Author: gazetar_1

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës hyn në fuqi më 1 korrik dhe pritet ti vendosë kompanitë serbe në një pozicion shumë më të mirë në krahasim me kompanitë nga Europa dhe zona përreth, pasi u lejon atyre akses preferencial në një treg me më shumë se 1.4 miliardë banorë. Kjo marrëveshje me Kinën mbulon rreth 20 mijë artikuj dhe rreth 60% e tyre do të mund të eksportohen menjëherë pa detyrim doganor, ndërsa në pesë deri në 10 në vitet në vijim do të mundësohet eksporti pa taksa për 30% të produkteve, detyrimi doganor i të…

Read More

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen sot në orën 15:00 në “Volksparkstadion” të Hamburgut, në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për Grupin B të EURO 2024. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren në sfidën e sotme pasi vijnë nga humbje Shqipëria bëri një fillim të fuqishëm kundër Italisë, duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e EURO-s me Bjaramin, përpara se të humbiste 2-1. Kishte shumë gjëra pozitive për Sylvinhon dhe lojtarët e tij kundër kampionëve në fuqi, por me ndeshjen kundër Spanjës qnë Düsseldorf në ditën e tretë të ndeshjeve, ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Barcelonës e ka shënuar…

Read More

Përballja e radhës për kombëtaren shqiptare të futbollit do të jetë me Kroacinë sot ora ora 15:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg. Është ndeshja e raundit të dytë të ndeshjeve të Grupit B në “Euro 2024”. Shqipëria dhe Kroacia e nisin me zero pikë përballjen mes tyre si humbëse në raundin e parë, ku Kroacia u mund 3:0 nga Spanja dhe Shqipëria 2:1 nga kampionët në fuqi të Europës, Italia. Kroacia ka 5 pjesëmarrje më shumë se Shqipëria në kampionate eruopiane, ku 6 herë i ka radhazi, nga “Euro 2004” e më pas. Ka arritur dy herë në çerekfinale, në debutimin…

Read More

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma. Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej…

Read More

Një udhëzim i Ministrisë së Financave, hyrë në fuqi tashmë pas publikimit në fletoren zyrtare njehson kategoritë prioritare dhe ato joprioritare duke ndarë proporcionalisht (jo më 70:30) të gjithë fondin e vënë në dispozicion për ish-të dënuarit politikë, me kushtin e vetëm që vlera e përfitimit të mos e kalojë shumën e 1 milion lekëve. “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000…

Read More

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill. Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të Financave Publike, një document i dakordësuar me Bashkimin European, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE. Qeveria angazhohet në implementimin e këtyre masave deri në vitin 2030. Në strategji, masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të…

Read More

Pas një seance dëgjimore me përfaqësues të palës ankimore dhe institucioneve qeveritare, që zgjati rreth 7 orë, Gjykata Kushtetuese vendosi sot që t’u lërë një afat deri në 21 qershor ankimuesve që kërkojnë pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”, që të paraqesin argumente shtesë, pasi nga padia e depozituar nuk evidentohen pasoja të pariparueshme. Gjykata njëkohësisht vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se do të vijojë procesi gjyqësor…

Read More

Fluksi i lartë i pasagjerëve që po lëvizin përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit ka bërë që të rëndohet trafiku, duke krijuar vonesa të pasagjerëve për të arritur në kohë në aeroport. Tirana Airport Partners u ka bërë thirrje pasagjerëve që udhëtojnë nga Rinasi të jenë të paktën 3 orë para kohës së nisjes së avionit të tyre. “Për të siguruar një udhëtim të qetë dhe për të shmangur trafikun e rënduar gjatë këtij sezoni veror, ju lusim të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes. Kjo masë proaktive do të…

Read More

Investimet në teknologjinë e mbrojtjes të Europës po intensifikohen pasi NATO të martën konfirmoi investimet e saj të para të teknologjisë së thellë si pjesë e një fondi prej 1 miliardë eurosh që synon të adresojë sfidat e sotme të mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut njoftoi fondin në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Fondi i Inovacionit të NATO-s përputh blerësit qeveritarë të teknologjive me bizneset fillestare për të zhvilluar teknologjitë e mbrojtjes. Kompanitë e para që marrin investimin janë evropiane dhe përfshijnë ARX Robotics të Gjermanisë, e cila dizajnon robotë pa…

Read More

Eksportet dhe importet e mallrave kanë shënuar një rritje të vogël gjatë muajit maj. Konkretisht, eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliard lekë një muaj më parë, duke u rritur me 0,5% në krahasim me muajin prill të këtij viti. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 79 miliard lekë, rritje kjo me 5,3% llogaritur me prill 2024. Megjithatë, nëse i krahasojmë këto shifra me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se tregtia e jashtme ka performuar dobët në 2024-ën. Të dhënat tregojnë se eksportet janë ulur me 12,4%, ndërsa importet me 1,6% në krahasim me muajin maj…

Read More