Author: gazetar_1

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027, përgatitur nga Ministria e Financave. Kuadri Makroekonomik e Fiskal përcakton përparësitë strategjike të qeverisë, projekton pritshmërinë makroekonomike në afatmesëm, si dhe parashikon nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, dokumenti përmban objektivat në lidhje me treguesit kryesorë të politikës fiskale si balancën e përgjithshme fiskale (deficitin), huamarrjen, borxhin publik, si edhe balancën fiskale primare. Ministria e Financave nënvizon se konsolidimi fiskal do të vijojë të jetë objektiv i politikës fiskale për periudhën afatmesme 2025-2027, në funksion të…

Read More

Ky është dokumenti miratuar nga qeveria e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që i jep akses të lirë në tregun e punës prej 12 milion banorësh çdo individi të interesuar. Sipas protokollit të miratuar nga qeveria dhe të botuar në fletoren zyrtare, qytetarët do mund të aplikojnë nëpërmjet një platforme të posaçme elektronike të ngritur nga të treja shtetet. Aplikimi për pozicionet e hapura të punës do të bëhet nëpërmjet kartelës që quhet Karta e Identitetit të Ballkanit të Hapur, ku çdo punonjës pajiset me kodin e tij unik. Nëse aplikanti do të pranohet në një nga pozicionet e…

Read More

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot disa rregulla të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në tokat bujqësore. Sipas këtij vendimi, djegia e masës bimore, pjesëve të tyre dhe mbetjeve bimore kryhet në periudhën, nga 30 nëntori deri në 1 prill, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar. Djegia kryhet në një zonë të kufizuar që nuk tejkalon 5% të sipërfaqes së përgjithshme të parcelës, ku prodhohet masa bimore që asgjësohet me djegie. Po ashtu, subjektet, pronarë ose posedues, paraqesin kërkesën në njësinë e vetëqeverisjes vendore për kryerjen e procesit të djegies, e…

Read More

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja, për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike. Sipas këtij vendimi kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2024 janë, gjithsej, 300 dhe ndahen, si më poshtë vijon: a) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Brendshme; b) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Mbrojtjes; c) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; ç) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit; d) 45 (dyzet e pesë) për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;…

Read More

Për shumë njerëz, mendimi për të lëvizur anembanë globit për punë është emocionues dhe tronditës. Të qenit emigrant vjen me një sërë sfidash unike, por vitet e fundit një çështje ka dalë në plan të parë më shumë se të tjerat: globalisht, kostoja e jetesës po rritet dhe shumë nga qytetet më ndërkombëtare në botë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Kjo është veçanërisht e vërtetë për punëtorët ndërkombëtarë në Azinë Lindore dhe Europën Perëndimore, me analistët që tregojnë kostot e larta për strehim, transport dhe mallra si pengesa të mundshme për të huajt që banojnë në këto qytete.…

Read More

Njerëzit mund të përpiqen të ndrydhin lotët nëse i shohin si një shenjë dobësie, por shkenca sugjeron që ta bësh këtë mund të nënkuptojë humbjen e një sërë përfitimesh. -Ka një efekt qetësues Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarit mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë qetësues te njerëzit. Studimi shpjegoi se si të qarit aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS), i cili i ndihmon njerëzit të relaksohen. -Merrni mbështetje nga të tjerët Përveçse i ndihmon njerëzit të qetësohen, lotët mund t’i ndihmojnë njerëzit të marrin mbështetje nga të tjerët rreth tyre. Siç shpjegon ky studim i vitit…

Read More

Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë magneti kryesor i pasurisë në botë për të tretin vit radhazi. Kjo rezulton sipas hulumtimit të ri nga Henley Private Wealth Migration Report. Vendi i vogël i Gjirit pritet të shohë një fluks neto të paprecedentë prej 6700 milionerësh nga e gjithë bota deri në fund të vitit 2024, sipas raportit të publikuar më 18 qershor. E dyta e largët pas Emirateve të Bashkuara Arabe janë Shtetet e Bashkuara, me një fluks të pritshëm prej 3,800 milionerësh deri në fund të vitit, vetëm rreth gjysma e hyrjes neto të milionerëve migrues që parashikon…

Read More

Shqipëria ka barazuar në Hamburg përballë Kroacisë në ndeshjen dytë të grupit. Sfida e mbyllur me rezultatin 2-2 nisi vrullshëm për Shqipërinë e cila mori avantazhin në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Qazim Laçi. Në minutën e 72-të ishte Kramariç i cili në një kundërsulm do të finalizonte golin e barazimit Dhe 3 minuta më vonë kroatët realizojnë sërish duke shuar entuziazmin kuqezi për të ëndërruar ndaj Spanjës. Ndërkaq në limitet e ndeshjes, në minutën e 94-ët ishte Gjasula që do të vendoste barazpeshën e kësaj sfide.

Read More

Nga Bardhi Sejdarasi Ndonjëherë numrat të befasojnë dhe të bëjnë të analizosj faktorët që qëndrojnë pas tyre! Kohët e fundit kam parë të dhënat e Bankës së Shqipërisë për depozituesit dhe depozitat e tyre. Çuditërisht 1.9 milionë shqiptarë kanë kursyer 16 miliardë euro! Megjithatë, vetëm 34% e PBB-së së Shqipërisë është huazuar, me kredi konsumatore rreth 700 milionë euro. Veçanërisht, mikrofinancat, jetike në zonat rurale, përbëjnë mbi 500 milionë euro kredi. Bankat u kanë dhënë hua bizneseve dhe qytetarëve rreth 7.4 miliardë euro. Pavarësisht rritjes prej 2.2 miliardë eurosh gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria mbetet ekonomia më pak e…

Read More

Gjumi është thelbësor për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Për të siguruar një gjumë cilësor dhe për të ndërtuar një rutinë të shëndetshme gjumi, është e rëndësishme të ndiqni disa këshilla të thjeshta që ne j’ua sugjerojmë më poshtë. Caktoni një orar të rregullt për gjumin dhe përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo natë. Largoni telefonin dhe të kompjuterin një orë para se të flini gjumë, për të ulur ndikimin e dritës blu të dëmshme për gjumin. Krijoni një ambient të qetë dhe të rehatshëm në dhomën tuaj të gjumit, duke përdorur perde…

Read More