Author: gazetar_1

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka vendosur zgjatjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit deri në dhjetor të vitit 2027. Zgjatja e afatit të përdorimit u vendos duke qenë se kishte përfunduar në fund të vitit të kaluar me argumentin se 42% e bonove të privatizimit rezultojnë të papërdorura. Antoneta Dhima, Deputete e PS: “42% e bonove të privatizimit janë në qarkullim dhe mund të përdoren nga persona që duan të legalizojnë banesat e tyre apo duan të privatizojnë objekte të cilat i kanë me qira apo dëshirojnë që përmes procedurave të ndryshme ligjore të privatizojnë objekte…

Read More

Mungesa e tregut dhe mbiprodhimi ka bërë që çmimi i patates të ulet ndjeshëm në Divjakë. Për fermerët ky vit nuk është i mbarë si 2023-i ku i gjithë prodhimi u shit me çmim të kënaqshëm. Nëse një vit me pare një kg patate dilte nga tokat e Divjakës me çmim shumicë mbi 60 lekë sot nuk shkon me shume se 3 lekë. “Kërkesa është e pakët si për tregun e brendshëm ashtu dhe të eksportit. Ky çmim për ta nuk është fare i favorshëm pasi nuk justifikon as kostot”, tha një nga fermerët. Fermerët duken të pa shpresë se…

Read More

Për të mbajtur fuqinë punëtore në vend, kryesisht për punonjësit sezonalë dhe për të ndihmuar sa më shumë industrinë në rritje të turizmit, shoqatat e biznesit dhe në veçanti ato që kanë lidhje me sektorin, kanë përgatitur disa propozime për Qeverinë. Pagesat jashtë sezonit, por dhe pagesat për sigurimet shoqërore janë disa nga masat që pritet të merren për t’u ardhur në ndihmë të punësuarve. Jo vetëm punonjës të bareve, restoranteve, por dhe të bujtinave apo dhe hoteleve pritet të përfitojnë nga masat që do të merren për punësimet sezonale. Është kjo një kërkesë ndër vite e bizneseve në këto…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaron se ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 % në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 % në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2% në tremujorin e parë të 2024. Sipas FMN, politikat fiskale kanë mbetur të matura, me një deficit të përgjithshëm fiskal prej 0.2 % të PBB-së në 2023-shin, duke reflektuar mbledhje të forta të taksave. Deficiti i përgjithshëm parashikohet të zgjerohet në…

Read More

Kreditimi ka njohur rritje jo vetëm për sektorin bankar dhe mikrofinancën, por edhe për Shoqëritë e Kursim-Kreditit. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2024, kreditë e dhëna nga ky sektor arritën në 12.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11.3% krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shoqëritë e kursim-kreditit janë institucione financiare të cilat pranojnë depozita vetëm nga anëtarët e tyre dhe i japin hua këto fonde për të gjeneruar fitim. Shoqëritë e kursim-kreditit mund të organizohen në unione. Aktualisht, në Shqipëri, në regjistrat e Bankës së Shqipërisë…

Read More

Mali i Zi vendos të ndërhyjë duke përcaktuar kritere më strikte sa i përket importit të makinave të vjetra, në mbrojtje të mjedisit. Aktualisht, sipas vlerësimeve, mosha mesatare e një automjeti në shtetin fqinj është rreth 17 vjet. Ndërkohë sipas studimeve, kufiri kritik i moshës së automjeteve pas të cilit rriten pasojat e aksidenteve në trafik është 15 vjet. Nisur nga kjo analizë, Qeveria ka vendosur se duke nisur nga 1 korriku, do të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 15 vjet. Duke sqaruar vendimin për ndalimin e importit të makinave të vjetra, Ministria e Transportit tha se…

Read More

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje nga rritja që pati ditën e djeshme duke u blerë sot me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 92.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane vijon të qëndrojë po njësoj sikurse edhe dje teksa është blerë edhe sot me 100 lekë dhe është shitur me 100.7 Lekë. Franga zvicerane ka shënuar rritje këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 102.1 lekë dhe është shitur me 103 Lekë. Paundi britanik blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke fituar pikë nga…

Read More

Normat relativisht të ulëta të interesit për kredi, po rrisin interesin drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë që bumi i turizmit në vitet e fundit ka shtuar kërkesën për blerje të pronave në bregdet, me qëllim investimi për qiradhënien e tyre ditore te turistët e huaj. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se, sektori bankar gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti disbursoi, 17.9 miliardë lekë kredi për shtëpi, me rritje 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën pothuajse 190 miliardë…

Read More

Fluksi shumë i lartë i turistëve ka sjellë të ardhura për Italinë, por jo vetëm. Në Itali kanë hasur vështirësi me trajtimin e fluksit të turistëve. Udhëtimi dhe turizmi përbënin 10.2% të PBB-së së Italisë në vitin 2022, sipas Statista. Sektori punëson rreth 4.4 milionë njerëz, rreth 16% e punësimit total. Problemi i “shumë turistëve” mund të duket si një problem që një vend dëshiron të ketë, por vitet e fundit dyndja e vizitorëve është përkeqësuar aq shumë sa autoriteteve italiane u është dashur të marrin masa për të shmangur dëmtimin e strukturave shekullore që nuk mund të përballojnë kaq…

Read More

Gjetja e ekuilibrit midis punës, pushimit dhe jetës personale mund të duket si një sfidë më vete. Megjithatë disa hulumtime kanë treguar se cili është sekreti për të pasur një jetë më të shëndetshme në harmoni me trupin tuaj. Disa studiues në “Sëinburne University of Technology” dhe “Baker Heart and Diabetes Institute” në Australi kanë zbuluar se si duhet të ndajmë secilën prej ditëve 24-orëshe në segmente të dedikuara për punën, relaksin, fjetjen etj. Sa orë duhen për të punuar, pushuar dhe lëvizur: 6 orë ulur, 5 orë e 10 minuta qëndrim në këmbë 8 orë e 20 minuta gjumë…

Read More