Author: gazetar_1

Ministri i Financave Ervin Mete priti në një takim Presidentin e kompanisë Mastercard për Europën, Mark Barnett. Ministri Mete dhe Barnett biseduan mbi zhvillimet në drejtim të digjitalizimit dhe pagesave elektronike në vendin tonë, ku në vitet e fundit është vërejtur një trend pozitiv në këtë aspekt. Ministri Mete dhe Presidenti i Mastercard Europe diskutuan gjithashtu mbi mundësitë e rritjes së prezencës së Mastercard në Shqipëri. Bazuar në të dhënat e analizuara nga Mastercard lidhur me fluturimet e programuara për periudhën qershor-gusht 2024, Tirana rezulton destinacioni i tretë më i preferuar në Botë, pas Mynihut dhe Tokios. Në këtë drejtim,…

Read More

Punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij viti. Kjo gjë u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në prezantimin e Kalendarit Turistik të Eventeve përmes aplikacionit TEA 2.0. “Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do përfundonte punimet brenda këtij viti, do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, me ndihmën e Zotit, do të jetë operacional në sezonin e ardhshëm turistik me një operator që vetë emri i thotë të gjitha, është aeroporti i Mynihut”, tha Rama. Kryeministri Rama u shpreh se “do të hapet gara…

Read More

Kina po grumbullon lëndë të para në sasi të mëdha. Të gjithë ata që merren çdo ditë me ar, naftë, argjend apo bakër, sigurojnë se blerjet nga “gjigandi aziatik” janë jashtëzakonisht të larta, veçanërisht kur mendon se ekonomia e saj po humbet vrullin dhe sektori i pasurive të paluajtshme është praktikisht i ngrirë. Pra, pyetja e madhe për të cilën askush nuk ka një përgjigje të vetme është, pse Pekini grumbullon kaq shumë lëndë të para? Gjithçka tregon në të njëjtin drejtim: Kina po përgatitet të përballojë një goditje të përhershme të jashtme. Nuk duhet të jetë një luftë armësh,…

Read More

Numri i kontratave të koncesioneve/PPP të miratuara në Shqipëri deri në vitin 2023 regjistrohet në 230 të tilla, ku 6 prej tyre janë zgjidhur, dhe si rezultat numri aktual i kontratave aktive të koncesionit/PPP është 224. Referuar raportit vjetor të Ministrisë së Financave, për periudhën 2004-2013 janë lidhur 176 kontrata në total, ndërsa gjatë periudhës 2014-2023 janë miratuar 54 kontrata koncesionare/PPP Pjesa më e madhe e kontratave ka si Autoritet Kontraktues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 208 kontrata koncesionare/PPP , ndërkohë, Ministria e Turzimit dhe Ministria e Financave kanë secila nga 6 kontrata, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes…

Read More

Një verë “e nxehtë” parashikohet për industrinë e turizmit në Europë, me Kontinentin e Vjetër që pret një numër rekord turistësh. Atraksionet e famshme rrisin çmimet e biletave. Hotelet kushtojnë dhe dollari ka rënë, si ndaj paundit ashtu edhe ndaj euros. Sipas Tom Jenkins, CEO-s së Organizatës Europiane të Turizmit, ka pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës në krahasim me vitin e kaluar. Udhëtarët amerikanë janë tashmë në disavantazh për shkak të dollarit të dobët, i cili gjithashtu po bie nga viti në vit kundrejt 11 monedhave të tjera europiane. Nga Bosnja, Bullgaria, Danimarka dhe Islanda, në Poloni, Suedi…

Read More

Turizmi është kthyer në një degë të rëndësishme të ekonomisë, duke sjellë jo vetëm të ardhura direkte por edhe indirekte. Në fjalën e mbajtur me rastin e prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës me anë të aplikacionit TEA, guvernatori Gent Sejko tha se rritja e turizmit ka sjellë një përmirësim të bilancit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe të imazhit të Shqipërisë në tërësi. Guvernatori Sejko u ndal në situatën e pasurive të paluajtshme ku turizmi po shoqërohet nga një rritje e ndjeshme e investimeve, sidomos në zonat bregdetare. Sejko tha se në…

Read More

Komisioni Europian njoftoi vendosjen e tarifave të shtuara për importin e automjeteve elektrike nga Kina që do të arrijnë në disa miliardë euro, sipas raportimeve të Financial Times. Duke iu përgjigjur kërkesës urgjente të industrisë europiane të makinave për të frenuar një fluks të makinave elektrike kineze të financuara nga shteti në Bashkimin Europian, Komisioni do të njoftojë se nga korriku do të vendosen tarifa deri në 25% të vlerës së çdo automjeti elektrik kinez. Muajin e kaluar, SHBA ndërmori një veprim vendimtar. Administrata Biden ka rritur tarifat e saj për importet kineze të makinave me bateri nga 25% në…

Read More

Sot ka filluar zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Kjo nënkupton që rreth 300 mijë banorë të zonës kufitare, përmes mjetit të identifikimit dhe lejes së trafikut lokal kufitar, do të lejohen të kalojnë kufirin tokësor në bazë të regjimit të trafikut lokal kufitar. Marrëveshja e nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës më 26 nëntor 2021, parashikon që qytetarët në të dyja anët, pra 30 km në…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gara për ndërtimin e aksit Milot – Balldren do të hapet deri në fund të qershorit dhe më pas do të hapet për Balldren-Muriqan, për të bërë lidhjen me Malin e Zi. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar për prezantimin e Kalendarit Digjital të Eventeve në Turizëm përmes aplikacionit TEA 2.0, Rama tha se “duke u nisur nga infrastruktura për të cilën ne po bëjmë një punë shumë intensive ju jeni të informuar që kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihen në…

Read More

Banka Botëtore vlerëson pozitivisht trendin në rritje të ekonomisë shqiptare, teksa shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në disa drejtime kryesore ekonomiko-sociale. Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, tha se, ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore, si sektorë potencialë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. I pranishëm në një takim biznesi që u zhvillua në Tiranë, ai theksoi se, “nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave…

Read More