Nga viti i ardhshëm në Shqipëri do të nisë operimet teknologjia e rrjetit 5G. Deklarata është bërë nga kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri, gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese.
“Aktualisht kemi nxjerrë në ankand brezin 3.5 gigahertz dhe ka interes për ta blerë nga operatorët që të përdoret në zhvillimin e shërbimit 5G. Vitin tjetër do të fillojë zbatimi, sigurisht që nuk do të kemi që nga 1 janari shërbim 5G në telefona, por mund të duhet pak më tepër kohë që të arrihet tek ajo, pasi rreth 6 muaj mund të kërkojë rregullimi i rrjetit nga operatorët. Kjo teknologji kërkon një investim shumë të madh financiar dhe fillimisht do të fillojë zbatimin në qytetet e mëdha të vendit, duke parë edhe sa mundet të përballojë brezi 3.5 megahertz, derisa të marrim nën administrim brezin 700 megahertz.”
Gjenerata e sistemeve celulare, e cila po zhvillohet aktualisht, rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave.
