Author: gazetar_1

Autoritetet argjentinase janë duke kërkuar bashkëpunimin me zyrtarët salvadoranë, të cilët kanë qenë të hapur ndaj Bitcoin, për të forcuar adoptimin e tyre të asetit kryesor digjital. Sipas një raporti zyrtar të përgatitur nga Komisioni Kombëtar i Sigurimeve të Argjentinës (CNV), presidenti i CNV Roberto Silva dhe Zëvendës Presidentja Patricia Boedo zhvilluan një takim javën e kaluar me Presidentin e Komisionit Kombëtar të Aseteve Digjitale të El Salvadorit (CNAD), Juan Reyes. Gjatë takimit, të dy palët diskutuan përvojën dhe praktikat e vendit në adoptimin e Bitcoin. Raporti zbuloi se Silva dhe Boedo diskutuan mundësinë e rritjes së aplikimit të kriptomonedhave…

Read More

Në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në bashkinë e Kurbinit vijon intensivisht procesi i Rindërtimit, duke u shtrirë në të gjitha lagjet e rrugët e brendshme. Aktualisht janë në ndërtim e sipër apartamente të 3 tipologjive, (1+1; 2+1 dhe 3+1), të shpërndara në 10 pallate, pjesë e zonës së re për zhvillim, ku brenda këtij viti do të akomodohen 375 familje. Por jo vetëm. Krahas ndërtimit nga themelet të apartamenteve të reja me kushte optimale, po bëhet edhe ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të zonës përreth, duke zgjeruar hapësirat publike, dhe duke krijuar komoditet në…

Read More

Investimet e huaja, si ndër burimet kryesore të financimit të ekonomisë, kanë vijuar trendin pozitiv. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të BSH, në tremujorin e parë investimet e huaja arritën në 325 milionë euro, shifër në rritje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, kur u shënuan 308 milionë euro. Të domosdoshme për të krijuar vende pune, por edhe për të zhvilluar tregun dhe rritur konkurrencën. Për shkak të të gjitha këtyre përfitimeve, në rajon tashmë prej vitesh ka nisur gara e ashpër për tërheqjen e investitorëve të huaj. Fluksi i investimeve të huaja ka pësuar rritje…

Read More

Raporti i kredive me probleme ka shënuar një rritje të lehtë në muajin prill të këtij viti. Sipas të dhënave të bëra publike nga Banka e Shqipërisë, kreditë me probleme u rritën në nivelin 4.88% në prill 2024, nga 4.64 % që ishte ky tregues në muajin mars 2024. Vlera totale e kredive me probleme në muajin prill shënoi vlerën 37.6 miliardë lekë, nga 35.4 miliardë lekë që ishin në muajin mars, duke u rritur me 2.1 miliardë lekë. Ndërkohë që totali i kredisë së dhënë deri në muajin prill sipas BSH-së është në vlerën 770.9 miliardë lekë.Banka e Shqipërisë…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, institucion në varësinë e Bashkisë së Tiranës ka hapur tenderin për  realizimin e një studim- projektimi për rrjetin ujitës me pus. Qëllimi i projektit është që të gjendet vendi më i përshtatshëm për hapjen e pusit si dhe të projektohet që të mund të përballojë me ujitje zonën përreth. Projekti synohet të zgjidhë lidhjen dhe përcjelljen në një tubacion kryesor shpërndarës. Sipas dokumenteve të tenderit me vlerë 1 milionë lekë i cili mbyllet më 20 qershor, studimi e projektimi duhet të marrë parasysh që prurja e ujit nga pusi të jetë jo më…

Read More

Këshilli bashkiak i Valencias ka propozuar një ide për instalim panelesh fotovoltaike në varreza. Në qytetin spanjoll regjistrohen plot 300 ditë me diell në vit dhe objektivi është transformimi i tij në termocentralin më të madh urban diellor. Sipas këshillit të qeverisjes vendore të Valencias, qëllimi është ndërtimi i termocentralit më të madh urban diellor në Spanjë me një buxhet prej më shumë se 3 milion eurosh. Si pjesë e projektit “Requiem in Power” – RIP, panele diellore do të instalohen në çatitë e pesë varrezave komunale të qytetit spanjoll. Varrezat që do të shndërrohen në zona të energjisë të…

Read More

Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 242 milionë euro, duke pësuar një rritje vjetore me 13%. Ajo që vërehet është se është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash. Remitancat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh. Po ashtu remitancat vlerësohen si një ndër faktorët që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës…

Read More

Industria e minierave të arit po përpiqet të mbajë nën kontroll rritjen e prodhimit pasi depozitat e metalit të verdhë po bëhen më të vështira për t’u gjetur, sipas Këshillit Botëror të Arit. Sipas të dhënave nga shoqata ndërkombëtare e tregtisë, prodhimi i minierave u rrit vetëm 0.5% në 2023 krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2022, rritja ishte 1.35% nga viti në vit, një vit më parë ishte 2.7%, ndërsa në vitin 2020, prodhimi global i arit regjistroi rënien e parë në një dekadë, duke rrëshqitur 1%. Nxjerrja e arit në shkallë të gjerë është me kapital…

Read More

Statistikat e këtij viti tregojnë një trend pozitiv të përdorimit të mjeteve elektrike në vendin tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-maj janë 1 068 mjete elektrike të regjistruara. Krahasuar me 5-mujorin e 2023-shit vërehet një rritje me 81 % e numrit të mjeteve elektrike të regjistruara. Në total në vendin tonë janë të regjistruara 4 369 mjete elektrike. Ndërkohë janë të regjistruara për periudhën 5-mujore 2 119 mjete hibride, të cilat kombinojnë një motor me djegie të brendshme me një motor elektrik për të përmirësuar efikasitetin e karburantit. Në…

Read More

Ekonomisë së vendit i mbetën 267 milionë euro neto nga turizmi në tremujorin e parë të këtij viti, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave që raportohen nga Banka e Shqipërisë. Kjo shumë është diferenca mes parave që të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri dhe shqiptarëve që kanë shpenzuar jashtë vendit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të hyrat neto nga turizmi në vend janë rritur me 41%. Në udhëtimet e tyre në Shqipëri, të huajt kanë shpenzuar 788 milionë euro, me një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë…

Read More