Author: gazetar_1

Milano dhe Bukuresht, 31 maj 2024 – Grupi Intesa Sanpaolo ka përfunduar me sukses blerjen e Romanian First Bank S.A. (Rumani) nga fondi privat amerikan i investimeve J.C. Flowers & Co. Pas nënshkrimit më 28 tetor 2023, Intesa Sanpaolo S.p.A. dhe JCF Tiger Holdings S.A.R.L.; aksioneri kryesor i First Bank S.A.; të një marrëveshje për blerjen e 99.980513% të aksioneve në First Bank S.A., dhe pasi kanë marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga të gjitha autoritetet rregullatore përkatëse, Grupi Intesa Sanpaolo finalizoi blerjen e First Bank. Blerja e First Bank i mundëson Intesa Sanpaolo të rrisë praninë e saj në…

Read More

Hulumtimi për Ndikimin Ekonomik 2024 (EIR) i kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC) ka zbuluar sot se sektori i turizmit në Shqipëri ka dhënë një kontribut të madh në ekonomi, duke krijuar më shumë vende pune në vitin 2023 se çdo vit më parë në histori, sipas një artikulli të botuar në “Breaking Travel News”. Sipas raportit më të fundit të Organit Global të Turizmit, kontributi i sektorit në PBB-në e Shqipërisë arriti pothuajse 565 miliardë dollarë vitin e kaluar, që ishte pothuajse 37% më shumë se niveli më i lartë i mëparshëm në 2019-ën. Vendet e…

Read More

Drejtorët ekzekutivë apo ndryshe CEO-t po grumbullojnë pako të majme pagash ndërsa bursa amerikane po lulëzon. Shefat kanë bërë gjithmonë më shumë para se punëtorët. Por hendeku midis CEO-ve dhe punonjësve po rritet. CEO mesatar në S&P 500 paguhej 196 herë më shumë se punonjësi mesatar në vitin 2023, sipas një analize nga Equilar dhe The Associated Press ndërsa ishte rreth 185 në 2022. Zgjerimi i hendekut është nxitur nga fakti se paga e CEO-ve, e cila është e lidhur ngushtë me çmimet e aksioneve, po rritet dukshëm më shpejt se ajo e punonjësve. Shumë punëtorë, në fakt, po luftojnë…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, për përdorimin e fondit të rindërtimit, të miratuar për vitin 2024, në masën 420.6 milionë lekë për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës dhe Rrogozhinë. Sipas ndryshimeve të miratuara, bashkisë Durrës i transferohet fondi në masën 185 021 720 (njëqind e tetëdhjetë e pesë milionë e njëzet e një mijë e shtatëqind e njëzet) lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi, në masën 235 647 394 (dyqind e tridhjetë e pesë milionë e…

Read More

Pas gati tre vitesh në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë një detyrë të re. Burime zyrtare konfirmojnë ai është emeruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ceno Klosi është diplomuar për Ekonomi – Financë në Universitetin e Tiranës dhe me pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese. Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM.

Read More

Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Konkurrencës raporton se ka mbajtur nën monitorim tregje sensitive si ai i grurit, orizit e sheqerit dhe telefonisë celulare, si edhe ka nisur hetime për tregtimin e vajit dhe për qumështin e nënproduktet e tij. Por puna e deritanishme e Autoritetit të Konkurrencës nuk kënaqi deputetët në Komisionin e Ekonomisë, të cilët kërkuan më shumë rezultate. “Për qumështin hetimi është vijues, kemi mbyllur hetimin vetëm në tregun oriz dhe sheqer, nuk e di çfarë do të dalë nga ai hetim. Hetimi merr kohë, e humbet koherencën, por ne jemi aty për të ndëshkuar. Tregu i…

Read More

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues nga institucionet SIMEST Simest Spa dhe Gruppo Cassa Depositi e Prestiti për prezantimin e platformës Business Matching. Ibrahimaj bëri të ditur se nisja e kësaj platforme përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. “Vlerësojmë partneritetin me një vend mik si Italia dhe nisma të tilla, që synojnë rritjen e aftësive të kompanive shqiptare për të përvetësuar tregun si edhe stimulimin e rritjes ekonomike për të dyja vendet”, tha ministrja. Business Matching është platforma inovative…

Read More

Truprojat dhe shoferët e Prokurorëve të Posaçëm, agjentëve të BKH-së dhe anëtarëve të Gjykatës së Posaccme do të përfitojnë rritje rroge. Sipas projektvendimit, duke qenë se puna e tyre ka një natyrë të veccantë, është menduar një stimulim në pagën mujore. Nga kjo rritje përfitojnë edhe efektivët e Gardës së Republikës që shërbejnë për Presidentin, Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin, Zv.Kryeministrin dhe ministrat. Nga kjo rritje e natyrës se veccantë sipas vendimit përfitojnë 228 punonjës të Gardës. Të ndarë sipas objektit të shërbimeve, efektivët përfitojnë konkretisht: •10 000 lekë në muaj rritje të pagës, 45 punonjësit e Gardës në shërbim të…

Read More

Italia është shteti i cili ka më shumë biznese që operojnë dhe janë regjistruar në Shqipëri.Instat ka publikuar regjistrat e biznesit për vitin 2023 ku konstatohet se ndërmarrjet italiane që kryejnë aktivet në vendin tonë janë në total 3026.Këto biznese operojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe prodhimit të mirave. Ndërmarrjet italiane rezultojnë se janë kryesisht të vogla dhe kanë 1-4 të punësuarndjekur nga bizneset me rreth 50 të punësuar apo më tepër se aq. Në total ndërrrmajet e huaja italiane zënë 44% të totalit të biznesve të huaja që operojnë në vend duke rezultuar me një diferencë të fortë…

Read More

Skemës së formalizimit në bujqësi në 2023 ju shtuan vetëm 12 mijë e 71 fermerë. Regjistri i biznesit i publikuar nga Instituti i Statistikave bën të ditur se në të gjithë Shqipërinë ndodhen të pajisur me NIPT 96 mijë e 440 fermerë ose 14.3% më shumë se viti paraardhës. Por për ekspertët ky numër ende nuk është pasqyrim i tregut, teksa informaliteti qëndron disa herë më i lartë në këtë sektor. “Cdo vit kemi një rritje progresive të fermerëve pra ata që janë me nipt. Kur vjen pun ate femerët real që thuhet se janë me qindra mijëra ende nuk…

Read More