Author: gazetar_1

Lëvizja nëpër rrjetet sociale çdo natë para gjumit është më shumë se thjesht një zakon i keq. Të qenit ngjitur pas një ekrani, veçanërisht gjatë natës, përveçse ndikon në cilësinë e gjumit , mund të çojë edhe në makthe. Praktikisht, sa më shumë kohë të kaloni në rrjetet sociale, aq më shumë ka të ngjarë të keni ëndrra të pakëndshme të lidhura me mediat sociale që shkaktojnë stres, ankth dhe shqetësim mendor. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën shkencore BMC Psychology, ai argumenton se ndërsa rrjetet sociale ndërthuren gjithnjë e më shumë me jetën e njerëzve, ndikimi…

Read More

Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit. Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve. Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm. Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme. Përfitimet shëndetësore të ujit në temperaturë ambienti Përmirëson tretjen Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes. Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të…

Read More

Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e huasë që i hap rrugën ndërtimit të hekurudhës që lidh Vorën me Hanin e Hotit. Marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, u prezantua në Komisionin për Politikën e Jashtme nga Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas Muçës, ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2030. Sipas saj në projekt janë parashikuar ura e tunele, ndërsa do të jetë linjë e elektrifikuar, që mbron mjedisin. “Kjo linjë parashikohet të ketë…

Read More

Nga Fatos Çoçoli Digjitalizimi i bankave, edhe në sajë të nismave dhe strategjisë së bankës sonë qendrore, Bankës së Shqipërisë, është sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik për dy arësye. Së pari, na ka ulur nevojën e kthyer shpesh në domosdoshmëri, për të shkuar fizikisht në një bankë tregtare, duke na kursyer kohë dhe rradhë. Së dyti, bëjmë transferta bankare në rrugë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit të shtëpisë apo punës,  shumë më të lira, se sa tarifat përmes sportelit bankar. Ç’do të thotë digjitalizim bankar? Dhe vërtet, digjitalizimi i bankave, në kuptimin praktik, do të thotë të…

Read More

Jeni të lodhur nga të njëjtat destinacione të vjetra turistike të pushtuara nga turizmi masiv? Gjatë tre viteve të fundit, është regjistruar një rritje prej 19% e turizmit drejt vendeve më pak të njohura, shkruan Antoine Lourta në një artikull të botuar në revistën franceze “Buzzly”. Cilat janë këto xhevahire të fshehura që meritojnë vëmendjen tonë në 2024? Ne ju sugjerojmë të eksploroni pesë destinacione të reja me histori dhe kulturë të pasur dhe peizazhe që të lëne pa frymë. Këto destinacione ofrojnë një mundësi të pakrahasueshme për të bërë një zbulim të vërtetë turistik në vitin 2024. Shqipëria, Letonia,…

Read More

Në Turqi, një shtrirje e gjatë në kohë e rritjeve vjetore të çmimeve është një trashëgimi e politikës monetare ultra të lirshme dhe e paqëndrueshmërisë kronike të lirës. Përpara se të fillonte një kthesë e mundshme, inflacioni iu afrua nivelit prej 75% në maj. Trajektorja e çmimeve, që shënoi një rekord të ri në muajin maj, ndjek rrugën e hartuar nga banka qendrore teksa ajo ‘përqafoi’ ekonominë më konvencionale që nga rizgjedhja e presidentit Recep Tayyip Erdogan një vit më parë. Pyetja tani është nëse inflacioni gjithashtu do të jetë afër parashikimeve në rënie dhe do të përgatisë terrenin për…

Read More

Linjat ajrore globale rritën parashikimin e tyre të fitimit për vitin 2024 në një kohë që një numër rekord i udhëtarëve zgjedhin të fluturojnë. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror – IATA – tha se priste që industria në mbarë botën të gjeneronte 30.5 miliardë dollarë fitim këtë vit, më i lartë se 27.4 miliardë dollarë të rishikuar në 2023, pasi transportuesit mbajnë një kufi mbi kostot themelore të punës, pavarësisht grevave të fundit. Kjo vjen vetëm katër vjet pasi industria u shemb në një humbje prej 140 miliardë dollarësh në vitin 2020 si rezultat i pandemisë. Megjithatë, industria e linjave…

Read More

Konsumatorët e shohin me pesimizëm gjendjen e ekonomisë së vendit në të ardhmen, kjo ndikuar edhe nga situata e tyre aktuale financiare, aftësia blerëse dhe pritshmëria për një nivel më të lartë papunësie. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi besimin e biznesit dhe konsumatorit, treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një ulje prej 1.1 pikësh në muajin maj. Kjo rënie ka ardhur si rrjedhojë e niveleve më të ulëta të besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të konsumatorëve. Treguesi i besimit konsumator regjistroi rënie me 4.9 pikë përqindje në muajin maj, duke ndërprerë prirjen…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit. Dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve respektive z. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins bank, ndanë mendimin se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi, i cili përkon edhe me fillimin e Kampionatit Euro2024. Ky partneritet i ri, i cili do të jetë për 3 vite, vjen si një mbështetje dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar. Presidenti i FSHF-së, Duka vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe shprehu…

Read More

Me një fond limit prej rreth 333.34 mln lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon hartimin e masterplaneve, projekteve të detajuar dhe dokumentet për tenderim për objekte të ndryshme, në mbështetje të programit 2024 – 2026. Ky dikaster ka hapur procedurën e prokurimit publik, të ndarë në 4 lote të ndryshme, sipas objekteve që synohen të projektohen, teksa konsulenti duhet të përcaktojë edhe vlerën e investimit për çdo projekt që do të hartohet. Loti i parë përfshin hartimin e masterplaneve dhe projekteve të detajuar për objekte të konektivitetit, si: Rrugë dhe ura, furnizim me energji elektrike, rrjete telefonike dhe teknologji informacioni,…

Read More