Rreth 600 vepra arti u ekspozuan në zyrat e Institutit Qendror për Restaurimin, të vendosura brenda një ish-burgu të grave në qendër të Romës gjatë kësaj jave. Duke filluar nga statujat e bronzit me përmasa reale deri te monedhat e vogla romake, nga pikturat me vaj deri te dyshemetë me mozaik, pjesët përfshijnë shekullin e 9-të para Krishtit deri në shekullin e dytë pas Krishtit dhe përfaqësojnë artin e vjedhur dhe të trafikuar të vetëm një viti.
Veprat e trafikuara, të grabitura nga rajonet italiane të Lacios, Campania, Puglia, Kalabria dhe Sicilia, u sekuestruan në Nju Jork dhe Nju Xhersi vitin e kaluar. Veprat e kthyera, së bashku me 60 artikuj të riatdhesuar vitin e kaluar, vlejnë më shumë se 80 milionë dollarë, por janë vetëm një pikë në ujë kur bëhet fjalë për vepra arti të fshehura ende në magazina private dhe të ekspozuara në muze në Shtetet e Bashkuara.
