Author: gazetar_1

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të hënë pasi është blerë sot me 92.1 lekë dhe është shitur me 93 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 100.8 lekë duke vijuar të humbasë pikë kundrejt monedhës vendase. Franga zvicerane është blerë këtë mëngjes me 101.8 lekë dhe është shitur me 102.8 lekë krahasuar me javën e shkuar duke shënuar kështu një rritje të lehtë të kuotës. Paundi britanik është blerë këtë fillim jave me 117 lekë de është shitur me 118 lekë duke pësuar…

Read More

Kreditë e vogla konsumatore që jepen me një mjet identifikimi dhe me norma interesi të larta shpesh herë janë në qendër të debateve lidhur me riskun që ato paraqesin, si për konsumatorët ashtu dhe për huadhënësit. Mikrofinanca është hallka e tregut që i shërben konsumatorëve që janë të paformalizuar apo me njohuri të pakta, siç janë fermerët, individët dhe bizneset e vogla që nuk marrin dot kredi në bankë. Arlinda Muja presidente e kësaj shoqate tha se ka një perceptim të gabuar që kompanitë e mikrofinancës pranojnë çdo aplikim. “Mund  t’ju them që niveli i refuzimeve nga ana jonë është…

Read More

Në Tiranë, u mbajt për herë të parë konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën. Takimi u zhvillua me organizimin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale dhe në të ishte i pranishëm Kryeministri Rama. Në fjalën e mbajtur, Komisioneri Besnik Dervishi u ndal te rëndësia që ka e drejta e informimit dhe garantimi i transparencës. “Më duhet të theksoj se shoqëria civile, media, bota akademike apo…

Read More

Në më pak se shtatë vite, më shumë se 18 mijë ekonomi familjare në Ballkanin Perëndimor (BP) investuan mbi 100 milionë euro në teknologjitë e kursimit të energjisë, të tilla si izolimi, pompat e nxehtësisë, dritare të reja, dhe kolektorë diellore, falë programit rajonal të Instrumentit për Financim të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor, i lansuar në rajon në vitin 2017. Për të shënuar suksesin e programit, një konferencë rajonale “Greening the Western Balkans” u mbajt sot në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila u ndoq nga pothuajse 200 palë të interesuara nga të gjashtë vendet, si Institucionet…

Read More

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për inspektoratet. Parashikohet uljen e numrit të inspektimeve në subjektet e inskeltimit, gjë e cila sjell dhe uljen e barrës administrative si në kosto dhe në kohë, rritjen cilësore të procedurës së inspektimit, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Pritet që numri i inspektimeve të ulet me rreth 40%. Koha që i duhet subjektit të inspektimit për t’u njoftuar paraprakisht për autorizimin e inspektimit do të rritet nga 3 në 7 ditë. Referuar projektligjit, inspektimet do të kryhen në bazë të programeve të inspektimit dhe vlerësimin e riskut të subjektit të inspektimit, krijimin e…

Read More

Importi i kafshëve të gjalla në muajin prill ka shënuar rekord që nga viti 2005, kur INSTAT disponon të dhëna për këtë çështje. Shifrat flasin për rreth 744 milionë lekë import të kafshëve të gjalla në prill, duke u rritur me 60.9%, krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë si partner kryesor Greqinë me rreth 176 milionë lekë import në muajin prill, pasuar nga Rumania, Hungaria, Kosova dhe Italia. Importet e kafshëve të gjalla për mish janë në rritje vit pas viti, por këtë vit tendenca ka qenë edhe më e fortë. Në katërmujorin e parë të…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se do të ketë një rritje domethënëse të pagave për punonjësit e 61 bashkive në vend. Mazniku zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkive ku prezantoi organigramën e re. “Përmbyllëm diskutimin me 61 kryetarët e bashkive për strukturimin e ri të stafeve dhe organigramës së re të propozuar për to”, tha Mazniku. Sipas tij, ndarja në tre shtylla kryesore, aparati i cili kujdeset vetëm për politikbërje, planifikimin e punëve, monitorimin dhe akteve rregullatore, struktura e funksioneve, e cila kujdeset për zbatimin e punëve në territor dhe struktura e shërbimeve që…

Read More

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj. “Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi: Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon: Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024”, njofton gjykata e Apelit”, njofton gjykata e Apelit. Bëhet fjalë për kompaninë e tij “B.M” SHPK, 97 automjete në pronësi të kësaj…

Read More

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 39 910. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.53 %. Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars 7 miliardë lekë (68.24 milionë euro dhe me një rritje prej 282 milionë lekë (4.18%) krahasuar me dhjetorin e 2023-shit. Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni.

Read More

Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që nga fillimi i ChatGPT të OpenAI në nëntor 2022, inteligjenca artificiale gjeneruese ka qenë një temë e nxehtë në diskutimet e teknologjisë, duke fituar një mbulim të gjerë për aftësitë e saj. Por, pavarësisht zhurmës që rrethon teknologjitë e reja të inteligjencës artificiale (AI), një sondazh i fundit zbulon se pak njerëz përdorin rregullisht mjete të saj si ChatGPT. Sondazhi, i kryer nga Instituti Reuters dhe Universiteti i Oksfordit, përfshiu më shumë se 12,000 individë në…

Read More