Prodhimi i energjisë nga era dhe dielli në Bashkimin Evropian u rrit me 46% nga viti 2019, që kur Komisioni aktual Evropian mori detyrën, deri në vitin 2023.
Komisioni ka propozuar një objektiv prej 45% të burimeve të rinovueshme të energjisë në përzierjen e përgjithshme të energjisë deri në vitin 2030. Ndërsa shumë politika të BE-së për të frenuar emetimet e gazeve serrë janë tashmë në fuqi, disa ligje janë rishikuar dhe pritet të kenë ndryshimë në pesë vitet e ardhshme
Kapaciteti i erës dhe diellit i BE-së është rritur me 65% që nga viti 2019. Kapaciteti i erës u rrit me 31% në 219 gigavat (GW) në vitin 2023, ndërsa kapaciteti diellor u dyfishua në 257 GW, ekuivalent me instalimin e më shumë se 230,000 paneleve diellore çdo ditë gjatë katër viteve.
Pa këtë ndryshim, prodhimi i fosileve do të kishte rënie vetëm me 1.9%, në vend të 22%, pasi kërkesa më e ulët për energji elektrike u kompensua nga një rënie në prodhim, por nga burime të tjera të energjisë së pastër.