. Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16…

Read More

Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi sot në Tiranë Konferencën Ekonomike me temën “Ristrukturimi Ekonomik për një Perspektivë të Re”. Konferenca synoi përcjelljen përmes raporteve të Indeksit të Biznesit 2024 të AmCham dhe pyetësorit nga revista “Monitor”, për perceptimin e biznesit mbi indikatorët kryesorë të klimës ekonomike si dhe mundësoi një diskutim midis ekspertëve, përfaqësuesve biznesit, të qeverisë dhe parlamentit, mbi rrugët më të mira të përmirësimit të tyre. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant van Cleve, vuri në dukje se, ka pasur një përmirësim të indeksit të besimit të biznesit. Ndërsa ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deklaroi Blendi…

Read More

Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa. Ndaj kur vjen puna tek higjiena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës? Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin. Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë. Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik…

Read More

913 mijë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 5 muajt e parë të vitit, duke arritur një total prej 3.3 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në maj Shqipërinë e vizituan rreth 1 milionë pushues më së shumti nga Evropa, por në rritje janë dhe turistët nga Amerika, Azia, Afrika, e Lindja e Mesme. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe qershori pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive. “Shqipëria po kthehet në vendin më atraktiv për të gjithë. Ka disa arsye për këtë çështje por më kryesorja që…

Read More

Gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar vazhdon të mbetet sfida më e madhe e bizneseve shqiptare. Kjo ishte një nga konkluzionet e Indeksit Vjetor të Biznesit, i cili u prezantua në Konferencën mbi “Ristrukturimin Ekonomik dhe Perspektivën e Re”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Arritjet e deritanishme të ekonomisë shqiptare, si tejkalimi i 100 milionë dollarëve në shkëmbimet tregtare, ishte një nga pikat në të cilat u ndal Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. “Falë punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, shkëmbimet tona tregtare kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë. Në vetëm 4 muajt e parë…

Read More

Tre tenderë për blerje energjie janë zhvilluar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare, brenda harkut kohor të 10 ditëve. Në total janë shpenzuar rreth 9 mln euro, për blerjen 95,922 mWh energji që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore deri në datën 30 qershor. Çmimi me të cilin është siguruar energjia në tregun e parregulluar varion nga 76 euro/ mWh, në 118 euro/mWh, ndërkohë që çmimi mesatar për të 3 procedurat e blerjes përllogaritet në 94.25 euro/mWh. Këto janë procedurat e para të blerjes së energjisë për këtë vit, pasi deri më tani nevojat janë plotësuar nga prodhimi i hidrocentraleve…

Read More

Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Eteron, thuhet se konsumimi çdo ditë i arrave lufton sëmundjet e zemrës. Sipas ekspertit Penny Kris Eteron, të konsumojmë arra ose vaj arrash për katër ditë rresht, zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duke konsumuar vetëm tre lugë gjelle vaj arrash do të ndodhë që enët e gjakut të përmirësohen brenda katër orësh. Prandaj mos i ndani nga konsumimi.

Read More

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur këtë javë me një tjetër rënie të lehtë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 100.26 lekë, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 100.27 lekëve, më datë 11 qershor. Gjatë fundjavës, megjithatë, kursi i këmbimit ka rënë në nivele edhe më të ulëta. Disa pika të këmbimit valutor, duke përfshirë subjektin më të madh, Iliria ’98, e kanë tregtuar euron me 99.6 lekë në blerje dhe 100.4…

Read More