Author: gazetar_1
Kafeina është një nga ato “bekimet” e jetës pa të cilin vështirë se shumë njerëz hapin sytë në mëngjes apo nisin ditën në punë! Shumë persona e kanë kafenë pjesë të pandarë të jetës. Por, e dini që ka momente të ditës kur mund ta teproni me këtë pije? Disa sinjale të tilla si ritmi i shpejtë i zemrës, dhimbje koke apo djersitja mund të jenë shenjat se ju e keni tepruar me kafeinën. Sa kafe mund të pimë në ditë? Kafeina është një nga stimuluesit më të vjetër të njerëzimit. Për shkak të efektit që ka në zemër dhe…
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner foli në një tryezë të rrumbullakët mbi mekanizmat e kontrollit të investimeve, ku morën pjesë deputetët Eduard Shalsi dhe Jorida Tabaku, si dhe përfaqësues nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar (CLDP), Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) dhe Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ekonomike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në vendin tonë, bën të ditur se diskutimi nënvizoi rëndësinë e mekanizmave të fortë dhe transparentë të shqyrtimit të investimeve për të mbrojtur interesat kombëtare në sektorë kritikë si teknologjia,…
Numri total i skanimeve të kontenierëve në të gjitha pikat doganore për vitin 2023 ka arritur rekord krahasuar me vitet mëparshme. Referuar raportit vjetor të ministrisë së Financave lidhur me perfomancën e koncesioneve, rezulton se në 2023 regjistrohen 265,196 skanime në total. Në krahasim me vitin 2015 kur numri i skanimeve doganore ishte afro 14,655, rritja regjistrohet në 18 fish më shumë, shifër e cila vjen edhe nga rritja e shkëmbimeve tregtare. Ky shërbim ofrohet përmes kontratës koncesionare /PPP “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, nënshkruar me kompaninë…
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN për periudhën janar – maj 2024 në total përmes këtij instrumenti janë tregtuar 670,120 mWh energji. 58% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, por të dhënat tregojnë se gjatë muajit prill dhe maj për zonën ofertuese të Kosovës, sasia e tregtuar përmes bursës është më e madhe se në Shqipëri. Po ashtu, bashkmi i tregjeve u shënua në muajin shkurt, çka do të thotë se të dhënat për Kosovën përfshijnë…
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punon që krahas mbledhjes së detyrimeve aktuale të mblidhen edhe detyrimet e prapambetura. Treguesit e arkëtimeve konfirmojnë ecurinë pozitive të OSHEE Group Sh.A., sa i takon pagesës së faturave, si dhe qëndrueshmërisë financiare. Në muajin maj norma e arkëtimit shënoi 110%, rezultat ky, i arritur edhe falë ndërgjegjësimit të abonentëve, si dhe angazhimit maksimal të Furnizuesit të Tregut të Lirë, i cili tashmë operon në treg të lirë e të liberalizuar. Të dhënat tregojnë se norma e arkëtimit për periudhën janar-maj 2024 ishte 1.5 % më e lartë se në të njëjtën periudhë…
Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të reja. Nga rreth 35,000 mjete të përdorura, 77% e tyre janë importuar, ndërsa pjesa tjetër janë blerë nga koncesionarë ose shitës të autorizuar. I njëjti trend vihet re edhe për makinat e reja ku më shumë se 70% e tyre janë importuar nga jashtë. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga DPSHTRR për të kuptuar preferencat e shqiptarëve në blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura. Nisur nga të…
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vjetra të vendit për ligjin e azilit. Për më tepër, Hungaria do të duhet të paguajë 1 milion euro për ditë vonesë. Paratë do të zbriten automatikisht nga pjesa e ndarë e Hungarisë në buxhetin e BE-së, pjesë të të cilit mbeten të ngrira për shkak të problemeve të ngjashme ligjore. Dështimi për të “përmbushur detyrimet përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, tha GJED në një deklaratë për shtyp. Mosmarrëveshja daton në dhjetor 2020,…
Të huajt dhe emigrantët shqiptarë me nënshtetësi të huaj kanë investuar afro 86 milionë euro për blerjen e pasurive të paluajtshme vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti. Interes të lartë ka vija bregdetare në të gjithë vendin. Ekspertët e pasurive të paluajtshme shprehen se duhet t’u jepet më shumë rëndësi edhe investimeve në infrastrukturë në zonat malore, me qëllim diverisifikimin e portofolit të investimeve. Agjencitë immobiliare kërkojnë nga qeveria që të rishikojë tatimin për transaksionet në pasuritë e paluajtshme, i cili aktualisht është në nivelin 15%, me argumentin se nxit informalitetin duke lënë jashtë buxhetit afro 38…
Personat e punësuar në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet financiar apo në kompanitë e sigurimit, paguhen më tepër, ndjekur menjëherë më pas nga sektori i informacionit dhe komunikimit. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se gjatë tremujorit të parë 2024, paga mesatare bruto për grupaktivitetin e informacionit dhe komunikacionit, u rrit me 6,9% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por si kanë ndryshuar pagat për këto dy sektorë në 5 vitet e fundit? Në një hark kohor pesëvjeçar, pagat kanë pasur tendencë rritëse, me ndonjë ulje të vogël në varësi të gjendjes financiare të kompanive në vite të…
Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të ndërtimit për objektet bujqësore dhe blegtorale. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kjo ishte një nisëm e deputetëve socialist të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët me porosi të kryeministrit Rama, u ngarkuan vitin e shkuar për të sjellë një paketë lehtësuese si për objektet bujqësore, ashtu dhe për objektet banuese në zonat rurale. “Vendimi 283 lidh në mënyrë të drejtpërdrejt ekonominë bujqësore me shfrytëzimin më të madh të kapaciteteve…
