Author: gazetar_1

Eksporti i agrumeve shënoi një rritje prej 32.6% në sasi dhe 14.4% në vlerë, gjatë periudhës janar – prill 2024, krahasuar me një vit më parë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj bëri të ditur sot se shifrat nxjerrin në pah punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e fermerëve, për të forcuar prodhimin vendas me mbështetjen e ministrisë. Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (përkatësisht portokalle, limona dhe mandarina), prodhimi i të cilave është i përqendruar në zonat bregdetare. Kategoria e frutave që ka njohur rritjen më të madhe është ajo e agrumeve, veçanërisht e…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë, ndonëse shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë në muajin maj. Sipas BSH-së, rënia e treguesit të besimit në maj u ndikua nga nivele më të ulëta besimi në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të konsumatorëve. Nga ana tjetër, besimi u rrit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë. Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rënie të lehtë me 0.6 pikë përqindje në muajin maj. Niveli i tij qëndron aktualisht 6.4 pikë përqindje mbi mesataren…

Read More

Përbërësi kryesor i çokollatës është rritur drastikisht në tregjet e mallrave gjatë vitit 2024. Çmimet e para të kakaos e filluan vitin rreth 4200 dollarë për ons, më pas arritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej më shumë se 12,000 dollarë për ons në fund të prillit, përpara se të uleshin mbi 9,000 dollarë. Faktorë të tillë si sëmundja e të korrave, El Niño, çmimet e fermës dhe spekulimet e tregut luajtën të gjithë rol të madh në rritjen historike të çmimit të kakaos. Ndërsa industria e çokollatës përballet me kosto më të larta të inputeve,…

Read More

Ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni trupit dhe gjithashtu mendjes tuaj. Sipas ekspertëve njerëzit që hanë rregullisht “fast food” që përmbajnë shumë sheqerna dhe yndyrna, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni. Sa më i lartë indeksi glicemik, aq më i lartë është rreziku i depresionit. Më konkretisht, studimi i kryer nga Departamenti i Psikiatrisë i Universitetit të Kolumbisë synonte të zbulonte nëse ushqimet me një indeks të lartë glicemik lidhen me shanse më të larta për depresion. Ata analizuan të dhënat brenda pyetësorëve të Iniciativës për Shëndetin e…

Read More

Dy gota në ditë me lëng boronice janë të mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të ri të kryer nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Sipas studiuesve, polifenolet e vlefshme të lëngut, përbërës me efekt mbrojtës që forcojnë mbrojtjen natyrale të trupit, ofrojnë përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë. 56 personat që morën pjesë në studim u ndanë në dy grupe dhe studiuesit u kërkuan atyre të ndiqnin një plan ushqimor të hartuar posaçërisht. Gjysma e pjesëmarrësve përfshinin rreth 400 ml lëng boronicë të pa ëmbëlsuar në dietën e tyre ditore.…

Read More

Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dakordësinë e të gjithë aktorëve. Sistemi i ri bazohet në tipologjinë e secilit prej subjekteve, në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë. Janë afro 2600 subjekte në të gjithë vendin që preken nga ky sistem i ri, të cilat janë ndarë në tre kategori, subjektet që operojnë vetëm si furra buke, ato që operojnë si furra buke, por tregtojnë edhe produkte pastiçerie, si dhe subjektet që janë të integruara ku krahas operimit si furrë buke, tregtojnë edhe produkte pastiçerie, përfshirë edhe bar-kafe. Zëvendëskryeministrja,…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka theksuar përsëri arritjen e shifrave rekord edhe për muajin prill 2024 duke konfirmuar kështu se, sipas tij, Shqipëria është padyshim një destinacion turstik i mirënjohur. Përmes postimit shihet se trafiku i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës renditet përsëri në vend të parë, me një rritje prej 260,8% krahasuar me vitin 2019. Kjo është një matje që Airports Council International (ACI) zhvillon muaj pas muaji për të gjurmuar rikuperimin nga vitin 2019, kur ndodhi pandemia. Sipas postimit të kryeministrit Rama, ky zhvillim është një fakt i Shqipërisë së rilindur turistike dhe se ajo që…

Read More

Prodhimi i energjisë nga era dhe dielli në Bashkimin Evropian u rrit me 46% nga viti 2019, që kur Komisioni aktual Evropian mori detyrën, deri në vitin 2023. Komisioni ka propozuar një objektiv prej 45% të burimeve të rinovueshme të energjisë në përzierjen e përgjithshme të energjisë deri në vitin 2030. Ndërsa shumë politika të BE-së për të frenuar emetimet e gazeve serrë janë tashmë në fuqi, disa ligje janë rishikuar dhe pritet të kenë ndryshimë në pesë vitet e ardhshme Kapaciteti i erës dhe diellit i BE-së është rritur me 65% që nga viti 2019. Kapaciteti i erës u…

Read More

Në jo pak raste, procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë nuk është përmbyllur për shkak të pasaktësive apo gabimeve, që e kanë origjinën në konfigurimin e hartave. Sipas ekspertëve, ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, përcakton që në këto raste, pra kur kemi të bëjmë me mbivendosje fiktive, korrigjimi bëhet nga vetë Agjencia e Kadastrës dhe qytetarët nuk kanë asnjë detyrim. Ndërsa kur mbivendosja është reale, tre janë zgjidhjet që ofrohen në ligj. Fillimisht, palët kanë mundësinë e zgjidhjes së konfliktit me marrëveshje mes tyre, nëse kjo nuk arrihet atëherë vendimi i takon gjykatës. I gjithë ky…

Read More

Nga viti i ardhshëm në Shqipëri do të nisë operimet teknologjia e rrjetit 5G. Deklarata është bërë nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese. “Aktualisht kemi nxjerrë në ankand brezin 3.5 gigahertz dhe ka interes për ta blerë nga operatorët që të përdoret në zhvillimin e shërbimit 5G. Vitin tjetër do të fillojë zbatimi, sigurisht që nuk do të kemi që nga 1 janari shërbim 5G në telefona, por mund të duhet pak më tepër kohë që të arrihet tek ajo,…

Read More