Author: gazetar_1
Kur flasim për SHBA mendja na shkon për shumë gjëra, mes tyre edhe për rrogat e larta. Inxhinierët janë shembulli më i mirë për këtë dallim. Në vitin e fundit, ata me aftësi për të trajnuar modele të inteligjencës artificiale kanë paga mesatare prej rreth 300.000 dollarë. Ndërsa, ata në Europë fitojnë dukshëm më pak, duke filluar nga 40.000 euro në Gjermani dhe Holandë në 100.000 euro në Zvicër. Zvicra Pagat në Zvicër janë më të larta për disa arsye. Si fillim, vendi ka taksa më të ulëta se pjesa tjetër e Evropës, me punonjësit që paguajnë mesatarisht 18.6% taksë…
Testet e pështymës të kryera në shtëpi janë më të mira për të identifikuar kancerin e prostatës sesa testet standarde të gjakut. Në këtë përfundim del studimi nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër. Ky test në shtëpi mund të zbulojë faktorët gjenetikë që rrisin gjasat e zhvillimit të kancerit të prostatës, i cili pretendohet të jetë shkak i rreth 12,000 vdekjeve në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi përfshiu më shumë se 6,000 burra evropianë të moshës 55-69 vjeç dhe rezultatet paraprake tregojnë se testi i pështymës ka identifikuar më pak rezultate pozitive të rreme dhe ka…
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, të pasagjerëve falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndau pamje nga kulla e aerodromit, teksa shihen avionë të linjave të ndryshme. “Mbi 250 avionë ulen dhe ngrihen në ditë në Aeroportin e Rinasit”, tha Balluku. Ndërkohë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës dhe shtimin e numrit të vendqëndrimeve të avionëve. Investimet janë…
Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2023 rezulton të jetë rritur me 4.1%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 130,338. Sipas të dhënave të regjistrit të ndërmarrjeve, të publikuar së fundmi nga INSTAT, vitin e kaluar numëroheshin rreth 125 mijë ndërmarrje aktive në vend. Edhe pse numri në total vërehet me rritje, të dhënat tregojnë se numri i ndërmarrjve të reja të regjistruara në vitin 2023 ka qenë më i ulët se ne vitin 2022. Shifrat flasin për 13.636 ndërmarrje të regjistruara gjatë vitit 2023, nga 15,700 të regjistruara gjatë vitit 2022. Por cilat janë…
Banka Qendrore Europiane këtë javë është vendosur të ulë kostot e huamarrjes për zonën e euros për herë të parë që nga shtatori 2019. Kjo do të shënojë fundin zyrtar të ciklit rekord të ecjes së shpejtë që filloi pas pandemisë Covid-19 ndërsa inflacioni u rrit. Por vëmendja e investitorëve duket se tashmë ka kaluar në atë që do të ndodhë pas këtij shkurtimi të qershorit nga institucioni i Frankfurtit. Inflacioni i Eurozonës për muajin maj është pak më i lartë se sa pritej me inflacionin total në 2.6% dhe atë bazë në 2.9%. Edhe pse një tjetër ulje e…
Duke filluar nga data 20 qershor 2024 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023. Banka e Shqipërisë njofton se monedhat metalike do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga monedhat e mëparshme të së njëjtës prerje qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”. Nga data 20 qershor 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit…
Ministria e Financave pritet të ndërmarrë gjatë muajit qershor një sërë lehtësish sa i përket tatimit për të punësuarit. Siç është paralajmëruar më herët edhe nga Ministri i Financave pritet të rritur kufiri i pagave mbi të cilin nis aplikimi i fashës së taksimit 23%. Kjo do të bëjë që personat e kategorizuar si shtresa e mesme, me paga bruto më të larta se 200,000 lekë të kursejnë më shumë para nga taksimi. Aktualisht sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi në Janar të këtij viti, të ardhurat e tatueshme nga punësimi tatohen me normat…
Pabarazia është shfaqur si një shqetësim kryesor midis qytetarëve të BE-së. Sipas sondazhit të Eurobarometrit 2021, sigurimi i barazisë së mundësive u rendit si prioriteti kryesor për avancimin ekonomik dhe social të BE-së. Çështjet më urgjente për qytetarët janë mundësitë e barabarta dhe aksesi në tregun e punës; kushte të drejta pune; dhe akses në kujdes shëndetësor cilësor. Raporti Global i Pasurisë i Credit Suisse dhe UBS 2023 tregoi se pabarazia e pasurisë është e dukshme jo vetëm brenda vendeve, por edhe midis kombeve në të gjithë Europën. Zvicra dhe Luksemburgu kryesojnë renditjen, me pasurinë mesatare më të lartë për…
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë edhe këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 91.8 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 100.7 Lekë, duke mos lëvizur thuajse fare në ditët e para të kësaj jave. Franga zvicerane ka rikuperuar pikë këtë të mërkurë pasi është blerë sot me 102.6 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë krahasuar me një ditë më parë. Paundi britanik blihet sot me 117.1 lekë dhe shitet me 118 lekë duke humbur pikë nga dita e…
Punonjësit e sektorit të hoteleri – turizmit në Korçë prej disa vitesh preferojnë bregdetin ku punojnë si kamarierë banakierë ndihmëskuzhinierë apo shërbime të tjera duke krijuar një boshllëk shqetësues për bizneset në qytetin e Korçës. Oferta e bizneseve të bregdetit ka bërë që thuajse 50 % e bareve, restoranteve dhe hoteleve të Korçës të preken nga mungesa e fuqisë punëtore. Pagesat më të larta që ofrohen nga operatorët turistikë në bregdet janë arsyeja kryesore që tërheq punëtorët duke lënë në vështirësi bizneset në Korçë. Më shumë se 200 punonjës shërbimesh janë larguar nga Korça gjatë muajit të fundit, por kërkesat…
