Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Credins Bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare

11:46 - Qershor 3, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit. Dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve respektive z. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins bank, ndanë mendimin se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi, i cili përkon edhe me fillimin e Kampionatit Euro2024. Ky partneritet i ri, i cili do të jetë për 3 vite, vjen si një mbështetje dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF-së, Duka vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe shprehu bindjen se ky partneritet i ri do të sjellë rezultatet të shkëlqyera për të dyja palët dhe për futbollin.

“Po nisim një bashkëpunim të ri, me një institucion financiar serioz sikurse është Credins bank dhe për ne është një kënaqësi shumë e madhe. Përmes këtij sporti të bukur dhe shumë të dashur për shqiptarët, përmes asaj që Kombëtarja ka bërë, përmes punës tonë për ta rritur futbollin, tashmë do ta kemi Credins bank partnerin tonë për të paktën tre vite. Kur vlerat bashkojnë forcat, jam i sigurt që edhe rezultatet e bashkëpunimit do të jenë të shkëlqyera”, – theksoi Presidenti Duka.

Në fjalën e saj të përshëndetjes, znj. Monika Milo, fillimisht përgëzoi Kombëtaren shqiptare për performancën e shkëlqyer të arritur dhe i uroi gjithashtu shumë suksese për në Euro2024.

Ndër të tjera znj. Milo u shpreh: “Credins bank ka kënaqësinë për nisjen e këtij rrugëtim kaq të veçantë. Ky është një partneritet që na bën të ndihemi krenarë, kur bëhet fjalë për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare. Ne e shohim këtë investim si vlerë të shtuar respektivisht për të dyja palët. Duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën bashkë dhe krenarë shqiptarët, menduam që ky do të jetë një lajm impresionues njëherazi edhe për klientët sportdashës të Credins bank.

Ky bashkëpunim, i cili do të sjellë në vëmendje të gjitha ngjarjet kryesore sportive vjen si një tjetër urë komunikimi dhe strategji shpërblyese për klientët tanë besnik. E gjithë marrëveshja bazohet në asocimin e dy institucioneve për të promovuar vlerat respektive si në nivel biznesi ashtu edhe ne atë sportive. E gjitha kjo, do të vijë e pasqyruar përmes një strategjie bashkëveprimi shumë dimensionale, si në aktivitete, evente, lançime fushatash mbi produkte & shërbime bankare specifike të ndërlidhura me klientët tanë me futbollistët, si edhe shumë surpriza të tjera”.

Përgjatë ceremonisë zyrtare, u diskutua gjithashtu për të gjithë rrugëtimin e suksesshëm që Kombëtarja Shqiptare ka treguar, sfidat ndër vite si dhe ambiciet e mëdha për të ecur përpara dhe përfaqësuar vendin denjësisht. Sukseset arrihen sigurisht përmes edhe bashkëpunimeve me partnerë prestigjioz dhe potencial që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

Ekofin Media
Ekofin Media
credins bank fshf Kombëtarja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter