Author: gazetar_1

Shumë vende kanë përjetuar mungesa në rritje të ilaçeve, me pandeminë COVID-19 që e përkeqësoi ndjeshëm problemin. Në Shtetet e Bashkuara, mungesat aktive të barnave arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 323 në tremujorin e parë të këtij viti, sipas Shërbimit të Informacionit të Barnave të Universitetit të Utah, rreth 86 % nga niveli më i ulët në 10 vjet, prej 174, i arritur për herë të fundit në 2017. Një deklaratë javën e kaluar nga Grupi Farmaceutik i Bashkimit Europian (PGEU), ndërkohë, theksoi shqetësimet e mjekëve dhe farmacistëve për një rritje të mungesës së barnave…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën në veprat dhe projektet e infrastrukturës rrugore, ku po investohet për ndërtimin e akseve të reja. ARRSH ndau sot në rrjete sociale, pamje nga punimet që po kryen në kantierin e urës mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës. “Në kantierin Urat mbi lumin Tiranë, po vijon puna pa ndërprerje duke arritur realizimin fizik të punimeve rreth 55%”, njoftoi ARRSH. Sipas ARRSH-së, në këtë kantier ka përfunduar prodhimi i gjithë strukturës së celikut të urave dhe paralelisht po vijon puna për montimin e trarëve. Projekti e trajton zonën edhe me elementët…

Read More

Tuneli i Llogorasë, një ndër veprat më të mëdha publike, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit, po jetësohet me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e tunelit që pritet të inaugurohet në 5 korrik 2024. Tuneli i Llogorasë pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash. Tuneli kryesor është i veshur me beton dhe i…

Read More

Banorët e sotëm të Nerdlingen e dinë se jetojnë mbi tonelata diamantesh, por nuk kanë ndërmend të shkatërrojnë qytetin për t’u pasuruar. Ata nuk do të mund të merrnin një çmim të mirë për gurët e vegjël, qoftë edhe për një sasi të madhe, sepse janë më të vegjël se 0.2 milimetra. Qyteti Nerdlingen në Bavari është ndërtuar mbi diamante që datojnë 15 milionë vjet më parë, kur një asteroid goditi Tokën. Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte një kilometër, ashtu si Nerdlingen i sotëm dhe peshonte rreth tre miliardë ton. Ndikimi rriti temperaturën dhe presionin mjaftueshëm për të…

Read More

Rreth 18 mijë aplikime për të përfituar fonde në bujqësi e blegtori janë shpallur fitues pas përfundimit të fazës së parë, ku të aprovuara janë 12.102. Zëvendësministri i bujqësisë Arian Jaupllari ka folur për shifrat zyrtare dhe nisjen e fazës së dytë. Sipas tij intersi më i lartë ka qënë ka qënë për naftën me 54.255 fermerë dhe për blegtorinë, ku u regjistruan mbi 9 mijë aplikime për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin. Edhe për bletarinë ka patur interes të lartë, ku janë kualifikuar 4223 aplikime. Ndërkohë për bimët mjekësore, kanë kaluar fazën e parë 953 aplikime,…

Read More

Remitancat janë një burim jetik financimi dhe ndihme për shumë familje shqiptare dhe më gjerë, për ekonominë. Banka Botërore bën të ditur se, 1.9 miliardë euro janë dërguar nga diaspora gjatë vitit 2023 tek familjet e tyre në Shqipëri. Banka Botërore e sheh anëtarisimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (Single Euro Payments Area – SEPA), një mundësi të madhe për bizneset dhe qytetarët. BB vlerëson se, faza e dytë e Programit të saj për Remitancat dhe Pagesat, i financuar nga Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike synon të sigurojë që dërgesat e emigrantëve të kanalizohen përmes rrugëve…

Read More

Pas vonesës prej vitesh, Sistemi i Hyrës/Daljes së BE-së (EES) pritet të hyjë në fuqi këtë vjeshtë. Britanikët dhe pushuesit e tjerë të “vendeve të treta” do të duhet të regjistrojnë mbërritjen dhe largimin e tyre nga vendet e BE-së dhe Zonës Shengen duke u marrë fotografitë dhe shenjat e gishtërinjve në kontrollin e pasaportës. Kjo do të zëvendësojë vulën manuale të pasaportës. Por shumë udhëtarë mbeten të pasigurt në lidhje me mënyrën se si do të funksionojë sistemi – dhe Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) që do të vijojë në mesin e vitit 2025. Një…

Read More

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë Rio Tinto miratimin për zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë dy vjet pasi Beogradi e anuloi projektin. Lajmi është raportuar nga Financial Times. Vuçiç u shpreh se garancitë e reja nga gjigandi global i minierave dhe Bashkimi Europian dukeshin të vendosura për të adresuar shqetësimet e Serbisë nëse standardet e nevojshme mjedisore do të përmbusheshin në perëndim të vendit. ‘Rio Tinto’ tha në një deklaratë se ishte e bindur që projekti Jadar ka potencialin të jetë një aset i klasit botëror që mund të veprojë si një katalizator…

Read More

Disa gjëra nuk janë të mira për t’i bërë me stomakun bosh, kështu që një opsion më i sigurt është të filloni ditën me një mëngjes të shëndetshëm. Mënyra se si e filloni mëngjesin do të ndikojë në nivelin tuaj të energjisë gjatë ditës. Megjithatë, ndonjëherë njerëzit zhvillojnë zakone që mund të çojnë në efekte të padëshiruara fizike dhe emocionale. Nëse këto zakone janë bërë pjesë e rutinës suaj me kalimin e kohës, ato mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Është më mirë t’i shmangni këto gjëra, veçanërisht me stomakun bosh. Konsumimi i barnave anti-inflamatore Medikamente të tilla si aspirina,…

Read More

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që vuanë nga diabeti shpesh hasin probleme me manaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar. Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të yndyrnave apo triglicerideve. Sipas të dhënave të disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit,…

Read More