Author: gazetar_1

Është koha për Kampionatin Europian 2024. Tifozët e futbollit po përgatiten për emocionet e ndeshjeve, dhe për shumë, kjo do të thotë të shijojnë një birrë ndërsa shikojnë skuadrat e tyre të preferuara duke garuar. Megjithatë, kostoja e kësaj përvoje do të ndryshojë ndjeshëm në varësi të vendit ku ndodhen fansat ose ku udhëtojnë. Të dhënat e fundit zbulojnë dallime të mëdha në çmimet e birrës vendase dhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të pijeve alkoolike në të gjithë Europën, duke theksuar kostot e ndryshme që mund të presin fansat. Sipas Numbeo, një faqe interneti për statistikat e kostos…

Read More

Prodhimi i mineralit të kromit pësoi rënie të lehtë gjatë vitit 2023, në raport me 1 vit më parë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, në fund të vitit 2023, në këtë degë të industrisë minerare u prodhuan rreth 920 mijë ton mineral kromi kryesisht për eksport apo rreth 1.3% më pak se në vitin 2022 kur u nxorrën rreth 933 mijë ton. Gjithsesi, kjo rënie vjen pas rritjes së konsiderueshme prej 43.5% të prodhimit gjatë vitit 2022, në raport me vitin 2021. Sa i takon prodhimit të këtij minerali gjatë 10 viteve të fundit, të…

Read More

Dy ditë më parë, Banka e Shqipërisë dorëzoi zyrtarisht aplikimin pranë Këshillit Evropian të Pagesave për anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (Single Euro Payments Area – SEPA), duke u renditur vendi i parë në rajon që ka përmbyllur me sukses këtë fazë të rëndësishme të integrimit në tregun evropian të pagesave. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot se përmes SEPA-s, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta sikur të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. “Përfitimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe familjeve do të jenë në fushat…

Read More

Shumica prej nesh e kalojnë pjesën më të madhe të jetës duke punuar, kështu që nuk është çudi që puna jonë mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme mendore. Ndërsa puna mund të sjellë stres, trishtim dhe zemërim në jetën tonë, disa gjithashtu gjejnë kënaqësi, qëllim dhe lumturi në punën. Sipas raportit të vitit 2024 të Gallup të Gjendjes së Vendit Global të Punës, 34% e të anketuarve në mbarë botën thonë se ndihen mirë, ndërsa 58% thonë se janë “duke luftuar”. Rreth 8% e të anketuarve në mbarë botën pranojnë se “vuajnë”…

Read More

Më shumë operatorë biznesi dhe produkte jo ushqimore do të jenë në fokus të kontrolleve zyrtare sa i takon sigurisë nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Në strategjinë ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen tregut 2024-2030 të publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet rritja dhe zgjerimi i fushës së kontrollit dhe mbikëqyrjes në treg të produkteve joushqimore në përputhje me legjislacionin ekzistues, ku përpos inspektimeve për zbatimin e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve ekonomikë për sigurinë e produkteve joushqimore, projektohet rritje e kontrolleve fizike treguese dhe laboratorike. Kontrollet do të fokusohen tek produkte që janë inspektuar në vitet…

Read More

Thuajse pas dy muajsh nga mbyllja e aplikimeve të fermerëve për subvencione në bujqësi, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listat e aplikantëve të kualifikuar. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion, në total janë 15.591 aplikime që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për 7 masat e Skemës Kombëtare, apo rreth 89 për qind e aplikantëve totalë, duke përjashtuar mbështetjen me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi. Konkretisht numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për blegtorinë, me 9285 aplikime në total për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin.…

Read More

Dollari amerikan vijon të fitojë pikë duke e mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë sot me 92.9 lekë dhe është shitur me 93.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane vijon të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe në fillim të kësaj jave teksa është blerë sot me 100 lekë dhe 3është shitur me 100.9 lekë. Franga ka regjistruar rritje këtë të premte duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë këtë mëngjes me 103. lekë dhe është shitur me 104.5 lekë. Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi është forcuar mëngjesin e sotëm duke u blerë…

Read More

Me një fond limit total prej rreth 7.3 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon hapjen e 4 tenderëve për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor. Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, ndërsa pas tij vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me rreth 1.6 mld lekë. Kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth…

Read More

Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë. Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 1 janar 2020 deri në 10 maj 2024. Në një njoftim për shtyp AK bën të ditur se, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, me vendimin “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve të administrimit në rezidencat e banimit të qarkut të Tiranës në tregun e aksesit të shërbimit të internetit”,…

Read More

Euroja u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të enjten. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.52 lekë, duke fituar 0.03 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 93.02 lekë, duke humbur 0.44 pikë. Paundi britanik u këmbye me 118.94 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.91 lekë, ose 0.34 lekë më pak se ditën e mërkurë.

Read More