Author: gazetar_1
Edhe për verën e këtij viti, Shqipëria është në krye të listës së udhëtimeve të turistëve italianë që duan të shkojnë me pushime në plazh dhe në një destinacion jo shumë larg Italisë, sipas revistës italiane manintown.com. Nëse keni menduar të udhëtoni në Shqipëri këtë vit, ne ju rekomandojmë të vizitoni Sarandën, një nga qytetet me plazhet më të bukura në vend. Pesë eksperiencat që nuk duhen humbur gjatë pushimeve tuaja në Sarandë: 1. Ngjituni në Kalanë e Lëkurësit Një nga ndalesat e para emocionuese që duhet përfshirë në itinerarin tuaj të udhëtimit në Sarandë është Kalaja e Lëkurësisë. Ajo…
Këtë vit, Norvegjia do të investojë një rekord prej 247 miliardë korona norvegjeze, ose rreth 21.76 miliardë euro, në nxjerrjen e naftës dhe gazit. Siç thuhet në njoftimin e Statistikave të Norvegjisë, ky parashikim është 1.3% më i lartë se parashikimi i mëparshëm nga tremujori i parë i vitit 2024. Investimet norvegjeze në nxjerrjen e naftës dhe gazit do të jenë të larta edhe në vitin 2025, por disi më të ulëta se këtë vit për shkak të numrit më të vogël të projekteve aktuale. Kompanitë do të investojnë 216 miliardë korona norvegjeze, ose rreth 19 miliardë euro, në naftë…
Në kantierin e Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës po vijon puna pa ndërprerje dhe deri tani kanë përfunduar 60% e punimeve Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier punimesh, ku po vijohet me ndërtimin e rrugëve dytësore pjesë e këtij loti, si dhe të viaduktit me gjatësi 420 metra. Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona…
Euro dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 100.86 lekë, ose 0.28 lekë më pak se të enjten. Një dollar u këmbye sot me 93.01 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.53 lekësh në raport me të enjten. Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane. Të premten një paund u këmbye me 118.27 lekë ose 0.61 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 102.61 lekë…
Socialistët kanë gati një tjetër dosje për një SPAK… jo për kundërshtarët opozitar,W por në Bashkinë që drejtohet po nga një socialist. Bëhet fjalë për Ujësjellës Kanalizime në Vlorë (UKV), ku sipas zv.kryeministres, Belinda Balluku po abuzon në kurriz të qytetarëve. Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës, për këtë arsye Balluku paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është gati dhe se do ta dërgojë personalisht atë në SPAK. “Sot kemi një përmirësime nivelet të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve…
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës 2025-2029. Sipas ekspertëve të opozitës, për 4 vitet e ardhshme, rritja ekonomike do të mbështetet nga një sistem i thjeshtë fiskal, me norma të ulëta, reduktim të burokracive dhe praktikave korruptive. PD propozon krijimin e një Banke Zhvillimore me kapital shtetëror dhe kontribut të skemave të garancisë së donatorëve ndërkombëtarë, e cila do të financojë me kosto minimale të gjitha projektet që konsiderohen prioritare për zhvillimin si start-up e të rinjve, projekte zhvillimore, projekte të emigrantëve shqiptarë,…
Është përmbyllur procesi i aktverifikimit për kategorizimin e furrave të bukës dhe pastiçerive në të tria fashat e çmimit të energjisë elektrike prej 7.6 lekë, 9.5 lekë dhe 12 lekë për kwh. Në total në shkallë vendi sipas kryetarit të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia janë rreth 3,800 furra bukë. Peshkopia thotë se 70% e tyre janë kategorizuar te fasha e çmimit prej 9,5 lekë për kwh, ndërsa pjesa tjetër bëjnë pjesë në fashat e çmimit të energjisë elektrike prej 7.6 lekë dhe 12 lekë për kwh. Por, ka edhe subjekte të tjera, sipas tij, që për…
Qeveria ka paralajmëruar se po shqyrton mundësitë për një rishikim të ri të skemës së pensioneve. Pak ditë më parë, në një takim me administratën publike, Kryeministri Rama foli sërish rreth ndërhyrjes dhe synimit për të rritur pensionet. “Na duhet dhe besoj se këtu jeni dakord që të shikojmë pak më shumë se si të bëjmë edhe pjesën më të vështirë, më sfiduese që është duke filluar nga pensionet më të ulëta, të rrisim mbështetjen për pensionistët sepse kemi një numër të konsiderueshëm pensionistësh që marrin një pension nën 150 euro. E kam thënë gjithmonë edhe të gjithë na e…
Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar – prill 2024 arritën rreth 3 miliardë lekë, duke shënuar një rënie me 5.15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ndërsa primet ranë, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.31 %, krahasuar me periudhën janar-prill 2023. Rritje gjatë kësaj periudhe njohën sigurimet për jetën. Referuar raportit primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar – prill 2024, arritën rreth 660 milionë lekë, ose 16.49% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.…
Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 9.8 milionë transaksione me karta bankare, ku rreth 9.3 milionë, ose 95% e të cilave ishin tërheqje cash nga bankomatet dhe pagesa në terminale POS. Ndërkohë, depozitimet në ATM, tërheqjet cash në terminalet POS, transaksionet për mbushjen, rimbushjen, ose tërheqjen e vlerës së mbetur të parasë elektronike apo pagesat me para elektronike përbëjnë vetëm 5% të totalit të transaksioneve me kartë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se vlera totale e transaksioneve në tre muajt e parë të vitit ishte 116 milionë lekë. Nga ana tjetër, bankat kanë emetuar…
