Author: gazetar_1

Shqipëria ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje dyshifrore të hyrjes së të huajve. Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar-prill kanë hyrë në territorin e vendit mbi 2.3 milionë të huaj me një rritje 29.3 % në raport me një vit më parë. “Në Prill 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3%, krahasuar me Prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me…

Read More

Me rritjen e temperaturave të verës, shumë prej nesh kërkojnë mënyra për të qëndruar të shëndetshëm, të hidratuar dhe plot energji. Për këtë gjë na vjen në dihmë shalqiri. Përfitimet ushqyese të shalqirit: Shalqiri jo vetëm që është një trajtim freskues në një ditë të nxehtë, por gjithashtu është i mbushur me lëndë ushqyese thelbësore. Ja pse shalqiri meriton titullin e super ushqimit: 1. Hidratues. Shalqiri përbëhet nga rreth 92% ujë, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar gjatë muajve të nxehtë të verës. Hidratimi i duhur është thelbësor për të ruajtur temperaturën e…

Read More

Rreth 600 vepra arti u ekspozuan në zyrat e Institutit Qendror për Restaurimin, të vendosura brenda një ish-burgu të grave në qendër të Romës gjatë kësaj jave. Duke filluar nga statujat e bronzit me përmasa reale deri te monedhat e vogla romake, nga pikturat me vaj deri te dyshemetë me mozaik, pjesët përfshijnë shekullin e 9-të para Krishtit deri në shekullin e dytë pas Krishtit dhe përfaqësojnë artin e vjedhur dhe të trafikuar të vetëm një viti. Veprat e trafikuara, të grabitura nga rajonet italiane të Lacios, Campania, Puglia, Kalabria dhe Sicilia, u sekuestruan në Nju Jork dhe Nju Xhersi…

Read More

Brenda verës do të ristrukturohen të 61 bashkitë në vend, proces i cili të shoqërohet me rritje pagash për çdo punonjës. Në bashkitë e vogla apo më larg Tiranës ka rezultuar se nuk ka njerëz të specializuar në fusha të caktuara për shkak të pagës së ulët dhe tendencës për të punuar në Tiranë apo sistemin privat. Ky ristrukturim parashikon edhe reduktim të punonjësve në sektorë të ndryshëm në varësi të bashkive. “Për shembull në Sarandë duhen më shumë punonjës në urbanistikë, ndërsa në Berat duhen më shumë punonjës në zyrën e kulturës”, tha Arbër Mazniku, ministri i Shtetit për…

Read More

Rritja e pagave, sidomos në sektorin publik, por edhe në atë privat, ka sjellë edhe gjithashtu një rritje të lehtë të barrës tatimore për të punësuarit në Shqipëri. Tatimi mbi pagën e punonjësve në Shqipëri fillon nga 0% për pagat deri 50 mijë lekë në muaj dhe më tej aplikohet progresiviteti në shkallën nga 13 deri në 23%. Por si është taksimi i pagave në vendet e rajonit? Ka vende që aplikojnë normë të sheshtë dhe të tjera që si Shqipëria kanë taksimin progresiv. Referuar të dhënave të qendrës Altax, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia aplikojnë normë tatimore të…

Read More

Në prill, numri i aksidenteve shënoi rritje me mbi 78 %, duke arritur në 123, në raport me prillin e vitit 2023. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike sipas të cilit në total gjatë periudhës janar-prill, numri i aksidenteve ishte 500, nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkak kryesor për aksidentet sipas të dhënave vlerësohet se është sjellja e shoferëve në timon, ndërkohë që grupmosha më problematike vlerësohet se është ajo mes 25-34 vjeç. “Aksidentet rrugore, në 84.6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të…

Read More

Stabilizimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, përballë frenimit të rritjes së inflacionit, ka nisur të japë impakt në uljen e normave të interesit të Bonove të Thesarit. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka vijuar rënien e mëtejshme në 3.41% duke prekur nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit. Në ankadin e mëparshëm kjo normë ishte 3.54%. Ndërsa kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria. Ministria e Financave, emetoi këtë javë shumën prej 7 miliardë…

Read More

Euroja u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të martën. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.62 lekë, duke fituar 0.14 pikë krahasuar me të hënën, ndërsa një dollar u këmbye me 92.53 lekë, duke humbur 0.03 pikë. Paundi britanik u këmbye me 118.14 lekë, ose 0.16 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 101.50 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se në fillim javë.

Read More

Në rrugën Vilë-Bashtovë-Spille ka filluar asfaltimi i saj, për ta përfunduar këtë aks përpara muajve të fluksit turistik. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rehabilitimin e kësaj rruge, ndërsa theksoi se “vijon puna në rrugën Vilë-Bashtovë – Spille”. Rruga Vilë-Bashtovë-Spille pritet të sjellë zhvillim të turizmit dhe rritjen e punësimit. Pavarësisht problemeve të hasura gjatë procesit, të cilat sollën vonesa në kryerjen e punimeve, pritet që ky projekt të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve.

Read More

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi marrëveshjen e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj u shpreh se objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme, sipas standardeve të BE-së, si dhe zbatimin e direktivave të BE-së e përmbushjen e kërkesave të financuesve. Relatorja e çështjes, deputetja Edona Bilali, tha se zbatimi i projektit synon rritjen e…

Read More