Author: gazetar_1
Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar projektvendimet për 9 peizazhe të mbrojtur, duke përcaktuar aktivitetet që lejohen apo jo të zhvillohen brenda këtyre territoreve, që kanë vlera të larta natyrore. Në secilin prej dokumenteve të nxjerrë për konsultim publik, përcaktohet se qëllimi është ruajtja dhe mbrojtja e vlerave peizazhistike të zonës së mbrojtur mjedisore dhe përbërësve të rëndësishëm të biodiversitetit dhe të natyrës në to. Megjithatë, tashmë brenda këtyre zonave mund të zhvillohet veprimtari të tilla si ndërtime, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i kanaleve lundruese,…
Brenda vitit të ardhshëm pritet të krijohet Zyra për Rikuperimin e Pasurive, e cila do të merret me gjurmimin e pasurive nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në Agjendën Kombëtare të Reformave 2021-2027, parashikohet që kjo zyrë të veprojë si Njësi Kombëtare Koordinuese dhe pikë kontakti rajonale ose ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e konfiskimeve. Njëkohësisht, menjëherë pas krijimit të kësaj zyre, Shqipëria do të paraqesë një aplikim për t’u bërë pjesë e Rrjetit Evropian të Zyrave të Rikuperimit të Pasurive ose në platformat rajonale dhe ndërkombëtare të rikuperimit. Por çfarë ndodh me pasuritë e konfiskuara nga shteti? Pasuritë e…
Ushqimet që konsumojmë kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë. Duke përfshirë një gamë të gjerë ushqimesh të shëndetshme në dietën tonë, mund të rrisim energjinë tonë, të forcojmë sistemin imunitar dhe të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kronike. Këtu janë disa nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj: 1. Frutat dhe perimet: Frutat dhe perimet janë burime të pasura me vitaminë C, fibra dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve. 2. Peshku: Peshku është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë të mira për shëndetin…
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ne një dalje të posaçme për mediat foli për shkëputjen disa minutshe të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Ajo tha se defekti ka ndodhur në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike. Balluku foli për volume të larta të transmetimit të energjië edhe për shkak të temperaturave shumë të larta të këtyre ditëve. Sipas drejtueses së dikasteres së energjitikës ndërhyrja për riparimin e defektit dhe zgjidhja e situatës është kryer në kohë rekord. Ajo tha se situata në përgjithësi për shkak të temparaturave mbetet e rrezikshme, sipas saj po bashkëpunohet me operatorët rajonalë për ta patur situatën…
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin maj të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën rreth 10.5% të volumit tregtar ku përfshihen importet dhe eksportet. Panorama me këto shtete është e ndryshme, teksa Kosova është partneri kryesor i eksporteve dhe shteti ku kemi bilancin më të madh pozitiv me +2.7 mld lekë, ndërsa e kundërta, nga Serbia marrim më shumë importe dhe kemi deficitin më të madh tregtar me -645 mln lekë. Me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, Shqipëria rezulton me sufiçit tregtar. “Scan Intel” ka…
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim me kohë mesatare ndërtimi prej rreth shtatë vjetësh, shumë më shpejt se vendet e tjera, sipas një studimi nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, një institut i pavarur kërkimor me qendër në Uashington. Në raport thuhet ndër të tjera se shpërndarja e shpejtë e centraleve bërthamore gjithnjë e më moderne në Kinë tregon se kompanitë kineze do të kenë një avantazh në inovacionin në rritje në këtë sektor në të ardhmen. SHBA ka numrin më të madh të termocentraleve bërthamore në botë dhe administrata e presidentit Biden beson se ky burim…
Administrata tatimore u ka bërë apel bankave të qe respektojnë formatin e raportimit për llogaritë e dyshimta, në të kundërt paralajmëron penalizim. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke marrë shkas nga raportimet e bëra nga Institucionet Financiare brenda datës 30 maj 2024, ku janë konstatuar pasaktësi, Administrata Tatimore rikujton këto të fundit se raportimet duhet të bëhen në formë elektronike, sipas formatit të standardizuar (skemë XML) në përputhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS). “Çdo raportim tjetër, jo sipas formatit XML, të parashikuar në ligj do të konsiderohet i pasaktë dhe për rrjedhojë institucioni financiar raportues…
Bankat në të gjithë Bashkimin Europian përjetuan një rritje të kredive për kompanitë e vogla dhe të mesme në tremujorin e parë të vitit, por Autoriteti Bankar Europian (EBA) tha se risqet e kredive me probleme kanë nisur të materializohen me rritjen e tyre në 3 muajt e parë të vitit 2024. Në një deklaratë për media bëhet e ditur se rentabiliteti i bankave të BE-së mbetet elastik edhe pse sektori po përballet me risqe të materializimit të kredisë. Shumica e bankave të anketuara presin përkeqësim të mëtejshëm të cilësisë së aktiveve në CRE – pasuri të paluajtshme komerciale, kredi…
E fshehur pas “Perdes së Hekurt” për vite me radhë, Shqipëria mirëpriti turistët në fillim të shekullit XXI, duke i shndërruar blloqet e zymta komuniste në peizazhe urbane të gjalla të mbushura me kafene në modë, shkruan Aurora Bosotti në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”. Brigjet e vendit ballkanik – të cilat dikur qëndronin nën hijen e destinacioneve më të njohura – tani konsiderohen si disa nga më të bukurat e Evropës. Fshati bregdetar i Ksamilit – në Rivierën Shqiptare – është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe blogerët e udhëtimit. Plazhet me…
Drejtues të SIGAL UNIQA Group Austria pritën në një takim përfaqësues të UN Women në Shqipëri. Gjatë takimit, Z.Avni Ponari, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, u shpreh se kompania që ai drejton po krijon në vazhdimësi një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet. Ndërkohë ai ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa më të mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin…
