Author: gazetar_1
Zona e Lirë Ekonomike e Tiranës (TEDA) pritet të punësojë rreth 5-7 mijë persona. Këtë e bëri të ditur sot, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se fokusi i bashkisë në 3 vitet e ardhshme do të jetë tek ekonomia””. “Me bumin që ka pasur aeroporti, me aksesin që na jep Porti i Durrësit, me afërsinë që ka tek krahu i punës në Tiranë, ne parashikojmë që të ketë 5-7 mijë punësime te zona e lirë ekonomike. Kemi mbërritur te një fazë ku, shumë prej vendimmarrjeve shkaktojnë energji të mirë në ekonomi”,…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorët e Zvicrës dhe Suedisë në vendin tonë, në kuadër të projektit “Bashki të forta II”. Me nënshkrimin e marrëveshjes mundësohet që një grant prej rreth 12 milionë euro nga qeveritë e Zvicrës dhe Suedisë t’i bashkohet kontributit prej rreth 2 milionë euro nga qeveria e Shqipërisë për të mbështetur reforma të mëtejshme dhe rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore. “Kjo marrëveshje shënon një vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm që po kontribuon në forcimin e autonomisë vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Vëmendja jonë mbetet…
Shefi i Amazon, Jeff Bezos, ka kaluar Bernard Arnault, kreun e LVMH si njeriu më i pasur në botë, sipas Bloomberg Billionaires Index, një renditje ditore e njerëzve më të pasur në botë. Bernard Arnault, kreu i grupit luksoz LVMH, ka humbur pozicionin e tij si rezultat i riorganizimit të kompanisë së tij dhe shqetësimeve të mëvonshme të tregut të aksioneve, sipas shifrave të fundit nga Bloomberg. Megjithatë, Bernard Arnault, me pasurinë e tij të vlerësuar prej 203 miliardë dollarë (187.6 miliardë euro), nuk është shumë prapa themeluesit amerikan dhe aksionerit kryesor të Amazon, i cili ka një pasuri prej…
Viti 2024 për vendin tonë po ecën si viti që lamë pas sa i përket numrit të turistëve. Referuar raportit më të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit, hartuar nga Zyra e OKB për Turizmin, vendi ynë cilësohet me rritjen më të fortë në Europë për 3-mujorin e parë të këtij viti. Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rritja e turistëve të huaj është mëse dyfishuar, ose 129% më shumë. Rezultate të kënaqshme kanë regjistruar edhe Serbia me 43% më shumë turistë, apo Bullgaria me 38%. Sipas të dhënave nga INSTAT në katër muajt e parë të…
Kursimet në valutë në sistemin bankar, shënuan rritje në muajin prill 2024 ka bërë të ditur Banka e Shqipërisë. Duke iu referuar statistikave të bilancit të pagesave, publikuar sot nga BSH-ja, në prill, stoku i depozitave në euro arriti në 7.5 miliardë euro, me një rritje prej 1.5 %, ose 110 milionë euro më shumë. Sipas BSH-së, rritja e depozitave bankare në muajin prill erdhi si nga bizneset, ashtu dhe nga individët. Me bazë vjetore, depozitat në valutë janë rritur me 15.3% (prill 2024/prill 2023), ose 993 milionë euro më shumë. Referuar statistikave për depozitat në monedhën vendase, stoku i…
Në Unazën e Madhe e Tiranës po vijojnë punimet për përfundimin sa më shpejt të kësaj vepre. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e lotit 7, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës. “Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama. Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në muajin qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave të administratës dhe paga mesatare do të jetë 900 euro. “Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave dhe do arrijmë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni dhe me kryerjen e të gjitha procedurave, paga e radhës do të jetë paga e rritur”, tha Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë…
Kina po dyfishon planin e saj për të dominuar teknologjitë e avancuara të së ardhmes duke krijuar fondin e saj më të madh të investimeve shtetërore gjysmëpërçuese ndonjëherë, sipas informacionit të postuar nga një agjenci e drejtuar nga qeveria. Me vlerë 47.5 miliardë dollarë, fondi po krijohet pasi SHBA ka vendosur ndërkohë kufizime gjithëpërfshirëse në eksportin e çipave amerikanë dhe teknologjisë së çipave në një përpjekje për të frenuar ambiciet e Pekinit. Me investime nga gjashtë nga bankat më të mëdha shtetërore të vendit, fondi nënvizon shtytjen e liderit kinez Xi Jinping për të forcuar pozicionin e Kinës si një…
Komisioni Kombëtar i Sigurisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Kombinatit Mekanik Poliçan lidhur me projektligjin “Për financimin e detyrimeve të prapambetura të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”. Projektligji synon trajtimin financiar, si dhe pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit dhe ish-punonjësit e Kombinatit Mekanik Poliçan, duke përballuar efektet financiare për 4 (katër) punonjësit aktualë, për vitet 2021- 2023 dhe për 127 punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017 deri më 31 dhjetor 2020. Efektet financiare të llogaritura për detyrimet për paga dhe deklarimin e kontributeve në sistemin e-filing, janë…
Numri i lartë i turistëve ka bërë që bizneset të nxitojnë për përgatitjet e sezonit veror. të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë një rritje të fortë të blerjeve të artikujve që nevojiten për sezonin veror. Zakonisht, piku ka qenë në muajin maj, por këtë vit tendenca rritëse e importeve është konstatuar më herët. Në muajin Prill është regjistruar rekord krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme. Konkretisht, në terma vjetorë gjatë këtij prilli sasia e importuar e prodhimeve të kashtës u rrit me 268% si dhe vlera e tyre arriti në 12.3 milionë lekë nga 3.3 milionë…
