Author: gazetar_1
Gjatë pesë muajve të parë të vitit aktual në Shqipëri janë regjistruar për herë të parë gjithsej 41,595 mjete, ku 83.3% e tyre janë autovetura. Nëse analizojmë historikun e të dhënave që nga muaji janar i këtij viti rezulton se në maj kishim edhe numrin më të lartë të mjeteve të regjistruara për herë të parë në vendin tone prej 10,670 njësi. Sipas të dhënave nga DPSHTRR për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, rezulton se 24.9% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 75.1% e tyre në pronësi të individëve. E njëjta shpërndarje është hasur…
Çmimi i naftës bruto këtë të martë në tregjet ndërkombëtare ka prekur vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave aktualisht një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 77 dollarë, nga 82 dollarë që ishte në fund të muajit maj. Sipas mediave ndërkombëtare kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht shkurtimet e prodhimit të naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga tetori 2024. Ndërkohë pak javë më parë sulmi me dronë dhe raketa i Izraelit nga Irani, ka prekur…
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional” (PROSEED 2.0), zbatuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe GIZ, dhe financuar nga qeveria gjermane, u shpallën sot fituesit e granteve Smart&Green Future. I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja u shpreh mirënjohës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe përkushtimin e stafit të Ambasadës gjermane në Shqipëri. “ProSEED 2.0 synon zhvillimin e sektorit privat, përmirësimin e punësimit dhe arsimit profesional, duke integruar elementët digjitalë dhe të gjelbër në përputhje…
Një Komitet i Çështjeve Sociale, pjesë e Senatit të Francës, ka publikuar një raport se si taksat mund ta udhëheqin popullatën franceze drejt një stili jetese më të shëndetshëm. I publikuar javën e kaluar, një nga fokuset kryesore të botimit është pirja e duhanit – një zakon që lidhet me më shumë se 73,000 vdekje të shmangshme në Francë në vit. Për të përballuar këtë prirje, Komiteti sugjeroi që çmimi i cigareve të rritet me 5% çdo vit deri në vitin 2040. Nëse inflacioni është në 1.75%, kjo barazohet me një rritje vjetore prej 3.25%. Vlerësimet sugjerojnë se rritja e…
I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka deklaruar se duhet stabilitet, parashikueshmëri, angazhim, luftë kundër korrupsionit dhe përkushtim ndaj tij. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale të tij, Wisner thotë se bizneset amerikane në vendin tonë kërkojnë dhënien e një mundësie të drejtë. “Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne…Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se…
Kostoja në ndërtim u rrit me 3.4 % në tremujorin e parë të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot indeksin e kushtimit në ndërtim. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shpenzime energjie” me 7,5 %, pasuar nga grupet “shpenzime për paga” me 4.4 %, “shpenzime transporti” me 3.7 %, “shpenzime materiale” me 2.5 % dhe “shpenzime makinerie” me 1.5 %. Brenda grupit “shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “materiale ndërtimi” shënoi rritjen më të lartë prej 2.6 %, pasuar nga grupet “materiale hidrosanitare dhe ventilimi” 2.5 %…
Elidjana Çelaj, aktualisht Drejtoreshë e Shërbimit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, do të jetë pasuesja e Ceno Klosit në krye të Tatimeve, mëson Ekofin. Çelaj, më parë ka mbajtur pozicionet e Këshilltares dhe Zv Drejtorit të Përgjithshëm në Tatime, ndërsa aktualisht mendohet se do të zëvedësojë Klosin, deri në përzgjedhjen e emrit të ri që do të drejtojë institucionin e rëndësishëm përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave. Më herët, përpara se të emërohej në postet e rëndësishme në Tatime, Çelaj ka qënë nëndrejtoreshë e Postës Shqiptare, si edhe më herët ka punuar në sektorin bankar. Ceno Klosi, i cili u largua…
Që nga 1 qershori të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë për një punësim do të kenë më shumë lehtësira. E quajtur Karta e Shanseve nga kjo paketë do të përfitojnë të diplomuarit me bachelor por dhe ata me një certifikatë profesionale. “Një hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike dhe hap tjetër që tejkalon krizën e disa dekadave.” Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, tetor 2023. Prej kohësh Gjermania ka zënë një peshë të rëndësishme në valën e madhe të emigrimit të shqiptarëve, qoftë për largimet për një vend punë, kushte më…
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar insulinën e parë javore në botë për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet. Do të reduktohet numri i administrimit të insulinës në vetëm një herë në javë në krahasim me administrimin ditor që bëhet aktualisht. Në një vit, nga minimumi 365 injeksione shkohet në 52. Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike Novo Nordisk. Përveçse ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, insulina e re javore ka një ndikim edhe në aspektin e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur reduktimin e emetimeve të CO2. Ky është një lajm i mrekullueshëm, njëqind…
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi, ka dhënë dorëheqjen. Klosi qëndronte në krye të institucionit të rëndësishëm që nga 23 tetori i vitit 2021. Raportohet se ai mund të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një detyrë si zv.ministër. Më herët, Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, si edhe ka shërbyer si drejtor ekonomik i OSHEE-së. Ai u emërua në krye të tatimeve, duke pasuar Delina Ibrahimaj, e cila u bë pjesë e kabinetit qeveritar në shtator të vitit 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Ende…
