Author: gazetar_1
Banka e Shqipërisë po punon për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të konsiderueshme për kredidhënien e institucioneve të mikrofinancës. BSH është angazhuar edhe me konsulencën e Bankës Botërore në ndërmarrjen e ndryshimeve të tilla që synojnë forcimin e rregullave të huadhëniës. Disa nga parimet ku pritet të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një sistemi për pikëzimin e kredimarrësve, si edhe kufizimin e numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Këto ndryshime po vijnë pas daljes në dritë të hetimeve ndaj disa institucioneve përmbarimore, për shkelje ligjore…
Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e ekipit të huadhënësve që financoi ndërtimin e Karavasta Solar, një park fotovoltaik 140 MW (parku energjitik më i madh diellor në Ballkanin Perëndimor) me një disbursim në vlerën 17.86 Milionë Euro. Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e kredisë sindikale në mbështetje të realizimit të projektit më të rëndësishëm deri më sot në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Finalizimi i suksesshëm i financimit është rezultat i sinergjive të zhvilluara brenda Grupit Intesa Sanpaolo në fusha të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm, ekspertiza lokale dhe ndërkombëtare e financimit të projekteve, të harmonizuara…
Të punuarit nën stres dhe për një kohë të gjatë përveçse ul produktivitetin, ndikon dhe në shëndetin mendor. Për psikologët këto probleme mund të shfaqen me sjellje agresive. “Kur ti e shikon që ky stres është i zgjatur dhe ti nuk po shkëputesh dot prej tij mund të kesh edhe probleme të shëndetit mendor, mund të kalosh në forma të lehta depresive të cilat ndikojnë në sjelljen tonë, mund të kemi agresivitet. Një stres i tejzgjatur mund të sjellë edhe probleme të shëndetit, me të ushqyerit, probleme me gjumin”, thotë psikologja Arjana Muçaj. Për të shmangur ndjesinë e pakënaqësisë në…
Kompanitë e automobilave në Kinë shitën më shumë makina se homologët e tyre në SHBA për herë të parë vitin e kaluar, të rritura nga BYD dhe rritjes në tregjet në zhvillim, tha studiuesi Jato Dynamics në një raport të botuar këtë javë. Markat kineze, të udhëhequra nga BYD me bazë në Shenzhen, shitën 13.4 milionë automjete të reja vitin e kaluar, ndërsa markat amerikane shitën rreth 11.9 milionë, treguan të dhënat. Markat japoneze kryesuan me 23.59 milionë shitje. Rritja e shitjeve të Kinës kaloi gjithashtu SHBA-në, me 23% rritje nga viti i kaluar krahasuar me 9% të SHBA-së. “Neglizhenca…
Ekonomia shqiptare do të përfitojë një rritje me 1% ndërsa emigrantët që sjellin të ardhura pranë familjeve do të kursejnë deri në 100 milionë euro nga trasaksionet pas futjes në sistemin europian të pagesave. Matija Laco, drejtues në Bankën Botërore u shpreh sot në takimin që u zhvillua në Tiranë se e sheh anëtarisimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (Single Euro Payments Area – SEPA), një mundësi të madhe për bizneset dhe qytetarët. “Nëse Shqipëria futet në pagesat digjitale europiane, ekonomia do pësoje rritje me 1% të PBB dhe remitancat do të jenë më të…
Pushteti vendor ka fituar vitin e kaluar afro 4 milionë euro nga taksa e fjetjes në hotele si rezultat i bumit turistik. Por fitimet do të ishin më të larta nëse sektori nuk do të kishte prezencë të informalitetit, pasi nga shifrat rezulton se vetëm 1/3 e turistëve të huaj, janë regjistruar në strukturat akomoduese Afro 4 milionë euro ka përfituar pushteti vendor gjatë vitit të kaluar prej bumit turistik, duke u rritur me 1.1 milionë euro në raport me vitin 2022, kur 61 bashkitë e vendit mblodhën në total nga taksa e fjetjes së hotele vetëm 2.8 milionë euro.…
Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian. Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar…
Që nga dita e nesërme, konkretisht datë 15 qershor, efektivët e Policisë së Shtetit, përgjatë tre muajve të verës në sezonin turistik do të punojnë me 12 orë në ditë. Çdo vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonat bregdetare dërgoheshin efektivë nga Tirana për shërbime gjatë sezonit turistik. Këtë vit kjo nuk do të ndodhë. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, është hequr kufizim i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj. Efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, ku në një muaj…
Nis Euro 2024. Vëmendja kthehet te fitimet që UEFA do t’u japë ekipeve pjesëmarrëse. Shuma e çmimit është një aspekt vendimtar i garës, duke reflektuar rëndësinë dhe prestigjin e këtij turneu kontinental. Nga faza e grupeve deri në finale, çdo fazë e arritur sjell pjesën e saj të shpërblimeve financiare, duke i motivuar skuadrat të japin më të mirën nga vetja. Këto janë skenat financiare të Euro 2024 që zbulojnë se si UEFA mbështet ekipet përmes bonuseve tërheqëse. Çdo ekip i kualifikuar në fazën finale të Euro 2024 do të marrë një bonus prej 9.25 milionë euro. Kjo shumë përbën…
Në 24 orët e ardhshëm nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas planifikohet të ngrihen 106 avionë. Drejt Gjermanisë mikë-pritëse të “Euro 2024” do të fluturojnë 14 avionë, njëri prej të cilëve në Dortmund qyteti në stadiumin e së cilit luhet ndeshja Shqipëri-Itali. Nëse e keni lënë për moment të fundit për të parë ndeshjen apo ka dalë një fluturim i papritur, lajmi i keq është se nuk ka më bileta të lira për në Dortmund. Dy kompanitë “low cost” nga 23 në total që operojnë në Rinas i kanë shitur të gjitha biletat, ndërsa për linjat e tjera çmimet…
