Shqipëria ka vijuar të mbetet një magnet për të huajt në katër muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje dyshifrore të hyrjes së të huajve. Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar-prill kanë hyrë në territorin e vendit mbi 2.3 milionë të huaj me një rritje 29.3 % në raport me një vit më parë.
“Në Prill 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 609.351, duke pësuar një rritje me 11,3%, krahasuar me Prill 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 794.129. Ky numër është rritur me 29,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” vlerëson INSTAT.
Ndërkohë gjatë muajit Prill 2024, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin shqiptar, 1.4milionë shtetas shqiptar dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 20,8%, krahasuar me Prill 2023. 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 22,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT në Prill 2024, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 753.973 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 16.699 dhe 5.301 shtetas
