Author: gazetar_1

Paketa prej 23 miliardë eurosh e uljes së taksave synon të mbështesë buxhetet e familjeve tashmë të goditura nga inflacioni. Kjo do të bëhet kryesisht duke rritur pragjet e tatimit mbi të ardhurat, gjë që do të reduktojë zvarritjen fiskale. Zvarritja fiskale ndodh kur inflacioni më i lartë çon në paga më të larta dhe i shtyn njerëzit në grupin tjetër tatimor. Megjithatë, inflacioni më i lartë i konsumon shpejt çdo të ardhur shtesë të fituar nga punëtorët, pavarësisht se pagat e tyre po rriten. Kjo njihet edhe si progresion i ftohtë. Lëvizja tatimore e Gjermanisë pritet të jetë rreth…

Read More

Posta Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të shërbimit postar kanë pranuar dhe dërguar gjithsej 6.1 milionë objekte postare vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Posta Shqiptare si ofrues i vetëm i shërbimit universal, dominon 83% të tregut me mbi 5 milion dërgesa në periudhën janar-mars të këtij viti. Ndërsa 23 subjektet e tjera ofruese të shërbimeve postare përbëjnë vetëm 17% të tregut postar ose mbi 1 milion objekte postare të dërguara. Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare…

Read More

PROF. DR. ARBEN MALAJ “Nëse do ta dish vlerën e parave, shko dhe përpiqu të marrësh hua”- Benjamin Franklin Mbrojtja e çdo konsumatori nga praktikat grabitqare është një e mirë publike. Praktika grabitqare të huadhënies synojnë huamarrësit e dobët për t’iu ofruar kredi me interesa të larta, që ata nuk mund t’i përballojnë. Edukimi financiar i kredimarrësve është kolona e parë e parandalimit të këtij fenomeni. Sa më i dobët edukimi financiar i kredimarrësve, aq më shumë përhapen fenomenet grabitqare. Grabitqarët këshillojnë se: “Në një botë ku ka shumë peshq/kredimarrës të paditur – bëhu peshkaqen”. “Fishing/peshkim” quhet procesi që po…

Read More

Është hapur tenderi për përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe infrastrukturës së tij fizike. Ky investim do të ketë një fond limit prej 380 milionë lekësh, ndërsa do të duhen 3 vite për zbatimin e plotë të kontratës. Projekti synon modulimin e funksioneve kryesore të sistemit të regjistrit kombëtar dhe përmirësimin e infrastrukturës hardware, me qëllim garantimin e sigurisë së sistemit. Gjithashtu, më tepër dokumente që ofrohen nga shërbimi civil për qytetarët, pritet që të shtohen në portalin e-Albania. Kështu do të ketë një automatizim të mëtejshëm të shërbimeve elektronike të gjendjes civile që ofrohen nëpërmjet…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fitusese, për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit 8. Tenderët për 4 lote u shpallën 2 muaj më parë, ndërsa fituesit janë shpallur për 3 prej segmenteve. Referuar të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, punimet në lotin V të rrugës do të kryhen nga kompania Gjoka Konstruksion, teksa vlera e ofertës fituese është 2 467 961 433 lekë, pa TVSH. Ky segment ka një gjatësi prej 1.48 km. Për lotin VI, që ka një gjatësi prej 1.98 km, fitues është shpallur kompania Alb Star, me një ofertë prej 2 347 709 428 lekë,…

Read More

Banka Qendrore Europiane ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet. Banka mori kthesën e politikës monetare, duke ulur koston e huamarrjes, përpara homologëve të saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo lëvizje erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në një gjeneratë. BQE uli normën e saj bazë të depozitave me një çerek pikë përqindjeje në 3.75 për qind pas mbledhjes së këshillit të saj drejtues në Frankfurt të enjten. Banka tha se në vijim do të…

Read More

Detyrimet e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike ndaj kompanisë OSHEE Group janë reduktuar me rreth 2 miliardë lekë, gjatë periudhës janar-prill 2024. Krahasuar me 4-mujorin e parë 2023, kemi një reduktim me 3%; peshën kryesore në zbutjen e borxhit e kanë dhënë subjektet private, si dhe klientët familjarë. Ofrimi i skemave lehtësuese për shlyerjen e debive të akumuluara ndër vite, është njëra ndër arsyet e zbritjes së vlerës së borxhit që klientët familjar/jofamiljar, buxhetor dhe jobuxhetor kanë ndaj OSHEE Group. Faktor tjetër janë masat organizative që grupi OSHEE ka ndërmarrë me strukturat e…

Read More

Kuvendi diskutoi sot rreth marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillim me Turqinë dhe caktimin e statusit juridik dhe administrativ të zyrës në Shqipëri të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se marrëveshja e bashkëpunimit bazohet në kuadrin ekzistues të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe vullnetit për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për zhvillim, me qëllim progresin ekonomik e social. Me anë të kësaj marrëveshjeje, tha ai, palët do të bashkëpunojnë për zbatimin e projekteve dhe programeve, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social të Shqipërisë. Fushat e paracaktuara…

Read More

Investimet globale në teknologjinë dhe infrastrukturën e energjisë së pastër do të arrijnë në 2 trilionë dollarë këtë vit, dyfishi i fondeve që shkon në lëndët djegëse fosile, tregoi një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Investimi total në energji pritet të kalojë 3 trilionë dollarë për herë të parë në vitin 2024, tha Agjencia në raportin e saj vjetor të Investimeve Botërore të Energjisë. Rreth 2 trilionë dollarë do të shkojnë për teknologjitë e pastra, duke përfshirë burimet e rinovueshme, automjetet elektrike, energjinë bërthamore, rrjetet, magazinimin, karburantet me emetim të ulët, përmirësimet e efikasitetit dhe pompat e nxehtësisë, me…

Read More

Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik ndryshimet në Ligjin “Për Auditimin Ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”. Ndryshimet janë ndërmarrë në vijim të zbatimit të reformës për përmirësimin e raportimit financiar në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, me mbështetjen e Bankës Botërore. Ndryshimet synojnë përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit me acquis të BE-së, kjo edhe në kuadër të negociatave të Kapitullit 6, si edhe përfshirjen e elementeve të qëndrueshmërisë, kjo në linjë edhe me Direktivat dhe praktikat më të mira europiane. Reforma e ndërmarrë nga Ministria e Financave zbatohet…

Read More