Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Apeli heq sekuestron nga pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj

18:44 - Maj 31, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj.

“Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi: Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon: Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024”, njofton gjykata e Apelit”, njofton gjykata e Apelit.

Bëhet fjalë për kompaninë e tij “B.M” SHPK, 97 automjete në pronësi të kësaj shoqërie, të gjitha llogaritë e tij bankare në të gjithë bankat e nivelit të dytë në emër të Gjolajt, bashkëshortes dhe shoqërisë “B.M” SHPK.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2017, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit te administruar, bazuar në ligjin nr. 108, datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi A. Gj dyshohet se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vijim, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka regjistruar procedimin pasuror të vitit 2024, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Në këtë kuadër, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me kërkesën me objekt: Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë vijon:

– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– Pasuria nr…….

– Pasuria nr. ……

– Pasuria nr…….

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “….”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S. Gj, si dhe “…” Shpk me Nipt: ……

– Caktimin e administratorit nga lista e ekspertëve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin datë 16.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

2. Sekuestrimin e pasurive:

– Shoqerine tregtare “…” Shpk me Nipt: …..

– Pasuria ………

– 97 automjete në pronësi të shoqërisë “…”

– Gjendjen aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) të të gjitha bankave te nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë në emër të A. Gj, S.Gj si dhe “….” sh.p.k me Nipt: ……

3. Për administrimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

4. Dy kopje të këtij vendimi t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila të marra masa për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga kërkuesi me iniciale  A. Gj, i cili kërkoi:

-Shfuqizimin e vendimit 16.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Në përfundim të gjykimit, më datë 30.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër si vijon:

-Rrëzimin e kërkesës, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë sipas kërkesës datë 09.05.2024”.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ago Gjolaj apeli biznesmeni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter